Neokirurgu Venko Filipçe, i cili për momentin është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, konfirmuan për MIA-n burime qeveritare. Me këtë, pas pauzës dymujore, do të plotësohet vendi i zbrazët pas tërheqjes së Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët. Taravari e braktisi funksionin për shkak të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, në të cilat u zgjodh kryetar i komunës së Gostivarit. Pritet që Qeveria ra dorëzojë propozimin deri te Kuvendi së bashku me propozimet për vendet e tjera të zbrazëta për ministër pa resor dhe zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.
Author: Semi
Korrupsioni ekziston gjithandej por gjendja në Maqedoni është më alarmante. Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara tha se shteti duhet të marrë hapa të shpejta në luftën për parandalimin e korrupsionit. Kjo sipas saj, është një ndër arsyet që të rinjtë ikin nga vendi. Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmërinë e të gjithë antarëve të shoqërisë. Unë ju mbështes për mundin tuaj për të mbajtur veten dhe institucionet tuaja larg korrupsionit. Unë ju inkurajoj të merrni hapa konkret për theksimin e mbështetjes të ligjit për informatorët nëpër universitete për të motivuar profesorët, stafin dhe studentët për të raportuar korrupsionin – deklaroi Mikaela Shvajcar Blum, Zëvendës…
ryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, me kënaqësi Ju fton sot në ora 19:00, në sheshin Maqedonia te gjithë së bashku ta ndriçojmë bredhin e madh të Vitit të Ri dhe të ndjejmë gëzimin e festave. Ndriçimi i bredhit të Vitit të Ri do të shoqërohet nga zërat engjëllore të koreve të shkollave të mesme në Shkup, nën dirigjimin e Jasmina Beliçanec. Do të marrin pjesë këto shkolla: shkolla e mesme e mjekësisë “Dr. Pance Karagozov” , SHMQSH “Josip Broz – Tito” SHMQSH “Rade Jovçevski – Korçagin” SHMQSH “Orce Nikollov” SHMQSH “Nikolla Karev” SHMQSH “Maria Kiri Sklodovska” SHMQSH “Vasil…
Të dielën me 24 dhjetor, në Shkup do të mbahet gara tradicionale e Baba Dimrave, në të cilën qindra pjesëmarrës me kostume të Baba Dimrit do të vrapojnë në qendër të Shkupit. Gara pos karakterit garues ka edhe karakter argëtues, dhe në të janë të mirëseardhur të paraqiten qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Shtegu vrapues do të jetë 2 kilometra dhe mund të vrapojnë edhe fëmijë në shoqërim të prindërve. Paraqitja realizohet nëpërmjet ueb faqes prvdovrv.mk. Starti dhe finishi i garës është në Parkun e Gruas Luftëtare, ndërsa do të vrapohet kah ura e MPJ, rreth Vardarit deri te Ura…
Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski doli sot para gjykatës me akuzën për korrupsion lidhur me ndërtimin e një autostrade, përcjell Albeu.com. “Në mënyrë të qartë kemi të bëjmë me një gjykatë të njëanshme, me qëllimin e vetëm për të më dënuar sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Nikolla Gruevski, gjatë daljes nga gjykata. Procesi pritet të rinisë më 26 dhjetor. Nikolla Gruevski është i akuzuar për abuzime me pushtetin dhe për ushtrim të një influence në kundërshtim me ligjin duke ndërhyrë në një tender për ndërtimin e një autostrade që lidh perëndimin e Maqedonisë me Ohrin, një zonë e…
Është publikuar raporti më i ri i Indeksit për inovacion, ku ndër 127 shtete të botës përfshihet edhe Maqedonia. Për përpilimin e kësaj liste janë marrë parasysh disa kritere si stabiliteti politik, legjislacioni, klima e afarizmit, kapitali njerëzor, infrastruktura, sofistikaciteti i tregut, prodhimi kreativ dhe teknologjik, por edhe cilësia e arsimit. Vlerësimet janë bërë për secilin kriter dhe sipas vlerësimeve, Maqedonia është rradhitur e 61-ta nga 127 vendet e përfshira në Indeks.
