Klinika për traumatologji, Kirurgjia Ortopedike, Anesteziologjia, reanimacioni dhe kujdesi intensiv dhe Qendra Emergjente ka blerë një makinë për 2.16 milionë ose 35.000 euro. Sipas tenderit, të publikuar të premten, automjeti duhet të ketë pesë dyer, minimum 5 vende, dizel, funksionimi të paktën 1.950 centimetra kub. lir Hasani, drejtor i Klinikës për traumatologji, Kirurgjisë Ortopedike, Anesteziologjisë, reanimacion dhe kujdesit intensiv dhe Qendrës Emergjente, tha se autovetura është blerë për postin e drejtorit të klinikës, për shërbimet a atij posti . “Makina është duke u blerë për drejtorin, më saktësisht për mua. Ku planifikohet të realizohet vitin e ardhshëm dhe është miratuar…
Author: Semi
Maqedonia është e rradhitur në vendin e 16-të për vitin 2017 sa i përket lirisë së qasjes në informacione të karakterit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo u bë e ditur nga GJorgji Sllamkov, kryetar i Komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informacione të karakterit publik. Sipas tij, problemi më i madh është heshtja e administratës. Vetëm në vitin e kaluar 411 ankesa kanë qenë për heshtje të administratës, kurse këtë vit gjendja është ende më e keqë, pasi që numri është rritur në 530 ankesa. Çështje tjetër është edhe mosrealizimi i vendimit të Komisionit në…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së ka dy javë që kanë filluar të bojkotojnë punën e Kuvendit të Maqedonisë, duke mos marrë pjesë në debatet plenare dhe në diskutimet e Komisioneve Kuvendore. Partia opozitare maqedonase, bojkotin e saj e ka shtirë edhe në këshilla komunal, njofton Portalb.mk. Pas Këshillit Komunal në Gjorçe Petrov, Kumanovë dhe Manastir, sot anëtarët e Këshillit Komunal të VMRO-DPMNE-së kanë nisur të bojkotojnë edhe mbledhjet në Qytetin e Shkupit. Sikurse bojkoti në Kuvend, edhe ai komunal ka të njëjtën arsye, paraburgimet e pjesëtarëve të kësaj partie nga Gjykata Penale. VMRO-DPMNE-ja vazhdon të kërkojë lirimin e të paraburgosurve nga Gjykata Penale. “Ata janë…
Shoqatat ekologjike jane shprehur edhe një herë kundër koncesionimit për kërkime gjeologjike mbi burimet e lumit Matushnicë në malin e Kozhufit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Reagimi vjen pas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë për komunat e Gjevgjelisë dhe Kavadarit për mendim për dhënie të koncesioneve të reja. Komuna e Kavadarit ka pranuar një kërkesë për referendum për këtë çështje, por ende nuk është marrë një vendim nga ana e Këshillit komunal. Në këtë komunë tashmë ka dy koncesione për xeheroret Allshar dhe Dudica.
