Në fillimin e seancës së përbashkët të të dyja Qeverive, asaj të Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pohuar se Shqipëria është e interesuar që të krijon një fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet, njofton medial.mk “Kemi qenë thellë të brengosur për fatin e Maqedonisë e cila një kohë më herët ka kaluar një situatë të tensionuar, ku fati i sajë është vënë në një pikë pyetje të madhe. Por sot po shohim se Maqedonia me frymat e reja politike ka marrë shumë shpejtë rrugën euro-atlantike. Dhe gjatë këtij rrugëtimi të tensionuar…
Author: Semi
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se shtyrja e sotme e debatit për Buxhetin hap mundësinë që gjatë pesë ditëve të ardhshme opozita të mendohet më mirë dhe më 22 dhjetor të vijë në mënyrë të përbashkët të miratojnë Buxhetin e vitit 2018. Por, siç tha Tuntev, edhe nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk janë të pranishëm në atë seancë, ai do të miratohet. “E dini se për miratimin e Buxhetit ekzistojnë afate rigoroze. Tani në këtë fazë të debatit ka afat prej pesë ditësh. Ne duam që edhe opozita…
Me këtë njëkohësisht ka përfunduar edhe mundësia për ndryshimin e formës autentike të propozim ligjit, shprehet kryetari i Komisionit, Artan Grubi. “Debati mbi ligjin për gjuhën shqipe përfundoi në Komisioni amë mbrëmë vonë, 5 minuta, si dhe në Komisionin ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë para mesnate, me çka përfundoi leximi i dytë për këtë ligj kaq të rëndësishëm me të cilin rrumbullakohet Marrëveshja Paqësore e Ohrit pa asnjë ndryshim të vetëm nga forma autentike në të cilën është sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë”,- u shpreh kryetari i Komisionit për Çështje Europiane, Artan Grubi. Grubi shpreh keqardhje…
Pra, kush është Albini?! Pozita e deritashme e etiketonte dhe vazhdon ta bëjë këtë, me lloj-lloj emrash, jo vetëm për ta sharë para ndërkombëtarëve, por sidomos për ta lidhur emrin e tij me “refleks të Pavllovit”, ndërkohë që pasuesit e tij, e fetishizojnë atë deri në adhurim FADIL LEPAJA Një fjalë e re, që nga Kosova do të hyjë në fjalorin e shprehjeve politike, si instrument i politikës, ditëve të fundit filloi të pluskojë në sipërfaqen e “Viberit”, dhe krejt skenës politike kosovare. Jo se politika kosovare, edhe më herët nuk binte erë të keqe, por kësaj radhe theksi po…
Deputeti nga radhët e BDI-së, Xhevat Ademi, në seancën e sotme për zgjedhjen e Lubomir Joveskit për prokuror të ri publik, ka thumbuar kolegët e tij të BDI-së, që kanë votuar për Marko Zvërlevskin. Ademi tha se shpreson që do të jetë krenar që voton për Joveskin, sikurse që është krenar që nuk ka votuar për Marko Zvërlevskin, kur BDI ishte në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në, shkruan Fokus. Në këtë mënyrë, Ademi ua ka djegë “me spec” kolegëve të shumtë në BDI, të cilët kanë votuar Zvërlevskin, përcjell lajmpress.com. “Qëndrimet që i kishte Joveski si anëtar i Këshillit të prokurorëve…
Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave”, sektori për punë të brendshme në Ohër ngriti padi penale kundër S.N. (31) nga fshati Llopat i Kumanovës dhe A.M. (39) nga Kumanova. Të pandehurit, në fund të vitit të kaluar janë furnizuar me sasi më të madhe të drogës së llojit heroninë me ngjyrë kafe dhe në një shtëpi të marrë me qira në Ohër, kanë kryer ripaketimin e saj në sasi më të vogla në qese najloni. Ato pastaj ua kanë shitur disa narkomanëve në rajon.…