Deri te DMDHP, në vitin 2016 janë parashtruar 359 ankesa dhe sërish më shumë për profile të rreme në Facebook (145) dhe për profile të hakuara (33). Nga raportimet vjetore të këtij institucioni për kërkesa dhe ankesa të parashtruara shihet se ka pasur edhe profile të rreme të krijuar nga fëmijët. Shkup 18 dhjetor- Edhe krahas paralajmërimeve dhe përpjekjeve shumëvjeçare për edukimin e qytetarëve për të pasur kujdes ku dhe si t’i lënë të dhënat e tyre personale, veçanërisht në internet, më të shumta janë ankesat për keqpërdorime të rrjeteve sociale, veçanërisht në Facebook për krijimin e profileve të rreme ose profileve të hakuar, shkruan…
Pas deklarimeve të gjykatësit të pensionuar Ahmet Zeko Yxhok (Ahmet Zeki Ücok) se “FETO-ja në Maqedoni ka njësit për atentate”, shikimet u kthyen në drejtim të shtetit ku organizata është më e fuqishme se gjetiu, gjegjësisht në shtetin e Maqedonisë. Rreth veprimtarisë së organizatës, patëm mundsinë të pyesim gazetarin Ajhan Demir (Ayhan Demir) i cili ka bërë hulumtime rreth strukturimit të kësaj organizate. Rreth kësaj organizate dhe strukturimit të saj në Maqedoni morëm përgjigje goditëse, shkruan “Sabah”, transmeton Almakos. NË MAQEDONI DISA PARTI POLITIKE E MBROJNË FETO-N Struktura FETO në Maqedoni vepron në shumë fusha edhe atë nga fusha e…
“Starleta e njohur shqiptare, Adelina Tahiri u bë nuse e VMRO-së”, shkruan portali në gjuhën maqedonase dokaz. Sipas këtij portali, Adelina Tahiri është martuar me avokatin më të pasur maqedonas, Serjozha Markov, i cili është vëlla i bashkëshortes së zëdhënësit të VMNRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski. “Zyra e Markovit përfitoi miliona e miliona euro duke përfaqësuar ndërmarrje në kohën e regjimit të Gruevskit”, shkruan dokaz.
Partitë politike në Maqedoni, më pak apo më shumë, përdorin fenë në fushatë parazgjedhore. Kështu mendojnë 54,4% e të anketuarve në temën ”Religjioni në fushatë politike – Përdorimi i fesë në fushatë parazgjedhore”. 30,1% e të pyeturve mendojnë ndryshe, pra që feja nuk përdoret aspak, ose përdoret shumë pak në fushatë parazgjedhore. Anketa është realizuar në muajin e kaluar në nivel vendor. 6,9% e të pyeturve mendojnë se përdorimi i fesë dhe simboleve fetare ndikon në përcaktimin e votës. Po kaq mendojnë se ndikimi është deri diku, ndërkaq 7,8% mendojnë se ndikimi është tepër i vogël. 73,5% janë deklaruar se…
Nëntë seanca për lëndë në Prokurorinë Speciale Publike janë caktuar këtë javë në Gjykatën Penale. Për sot dhe për të mërkurën janë caktuar seanca për lëndën “Dhunë në Qendër” në të cilën akuzohen 14 persona për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, faj për ngjarjet para Komunës Qendrës në qershor të vitit 2013, ka pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski. Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona të tjerë, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së,…
EJUP BERISHA Republika e Maqedonisë do të përtrihet në Republika e re e Maqedonisë Republika e Maqedonisë me gjitha gjasat do të riemerohet deri në mesin e vitit 2018.Ku edhe pritet që vendi të merr emër të ri e ndoshta edhe ftesë për anëtarësim në NATO. Sipas njohurive që i ka opinioni në vend Republikës së Maqedonisë tanimë i është propozuar jozyrtarisht emër Republika e epërme e Maqedonisë që është mirpritur nga elita politike Maqedonase por që nuk është pritur mirë nga elita politike greke.Maqedonisë me gjitha gjasat do ti propozohet emër tjetër i ri si psh Republika e re…