Prokuroria Speciale Publike sot ka hapur 7 lëndë, në mesin e të cilave është edhe rasti me emër të koduar “Transportuesi 2”, që është zgjerim i “Transportuesi”, njofton Portalb.mk. Kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve për transportin e nxënësve në vitet shkollore 2009-2010 dhe 2010-2011. Për rastin e parë në vitin 2009 deri në vitin 2010 janë të akuzuar ish kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili gjithashtu është edhe në lëndën “Transportuesi” për të cilën ka akuzë, sekretari i komunës dhe drejtori i tre shkollave fillore. Sipas dëshmive materiale të PSP-së, ata kanë siguruar mjete të kundërligjshme…
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, duke i komentuar ngjarjet e fundit në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, deklaroi se partia e tij Grekë të Pavarur, e cila është partnere më e vogël e koalicionit në Qeverinë e Greqisë, nuk do ta pranojë fjalën “Maqedoni” të qëndrojë në emrin e fqiut verior, publikoi botimi elektronik i “Kathimerini”. Kamenos dje gjatë vizitës në kampin ushtarak Dalipi në Selanik, ka thënë se mbeten në pozicionin të vërtetuar në vitin 1992 në takimin e liderëve partiakë nën patronazhin e presidentit të atëhershëm Konstantin Karamanlis se termi “Maqedoni” në emrin e shtetit fqinj nuk…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se është i nevojshëm një pajtim kombëtar për emrin, por elementet për ta ndërtuar këtë pajtim të përgjithshëm janë të paqarta. Sipas tij, po punohet shumë që të arrihet deri te ky pajtim, ku duhet të përfshihen qytetarët, faktori politik, institucionet, pra të gjithë. Dimitrov theksoi se referendumi për çështjen e emrit është një premtim i të gjitha partive të mëdhaja politike në vend. Deklarata e ministrit të Mbrojtjes greke, Panos Kammenos, cilësohet nga Dimitrov si deklaratë që nuk ndihmon zgjidhjen e çështjes së emrit, por ndihmon në largimin nga tejkalimi…
Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi hetim të ri për softuerin e SHA ELEM, për të cilin tashmë është ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, Dejan Boshkovski. Hetimi u hap me emrin “Tarifa 2”, transmeton Express. Siç tha sot prokurorja Fatime Fetai, në hetimin e ri të hapur e akuzon Boshkovskin se ka shkaktuar dëm financiar të kompanisë prej 218.000 euro, para që ia ka dhënë kompanisë çeke për softuerin i cili akoma nuk përdoret. Boshkovski edhe në këtë rast akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Firmës çeke i janë paguar 146.400 euro të pabaza për migrimin e…
Është shtyer gjykimi i sotëm kundër të akuzuarit Boban Iliq, informuan avokatët e të involvuarve në rast. Seanca e ardhshme në të cilën do të jepen fjalët përfundimtare është caktuar për më 10 janar të vitit të ardhshëm. Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Iliq se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë fëmijën katërvjeçar Almir Aliu, pas zënkës paraprake verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. I dyshuari, ngarkohet se e ka shkelur Almirin katërvjeçar në rrugën “Boris Kidriç”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë, përndryshe, babai i fëmijës, Sedat…
Ka përfunduar pres konferenca e Prokuroris Publike Speciale. Gjatë kësaj konference prokurorja Fatime Fethu njoftoi gaztarët për rastet e reja që ë tërësi janë 7-të dhe në to akuzohen: Ish deputet, ish ministra dhe ish funksionar të lartë, mes tjerash edhe kryetar partishë. Lëndët e hapura lidhen me keqpërdorime të detyrës dhe urdhërave zyrtar: Lënda e parë ”Stranski Slluzhbi” ku hetohen dy persona. Personat hetohen për periudhën tetor, 2014. Lënda e dytë ”Patarina” ku hetohet një ish-deputete për keqpërdorim detyre, harxhime rruge dhe dhënie të llogarive të falsifikuara si dëshmi. Lënda e tretë ”Rentgen” ku hetohet ish-ministri i atëhershëm i…
Përderisa pres konferenca e Prokurorisë Speciale po vazhdon, mësohet se PSP sot do të hapë 7 raste të reja në të cilin akuzohen 17 persona, në mesin e të cilëve ish deputet dhe ish ministra. “Sot njoftojmë për hapjen e 7-të raste të reja ku akuzohen 17 persona që akuzohen për keqpërdorime të detyrës dhe urdhrave zyrtarë”, tha Janeva Rasti “Путарина”, ish deputete e kuvendit të R.M-së dyshohet të ketë bërë mashtrime fiskale dhe ka arritur të përfitoj afro 100 mijë euro, të cilët e njejta pohonte që po i shfrytëzon për udhëtime zyrtare dhe ekzistojnë dyshime që në të…
Në qendër të Shkupit në mëngjes është parë një statujë e improvizuar në formë të troftës së Ohrit, në shenjë proteste për mungesë të kujdesit nga shteti për të ruajtur këtë lloj peshku nga zhdukja, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga fotografi të sigururara nga Makfax shihet se si nën troftën shkruan ”Trofta e Ohrit është duke u zhdukur para syve tanë”. Vendi i njejtë edhe më herët është përdorur për të protestuar në mënyra të ndryshme. Para disa muajve në të njejtin vend ishte edhe një buk, si shenjë proteste kundër varfërisë së qytetarëve.