Disa persona të panjohur në moshë nga 15 deri 18 vjeç dje fizikisht kanë sulmuar një djalosh 15 vjeçar në autobusin e NPT-së me numër 65, i cili qarkullon nga Stajkovci deri te Qendra Transportuese – Shkup. Rastin në polici e ka paraqitur nëna e djaloshit me iniciale E.N. (36). Sipas saj, incidenti ka ndodhur në ora 13 e 20 minuta kur në fshatin Hasanbeg janë futur në autobus disa persona të panjohur, të cilët pasi janë ngjitur në katin e dytë të autobusit, fillimisht e kanë sulmuar fizikisht djalin e saj, e pastaj edhe shokët e tij, shkruan Gazeta…
Author: Semi
Policia dje ka marrë informacion për dhunim të një minorene 16-të vjeçare në stadiumin e qytetit në Vinicë. Në orët e paradites në Vinicë në stadiumin e qytetit U.Q (18) nga Vinica ka kryer vepër penale “përdhunim” mbi një minorene 16-të vjeçare, njoftoi policia. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SP-Koçan, Me urdhër të Prokurorit Publik, U.Q është privuar nga liria dhe mbajtur në SP-Vinicë. Pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi përkatëse.
Mund të shihet progres i caktuar në transparencën e Këshillit Gjyqësor, por sipas hulumtimeve tona, akoma është i pamjaftueshëm, siç e kërkojnë këtë dokumentet ndërkombëtare, deklaroi Margarita Caca Nikllovska, kryetare e Institutit për të Drejta të Njeriut. Raporti monitorues për transparencën, llogaridhënien dhe efektivitetin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për periudhën gusht – nëntor 2017 tregon se janë mbajtur 11 seanca, prej të cilave gjashtë të hapura dhe pesë të mbyllura për opinionin, ndërsa vendimet për zgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve nuk janë të disponueshme lehtë, ndërsa procesverbalet prej seancave nuk publikohen. Theksoi se ka shkarkim të rritur…
Gjatë kontrollit të policisë, në qendrën e fshatit Gradec të Gostivarit, dje është zbuluar një bastore e cila ka punuar ilegalisht, informojnë nga SPB Tetovë. Zëdhënësi Marjan Josifovski thotë se nëpunës policorë të SPB Tetovë-Stacioni policor Gostivar, dje rreth orës 14 kanë kryer kontroll në një bastore sportive, në të cilën ilegalisht janë organizuar lojëra të fatit dhe bixhoz. Në objekt është gjetur A.XH. (25) si i punësuar. “Në objektin pa firmë, janë gjetur dhe janë konfiskuar: nëntë televizorë, gjashtë poker aparate me 13 çelësa, tre kasa kompjuterike, dy monitorë, katër printerë, një tastaturë, katër buletinë, katër tiketa dhe të…
Zgjidhja për ajrin e ndotur në Shkup është rrјedha turke, që është gazifikimi i amvisërisë. Kjo është përgjigja e Ambasadës ruse në Shkup në pyetje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dje në rrjetin Twitter, ku edhe e pyeti: “Çfarë janë idetë tuaja për ajër më të pastër në Maqedoni” dhe paraqiti një foto nga Ambasada në të cilën shkruante se ndotja e ajrit në Shkup është aq e madhe sa mezi shihet ndërtesa . “Ne duam të ndihmojmë miqtë tanë nga ambasada e SHBA-së në kërkim të ideve për të zvogëluar ndotjen e ajrit nga “Rrjedha Turke “, shkroi…
E enjtja e ardhshme, 21 dhjetori është ditë jopune për qytetarët e përkatësisë së komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë. Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në pajtim me Ligjin për festa, 21 dhjetori është Dita e Mësimit në Gjuhën Turke.
Autorë të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e F.H (45) nga Gostivari dhe kanë marrë disa stoli ari me vlerë prej rreth tre mijë euro. Sipas SPB Tetovë, vjedhja ka ndodhur dje në një shtëpi në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, mes orës 11 e 30 minuta dhe orës 23 e 30 minuta. Policia punon në zbardhjen e tërësishme të rastit dhe për zbulimin e autorëve.
Seanca e Kuvendit në të cilën në rend dite ishte Propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2018 sot është zhvendosur për më 22 dhjetor. Në vend të saj, është caktuar vazhdimi i seancës së 22-të në të cilën duhet të emërohet prokurori publik, si dhe të shqyrtohen ligjet reformuese për gjyqësinë. Qeveria më 7 nëntor i propozoi Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Lubomir Joveski, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë. Në shpalljen që e publikoi Qeveria më 14 shtator, për prokuror publik shtetëror u paraqitën 23 kandidatë. Pas paraqitjes së kandidatëve, Këshilli i prokurorëve publikë, me…
Në takimin e 15-të ministror të shteteve nënshkruese të Kartës Energjetike që u mbajt në Prishtinë, ku mori pjesë edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, është vendosur vizioni për politikën për klimën dhe energjinë për periudhën pas vitit 2020. Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kjo është pjesëmarrja e parë e ministrave për Mjedis Jetësor dhe Hapësinor në takimin ministror të Bashkësisë energjetike, praktikë e cila do të vazhdojë edhe më tej. “Me rekomandimin për plane të integruara kombëtare energjetike dhe klimatike kontribut do të jepet në sigurimin e kornizës për balancimin e…
Kandidatët për kryetar të VMRO-DPMNE-së në procesin e grumbullimit të nënshkrimeve të mos shfrytëzojnë asnjë formë të presionit, frikësimit, kërcënimeve, shantazheve, mashtrimeve dhe befasive, bëri thirrje sot lideri i partisë Nikolla Gruevski përmes faqes së tij në Facebook. “Posaçërisht dëshiroj të theksoj se nëse cili do qoftë e keqpërdor emrin tim si kryetar afatgjatë të partisë, në kontekst të grumbullimit të nënshkrimeve për mbështetje dhe në kontekst të votimit, duhet të dihet se bëhet fjalë për prezantim dhe informim të rremë dhe nëse kjo është vendimtare gjatë sjelljes së vendimit për mbështetje, duhet të refuzohet dhënia e mbështetjes ose votës”,…
Policia sot në mëngjes ka kryer kontroll në shtëpitë e ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Kiril Bozhinovski dhe ish-ministres së Kulturës Elizabeta Kançevska, publikoi TV 24. Bozhinovski dhe Kançevska Milevska janë të dyshuar në lëndën e Prokurorisë Publike Speciale. Nga MPB-ja dhe PSP-ja tani për tani nuk konfirmohet informacioni.
Ambasada e Turqisë në Shkup njofton se me rastin e “3 Dhjetorit-ditës së të hendikepuarëve” me nismë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan, është marrë iniciativë për grumbullimin e mjeteve financiare për t’i siguruar Ertan Shaqirit një shtëpi banimi. Aksioni do të realizohet nëpërmjet ambasadores turke në Maqedoni, ndërsa në këtë aksion mund të kyçen të gjithë ata që duan të kontribuojnë, duke donuar para në llogarinë bankare që mund ta shihni në ekranin televiziv. ‘Amanetit të vëllezërve tanë në Maqedoni, vëllait tonë Ertan Shaqiri dhe familjes së tij, t’i blehet një shtëpi, sado që mund të jetë e pakët dhe…