Ekspertët thonë se kryeministri shqiptar Edi Rama me plotë të drejtë dëshiron dhe synon të ndërmerr një hap të tillë sepse kjo dukuri është duke na e gërryer dheun nën këmbë. Sipas tyre, bastoret dhe kazinot janë një dukuri tejet e keqe për shoqërinë tonë dhe shndërrohet në varshmëri, që personave të varur u vjen si ushqim ditor. Opinionistë dhe ekspertët shqiptarë në Shkup kërkojnë që edhe Maqedonia të përcjell shembullin e kryeministrit shqiptar Edi rama dhe të ju shpallë “luftë” bastoreve e kazinove. Sociologu Ali Pajaziti dhe Psikoterapisti Migjen Amzai thonë se me mbylljen e bastoreve dhe kazinove ndërtohet…
Author: Semi
Siç afrohen muajt dimëror, zmadhohet edhe prania e grimcave PM10 në ajër. Megjithatë, ditëve të kaluara qytetarët nuk mund të informohen për cilësinë e ajrit, sepse stacionet matëse në Lisiçe, Gazi Babë, Aerodrom, Mrshevci, Lazaropole, Veles dhe Manastir janë jashtë funksionit. Pikërisht këto vende viteve të kaluara janë më të ndoturat gjatë periudhës së dimrit. Tv21 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se pse pikërisht në këto vende stacionet matëse janë nga funksione. Por, nga atje thonë se përgjigje për këtë çështje do te ketë pas tri ditëve. Reaguan edhe shoqatat ekologjike, nga koalicioni qytetar…
Tani jam optimist. Më herët isha optimist i matur, por tani besoj se me votimin në Parlament, ku u mblodhën votat e mjaftueshme të fillohet me ndryshmin e Kushtetutës, u tregua një vullnet i fuqishëm ky proces të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, që pastaj do t’i mundësojë palës greke ta përfundojë punën e saj, t’i përmbush obligimet e saja. Besoj se tani është e nevojshmen me gjithë energjinë të vazhdohet me këtë proces dhe thjeshtë punët të shkojnë deri në fund, deri në atë shkallë që do t’i mundësojë Maqedonisë të inkuadrohet në NATO dhe do t’i…
Dymbëdhjetë pjesëtarë të ARM-së në nëntor duhet të shkojnë në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan, ndërsa mandati do t’ju përfundojë pas gjashtë muajsh, në maj, ndërsa në misionin “Altea” në BeH, nga Maqedonia do të marrë pjesë një pjesëtar, oficer shtabi, gjithashtu me mandat prej gjashtë muajsh. Komisioni kuvendor i Mbrojtjes dhe Sigurisë i kaloi sot Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje e vendosur”,në Republikën Islamike të Afganistanit dhe Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të BE-së “Altea” në Bosnjë e…
Zëvendës ministri i Ekonomisë Kire Naumov, si bashkë-kryetar i Komitetit të Përbashkët nga ana e Maqedonisë dhe kolegu i tij sllovak Rastislav Çovanec, sot në Bratislavë e nënshkruan Protokollin nga Seanca e dytë i cili i përmban rezultatet nga bisedimet dyditore të frytshme dhe konstruktive të anëtarëve të Komisionit, me qëllim për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik në më shumë sfera midis dy vendeve. “Përvoja juaj në projekte të realizuara reale në nivel evropian e nxiti nevojën për të iniciuar lidhjen e një Memorandumi bilateral për bashkëpunim në sferën e turizmit, me qëllim që të kontribuojmë për rritje në shkëmbimin turistik, tërheqjen…
Zjarri në afërsi të deponisë së qytetit në Veles ku zjarri, ku zjarri kapi bar dhe shkurre të thata, është lokalizuar sonte në orën 19:00, ndërsa zjarrfikësit nga Njësia territoriale kundër zjarrit ende po punojnë për ta shuar atë tërësisht. Zjarri shpërtheu rreth orës 15:30, ndërsa ne teren ishin dërguar dy automjete për shuarjen e zjarrit me shtatë zjarrfikës të cilët për shkak të erës së fuqishme, tri orë e gjysmë bënin përpjekje për ta shuar zjarrin.
