Është shtyer gjykimi i sotëm kundër të akuzuarit Boban Iliq, informuan avokatët e të involvuarve në rast. Seanca e ardhshme në të cilën do të jepen fjalët përfundimtare është caktuar për më 10 janar të vitit të ardhshëm. Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Iliq se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë fëmijën katërvjeçar Almir Aliu, pas zënkës paraprake verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. I dyshuari, ngarkohet se e ka shkelur Almirin katërvjeçar në rrugën “Boris Kidriç”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë, përndryshe, babai i fëmijës, Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, është parashtruar aktakuzë për vepër të kryer penale “dhunë”.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
- Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
- FSSH: Nga nesër ilaçi Myfortic pa pagesë – janë përfunduar të gjitha procedurat për pacientët me organe të transplantuara
- Ali Ahmeti: Në Arau të Zvicrës u vendos që të gjitha njësitet të vepronin nën një mekanizëm – UÇK-në
- Halili: Gligorovin s’e votuam as ne, e as VMRO-ja. LSDM-ja historikisht ka ndjekur politikë pro-serbe
- Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve
- Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët! Nuk ka arsye për të eksperimentuar
- Janevska: Tekstet shkollore janë shpërndarë, nxënësit do t’i kenë në fillim të vitit të ri shkollor