Këshilli drejtues i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik e ka tërhequr konkursin për trajnimin e 60 prokurorëve të rinj, konkurs i shpallur para një viti e gjysëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. Konkursi shfuqizohet për shkak se 1/3 e kandidatëve dyshohen për flasifikim, raporton Tv Telma. Gjithsej 41 kandidatë nga 120 prej tyre janë të përfshirë në skandalin e zbuluar nga ky televizion. Këshilli drejtues ka vlerësuar se për këtë arsye nuk ka mundësi ligjore që të vazhdohet me procedurat për pranimin e kandidatëve. Megjithatë, nuk jepen të dhëna nëse do të shpallet konkurs i ri, ose nëse do të ndryshohen…
Ekziston tendencë nga shtetet anëtare të BE-së për qasje të shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndërsa janë të hapura edhe mundësitë e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Pogradec. “Unë e di se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë e ndajnë vizionin e njejtë për një rajon me përparimtar dhe të ndërlidhur, të anëtarësuar në BE dhe NATO. Vetëm do ë kisha shtuar se ka domethënie të madhe për shtetin dhe qytetarët tonë përkrahja e Shqipërisë në këtë rrugë. Në…
Kompania Prekasturk Dooel Haraçinën e sheh si vendi më i përshtatshëm për të investuar. Kjo kompani ka filluar negociata me kryetarën e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi, me shresë e së shpejti në Haraçinë do të ndërtohet fabrikë për fasadë, në të cilën do të punësohet një numër i madhë i qytetarëve të Komunës së Haraçinës, shkruan Gazeta Lajm. “Prekasturk Dooel kanë mbi 20 vjet përvojë në qindra objekte dhe industrinë e ndërtimit në Turqi. Prekasturk dooel gjithashtu është kujdesur edhe për ndërtesat e Cevahir Sky City. Portofoli i Prekasturk është zgjeruar me ndërtimin e një ndërtese 43- katëshe me…
Pas shifrave alarmante të ndotjes së ajrit në Shkup, dy ambasadat, ajo e SHBA-së dhe Rusisë që gjenden në Shkup kanë shprehur shqetësimet e veta, për këtë çështje duke kërkuar edhe zgjidhjen e këtij problemi. Kurse i pari i Shkupit, Shilegov thotë se autoritetet po punojnë për uljen e ndotjes dhe do të ndërmerren disa hapa. “Ndotja e ajrit në Shkup ka qenë aq e dendur sot, saqë ishte e pamundur të shihet ambasada! Cilat janë idetë tuaja për ajër të pastër në Maqedoni?”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. Nga ana tjetër, ambasada Ruse i është përgjigjur asaj amerikane…
Husein Reka bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes BESA për Tetovën dorëzon mandatin e Këshilltarit Komunal të Tetovës Ky është spjegimi i tij në Facebook: Tentimi i fundit për të bërë zgjedhje jo legale të Kryesuesit të Këshillit Komunal të Tetovës është vetëm një vazhdimësi e stilit të sundimit të pushtetit lokal që e kemi parë edhe më herët. Thirja e seancës përsëri si me seancën konstitutive u bë brenda 24 orëve dhe kundër nenit 39 pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (afat të caktuar) duke dashur që shpejt e shpejt ta shfrytëzojn mosprezencën time dhe të tentojnë…
“Aleanca me Besë” është emërtimi që e ka bërë kryetari i Gostivarit Arben Taravari, fotografis ku është bashk me Isen Shabanin-kryetarin e komunës së Vrapçishtit, Albon Xhemailin-kryetarin e komunës së Bogovinës dhe Blerim Sejdiun-kryetarin e Komunës së Zhelinës, raporton portali “tetova1”. Këtë fotografi sigurisht se nuk do ta pëlqejn aktivistët dhe funksionarët e BDI-së sepse kjo në atë foto janë 4 personat që fituan ndaj kandidatëve të BDIsë në zgjedhjet lokale. /tetova1/

