Author: Semi

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, njëherësh profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se pas referendumit Maqedonia duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka deklaruar se në këto zgjedhje për herë të parë do të duhej të formohet një bllok pro-euroatlantik, në të cilin do të duhej të hynin të gjitha partitë e vogla, duke përfshirë edhe ato shqiptare që tani nuk janë pjesë e koalicionit qeverisës. Duke komentuar rezultatin e referendumit, Reka ka treguar se evident në këtë proces ishte ndikimi rus. Sipas tij, ky ndikim do…

Lexo më Shumë

Ish ministri i punëve të brendshme dhe kandidat për president i LSDM-së, Lubomir Ferçkovski në analizën e tij për referendumin ka thënë se kjo ishte një grackë e Gruevskit  në të cilën ramë të gjithë. “Të gjithë ramë në grackën e Gruevskit që çështja e Marrëveshjes me Greqinë të kalohet në referendum. Referendum për çështje të tilla nuk bëhen. Qytetarët nuk duan përgjegjësi të tilla”, ka thënë Fërçkovski. Ai gjithashtu ka ppohuar se votat e shqiptarëve të ciët nuk dolën të votojnë në referendum sigurisht që nuk janë të VMRO DPMNE-së. “VMRO DPMNE ose do të pranojë ndryshimet kushtetuese ose do…

Lexo më Shumë

Tani më jemi mësuar që ta shohim në Fiks Fare ish kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta por kësaj radhe së bashku me të doli edhe lideri i tij Ali Ahmeti. Kjo fal skandalit që këta të dy kishin bërë gjatë fushatë për refendum ku njëri thoshte me 30 dhjetor e tjetri me 30 qershor e në fakt asnjëri se kishin qëlluar, sepse referendumi ishte i paraparë të mbahet me 30 shtator. Batutat e udhëheqësve të Fiks Fares ishin të shumta ku thanë se njëri ka treguar datëlindjen e gruas, ndërsa tjetri datën kur ka dashur të bëhet synet.…

Lexo më Shumë

Naser Selmani Rezultatet e referendumit tregojnë se nëntoka politike e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së e ka minuar referendumin. Në këtë “lojë të pistë” mori pjesë edhe struktura e “naçallnikëve” në LSDM. Çka e bashkon këtë strukturë kriminelo-udbashe? Për identitetin mërziten aq sa mërziten për borën e vitit të kaluar. Atë e përdorin vetëm si folklor për idiotët. Ata bashkërisht luftojnë kundër vlerave evropiane. Ata e dinë se nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s, do të çarmatosen dhe do të humbin kontroll mbi procesin politik, kurse rrezikojnë edhe të përfundojnë në burg. Ata fshehurazi bëjnë tifo për Rusinë, jo sepse i duan…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Lartë Publike kërkon rritjen e dënimit për Boban Iliq në rastin e Almir Aliut. Përveç tij Prokuroria kërkon edhe rritjen e dënimit për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun. Organi i lartë i akuzës u pajtua me masën e dënimit për babain e Almirit, Sedat Aliun. Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkon rigjykim. Avokati Asmir Alispahiq shpreson se Gjykata e Apelit do të dalë me epilog pozitiv për këtë rast gjyqësor. “Unë si avokat i tyre kërkova anulimin e vendimit të shkallës së parë. Unë shpresoj dhe besoj se Gjykata e Apelit do ti marrë parasysh në mënyrë serioze…

Lexo më Shumë

Stenogramet “tepër të besueshme” dokumentojnë sesi Greqia dhe Maqedonia tentuan prej muajsh të gjejnë zgjidhje rreth kontestit të emrit. Gjithashtu vërehet edhe frika nga tentimi për të prishur marrëveshjen nga Rusia, e cila luajti një rol. Një protokoll që është zbuluar nga prestigjiozja gjermane “Frankfurter Allgeimeine Zeitung”, ndërsa në shqip ekskluzivisht ua sjell albinfo.ch. 30 shtatori ishte një datë historike për Maqedoninë, e cila nuk u shfrytëzua si duhet. Mbase në këto momente, shteti i Maqedonisë zyrtarisht do quheshte Republika e Maqedonisë Veriore dhe dyert për në NATO dhe BE do ishin të hapura. Megjithatë, kjo dështoi falë përllogaritjeve jo të…

