Author: Semi

Këshilltarët e koalicionit të kryesaur nga VMRO-DPMNE në Kriva Pallankë u larguan nga seanca e sotme e Këshillit të komunës në shenjë përkrahje, të siç thanë, ankimimeve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Seanca e pestë e Këshillit të komunës së Kriva Pallankës fillo sot në mesditë, ndërsa menjëherë pas miratimit të rendit të ditës shtatë këshilltarët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së u larguan nga seanca. Koordinatorti i grupit të këshilltarëve, Igor Todorovski, tha se ky akt tregon revoltë për politikat që po zbatohen në vend.

Lexo më Shumë

– Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski gjatë vizitës në Paris u takua me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi. Në takim u hapën çështjet lidhur me reformat në administratën publike në të cilat aktualisht punojnë të dy vendet. Në takimi u shkëmbyen përvoja, dhe u konkludua se edhe Maqedonia dhe Shqipëria kanë të njëjtin qëllim, e ai është një administratë kompetente që do të ofrojë shërbime efikase, të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe sektorin e biznesit, njoftoi Ministria e Shoqërisë Informatike. Është biseduar edhe për nevojën për rritje të transparencës në punën e administratës, që…

Lexo më Shumë

Deputetët e Besës nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e debatit për amendamentet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane. “Nuk do të marrim pjesë në punën e Komisionit sepse konsiderojmë se do të vazhdojë teatri dhe ne nuk e kemi ndërmend që të marrim pjesë në këtë teatër” tha deputeti Fadil Zendeli. Besa kërkon që të votohet për dy amendamentet e saj, i pari të ndryshojë emri i ligjit dhe të quhet Propozim ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa i dyti për përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Deputetët…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGM) nga janari i vitit të ardhshëm do t’i mbrojë të drejtat autoriale, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gazetar, fotoreporter apo kameraman me qëllim që puna e tij të paguhet dhe të mbrohet. Këtë në konferencën e sotme e porositi kryetarja e Sindikatës, Tamara Çausidis e cila theksoi se SPGM do të ofrojë ndihmë juridike për secilin që do t’u drejtohet, ndërsa do të ballafaqohet me shkeljen e të drejtave autoriale. “Marrja e fotografive apo teksteve autoriale si kolumna pa leje prej autorit është vepër e ndëshkueshme dhe SPGM do të ndalet…

Lexo më Shumë

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, të shoqëruar nga docenti Jusuf Zejneli dhe profesori Ylber Sela, realizuan një vizitë studimore – profesionale në institucionin më të lartë juridik-ligjdhënës, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Gjatë qëndrimit të tyre në Kuvendin e Maqedonisë, qëndron në kumtesën e UT-së, studentët u pritën në takim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili para studentëve foli mbi specifikat e organizimit, veprimtarisë dhe punës së tërësishme të parlamentit. Ai më tej i njoftoi studentët për procedurën ligjdhënëse, rastet e përdorimit të parimit të Badenterit, rolin e subjekteve politike dhe debatet mes tyre në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, ka reaguar ndaj nismës  për bojkot të procesit mësimor për shkak të ndotjes tejmasë të ajrit Sipas tij, bëhet fjalë për nismë të motivuar politikisht, duke e ndërlidhur këtë nismë me OBRM-PDUKM-në. “Mendimi im personal është se një pjesë e mirë e të ashtuquajturës nismë e qytetarëve është blef politik e politikës populiste të imët që e krijoi VMRO-DPMNE-ja në periudhën e kaluar, ndërsa pasojat e frikshme të së cilës i ndjejmë pikërisht tani. Informacionet e mia janë se ajo është e motivuar politikisht me qëllim që të diskreditohet edhe pushteti lokal dhe…

Lexo më Shumë

Patrulla policore: “Çfarë të bëjmë me të, ta sjellim në shtëpi, persona të këtillë në Shkup ka shumë” Shtëpi pa adresë, pa emër rruge, pa numër. Shtëpia më e ftohtë në qytet. Më e egra edhe në verë edhe në dimër. Edhe më e pasigurt për banorët e tij – shtëpia e të pastrehëve, shkruan SCOOP. Dhe janë shumë në numër. Vetëm në Shkup ka më shumë se 300 bashkëqytetarë tanë. Toka është dysheku i tyre, kurse qielli është mbulesa e tyre. Ata vuajnë nga uria, nga të ftohtit, nga etja. Edhe nga huliganët. Të maltretuar, të rrahur në mënyrë…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë ankesat e qytetarëve të Bashkisë së Shkupit për sulme nga qentë endacak, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kështu, XH.B (37) ka raportuar në SPB të Shkupit se është sulmuar nga katër qen endacak, njëri nga të cilët e ka kafshuar në pjesën e shpinës. Pasi që zonja është rrëzuar në tokë, qentë e kanë tërhequr zvarrë, por disa kalimtarë të rastit kanë arritur që të ndalojnë më të keqen./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ndërmeren reforma në shërbimet sekrete dhe shërbimet e sigurisë sipas prioriteteve të reja reformatore të parapara në Raportin e Pribes. Ku pajisjet të cilat deri tani i kishte në disponim Drejtoria e pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) “shpërngulet” prej aty dhe në të ardhmen me të do të disponojë Agjencia Operativo Teknike (AOT), Pajisjet këto përmes të cilave kyçet, mbikëqyret dhe shkyçet sinjali për përgjimin e komunikimeve, pajisjeje përmes të cilave mundësohet qasja e organeve deri te të dhënat e operatorëve celularë dhe i tërë koordinimi teknik për përcjellje të komunikimeve. Përveç kësaj, është përgatitur edhe një…

Lexo më Shumë

Maqedonia është vendi i parë dhe i vetëm në Ballkan që feston festa në numër të tepërt. Programi i ditëve që nuk do të punohet gjatë vitit 2018 është i ”pasur” me shumë befasi për ata që nuk e duan vendin e punës, shkruan Telegrafi Maqedoni. Festat për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, festa shtetërore janë: –Viti i ri do të nis me ditë jo-pune, pra 1 janari nuk punohet. -7 janari – Kërshëndellat, nuk do të punohet ditën e hënë (8 janar) -9 prilli – Pashkët -1 maj – Dita e punëtorëve -24 maj – ”Shën. Kirili dhe Metodij” -15 qershor – Ramazan Bajrami -2…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale është inicuar një nismë për të bojkotuar mësimin dhe për të protestuar në Bashkinë e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni. ”Me vetëdije dhe me përgjegjësi e bojkotoj mësimin e fëmijës tim”. Kjo është porposia kryesore e kësaj proteste. Në arsyetimin e këtij hapi janë marrë parasysh matjet e dy javëve të fundit të cilat kanë treguar ndotje tejmase të ajrit në Shkup. Me këtë veprim synohet t’u bëhet me dije organeve komunale që, sipas tyre, kanë dështuar në punën për të cilën marrin rroga. Revoltën do ta shprehin përbes bojkotit të mësimit prindërit bashkë me fëmijët më 20 dhjetor. Me…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Malinova-Iotova do të vizitojë sot Republikën e Maqedonisë. Në një intervistë të saj, Iotova ka deklaruar se gjithnjë e kanë mbështetur dhe garantuar Maqedoninë që të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ajo ka deklaruar se mbështet pozitën e Kishës Ortodokse Bullgare, duke shtuar se vizita e saj në Maqedoni ka karakter pune. Nënkryetarja bullgare do të takohet kryekuvendarin Talat Xhaferi dhe me figura tjera politike.

Lexo më Shumë