Pengu anti-perëndimor Hristijan Mickoski para publikut duhet të përgjigjet se si kompanitë ku ai ka pjesëmarrje, nga Qeveria e Nikolla Gruevskit kanë marrë pëlqim për ndërtimin e hidrocentraleve dhe marrje me qira të tokave për hidrocentrale të vogla? A i ka ndihmuar pengut anti-perëndimor Mickoskit ajo që ka qenë këshilltarë për energjetikë i bartësit të krimit të Nikolla Gruevski. Të nderuar, dukshëm ka arsye për çka Mickoski me përkushtim i ndjek politikat humbëse, kriminele të mentorit të tij Gruevski, ndërsa përmes të cilave ju sjell dëme interesave shtetërore dhe kombëtare. Mickoski dukshëm është pjesë e krimit të Gruevskit dhe për atë…
Nëse vendosim bashkëpunim më të mirë mes vendeve të rajonit, do të bashkëpunojmë më mirë edhe me BE-në. BE është formuar në baza ekonomike, ndërsa themelues të saj kanë qenë shtete që më parë kanë luftuar mes veti. Duke mësuar nga ky shembull, kur historia është vendosur në prapavijë për shkak të interesave të përbashkëta të vendit dhe qytetarët e saj, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në të ardhmen dhe të punojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të vet, ka porositur zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në Budvë ku merr pjesë në konferencën “Ballkani dhe BE-…
Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri ka akuzuar kreun e VMRO-së se po bllokon të ardhmen e vendit, dhe për këtë SHBA ka deklaruar se është e zhgënjyer nga ajo, shkruan Fakte. Ai ka thënë se kjo udhëheqësi është edhe më e keqe se Gruevski e Mijallkov. ”VMRO ka deputetë të mrekullueshëm, por udhëheqësia e saj nuk bën” – ka deklaruar mes tjerash Zekiri. Ushëheqësja e emisionit Snezhana Llupevska ka akuzuar LSDM-në se nuk ka arritur marrëveshje paraprake në Maqedoni, pasi siç shihet, në këto ditë para votimit, lëshohen deputetë opozitarë nga burgu dhe kërkohet takim me Mickovskin./
Sekretari i VMRO DPMNE-së Janushev në debatin e sotshëm ka deklaruar se është i bindur se deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie nuk do të votojnë “Për” ndryshimet kushtetuese, shkruan Fakte. Nga ana tjetër, nënkryetari i LSDM-së Zekiri nuk ka treguar sa vota ka siguruar mazhoranca për të ndryshuar aktin më lartë juridik në vend: ”Pasnesër do të shihni sa vota kemi dhe nëse i kemi siguruar 2/3 e votave”- ka thënë Zekiri, i cili në ditët e kaluara ka shpalosur numrin e 82 votave të siguruara për votimin e të premtes.
Identike si paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski, edhe Hristijan Mickovski e turpëroi Maqedoninë në sytë e botës demokratike, grindet me miqtë më të mëdhenj strategjikë të vendit, thuhet në kumtesën e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM). “A i pengon Mickoskit mbështetja e botës demokratike, mbështetja e SHBA-së për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në BE dhe NATO?”, pyesin nga partia. Gjithnjë e më e dukshme është se Mickoski ka problem me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO!. Kot arsyetohet përmes letrave se gjoja është për NATO dhe BE, potencojnë se, ka pasur mundësi që Mickoski këtë ta tregojë para…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përmes një letre drejtuar kryeministrit, Zoran Zaev, ka shprehur mbështetje për Qeverinë e Maqedonisë, duke vlerësuar se tani është momenti kur duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Merkel thekson se Marrëveshja e Prespës ofron mundësi historike për Maqedoninë dhe forcon marrëdhëniet fqinjësore. “Më 30 shtator shumica dërmuese prej mbi 90 për qind e atyre që morën pjesë në referendum votuan “PËR” marrëveshjen me Greqinë. Marrëveshja ofron mundësi historike dhe forcon marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjithashtu largon pengesën kyçe për afrimin e vendit në BE dhe NATO. Tani është momenti të merren…