Lexo më Shumë

Akreditimet një gjuhësore dhe jopraktike nga tani do të jenë leja e vetme e punonjësve të mediave për në Qeveri, nëpër ministri dhe nëpër institucione të tjera të pushtetit qendror. Të pyetur se pse këto dokumente legjitimuese nuk janë përkthyer në shqip për gazetarët dhe punonjësit shqiptarë të mediave shqiptare, nga Qeveria vetëm thanë se ky është një proces që do të ndryshojë dhe do të përmirësohet në vazhdimësi. Sa u takon akreditimeve, ky do të jetë proces që do të vazhdojë. Këto janë të reja por fillestare që do të thotë se që nesër do të fillojë proces për…

Lexo më Shumë

Gazetari i Alsat-M Adrian Kerimi, i revoltuar nga veprimi i Qverisë, e cila bexhet e akreditimit i ka shtypur vetëm në gjuhë maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, jashtë të gjitha rregullave ndërkombëtare të gazetrisë, ka grisur bexhin e akreditimit. Siç mund të shihet në fotografi, përveç të dhënave personale dhe të autoritetit, edhe mbishkrimi kryesor në vend se “PRESS” është shkruar “ПРЕС”. “Këtë nënçmim inteligjence bëjani vetes suaj. Një kartë të tillë identifikimi unë nuk e pranoj! Përderisa nuk respektoni gjuhën time amëtare dhe nuk respektoni rregullat ndërkombëtare që #PRESS shkruhet #PRESS e jo #ПРЕС, atëherë ju qofshin falë.…

Lexo më Shumë

Në debatin Dialog Plus në Rtv Dukagjini mysafir është deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili dhe analistët Fejzi Hajdari, Naser Selmani dhe Imer Mushkolaj. Deputeti i BDI-së, Ismaili ka thënë se nuk do ketë amnisiti për të dyshuarit per krime. Mirëpo këtë e ka demantuar analisti Naser Selmani, sipas të cilit Ali Ahmeti ka kërkuar amnistim të Nikolla Gruevskit edhe atë në takimin e fundit të liderëve, transmeton Gazeta Lajm. “Informacionet e mia flasin që në takimin e fundit të liderëve Ali Ahmeti prej fillimi deri në fund ka kërkuar amnistim të Gruevskit. Më pas Bujar Osmani është munduar ti japë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditës së sotshme ka qëndruar në qytetin e Kumanovës ku qytetarët i ka mirinformuar në lidhje me rendësin e  votimit me 30 shtator që njëherit është datë historike për Maqedoninë pasi si asnjëherë më parë  ky vend është afër për të hyrë në NATO. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se me 30 shtator votohet për stabilitet, votohet për paqe, votohet për siguri si parakusht themeltar për zhvillim dhe përparim ekonomik. “Nuk ka ekonomi nuk ka investime pa patur stabilitet të qëndrueshëm pa patur siguri. Me 30 shtator votohet për marrëdhënie ma të mira ndëretnike,…

Lexo më Shumë

Vota për në referendum është votë për fëmijët tanë. Ajo nuk është votë për Qeverinë dhe partitë në pushtet, por është votë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kështu është shprehur kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, në emisionin “Studio e hapur” ku tha se shpreson që pas 30 shtatorit dhe me hapjen e bisedimeve me BE-në do të fillojë edhe rikthimi i shqiptarëve në vendlindje. “Vota pro Referendumit më 30 shtator është votë pro fëmijëve të tyre, është votë pro stabilitetit dhe qetësisë në shtëpinë e tyre, është votë pro progresit dhe zhvillimit ekonomik dhe në një të ardhme, parandalimin…

Lexo më Shumë

https://youtu.be/CPfH6H-AOVo Fatmirësisht, të premten orën e parë, nxënësit shqiptar të gjimnazit “Koço Racin” kanë orë të gjuhës shqipe, ku e kanë profesoreshën Lindita. Ajo po e shënon orën, por pjesa tjetër në ditar do të mbetet e zbrazur. Edhe pse udhëtojnë 45 kilometra dhe zgjohen në 6 të mëngjesit, nxënësit e kësaj shkolle vijnë, mbajnë 1 ose eventualisht 2 orë dhe kthehen. “Jabollçishti është larg prej Velesit 45 kilometra… Edhe përsëri, vjen këtu e nuk e ke profesorin, nuk të jep vullnet që të mësosh më shumë radhën tjetër”, tha Sedat Murtezani, nxënës. “Nëse ka ndonjë profesor të lirë ne…

Lexo më Shumë