Sot në Shkup është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë për bashkëpunim financiar ndërmjet dy shteteve. Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet ministrit të Financave, Dragat Tevdovski, si edhe ambasadorit gjerman në Shkup, Thomas Gerberich, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga Kryeministria bëjnë të ditur se marrëveshja mbulon dy projekte kyçe: programin për ujitje të luginës jugore të Vardarit – faza 2, si edhe programi për ujësjellës dhe kanalizim-faza 2. Mjetet në vlerë prej 9 milionë euro janë të pakthyeshme. Përndryshe, deri tani Gjermania ka dhënë 320 milionë euro mbështetje në projekte për Maqedoninë./Telegrafi/
Author: Semi
Ministria e Infrastrukturës së Kosovës bën të ditur se të premten do të inaugurohen edhe 14.5 kilometra të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin, transmeton Koha.net. Ky segment i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit komunikon me qasjen në qendrën turistike të Brezovicës. Hapja e segmentit të kësaj autostrade, Babush-Bibaj të Ferizajt, do të bëhet të premten, më 22 dhjetor, në ora 11:00. Është paralajmëruar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë të vendit, ndërsa prerjen e shiritit do ta bëjë sportistja më e njohur në botë nga Kosova, Majlinda Kelmendi.
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, dhe përfaqësues tjerë të partis, takoi ambasadorin e Mbretërisë të Holandës, Wouter Plomp. Siç njoftojnë nga kjo parti, në takim u diskutua për aktualitetin politik në vend dhe për periudhën me rëndësi për vendin në të ardhmen drejt integrimit në NATO dhe BE. Kryetari Kasami ripërsëriti mbështetjen e proceseve reformuese në vend dhe rolin konstruktiv të Lëvizjes Besa edhe në të ardhmen përmes grupit parlamentar.
Venko Filipçe është kandidati i ri për ministër të shëndetësisë, ndërsa priten edhe propozimet e partnerëve tjerë të koalicionit në Qeveri për vendet tjera të zbrazëta, tha sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski. Boshnjakovski tha se së shpejti do të plotësohet kabineti qeveritar./Gazeta Express/.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar se VMRO-DPMNE-ja do të protestoj çdo ditë në vendkalimet kufitare të Maqedonisë. Bllokadat do të ndodhin më 20 dhjetor, nga ora 16:00 e deri në ora 18:00 në Bogorodicë, vendkalimi kufitar me Greqinë, pastaj më 21 dhjetor, nga ora 17:00 e deri në ora 18:00, në vendkalimin kufitar Qafëthanë me Shqipërinë. Më 22 dhjetor, VMRO-DPMNE-ja do ta bllokoj vendkalimin kufitar ”Deve Bair”, nga ora 17:00 e deri në ora 18:00, ndërkaq më 24 dhjetor do të protestohet përsëri në Bogorodicë, nga ora 16:00 e deri në ora 18:00.
“Sulmi ndaj policisë, do të thotë sulm ndaj Republikës së Maqedonisë. Institucionet patjetër që të funksionojnë dhe e kundërta, nëse zyrtari policor e shkel ligjin edhe ai duhet që të mbajë përgjegjësi”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me incidentin e djeshëm në pikën kufitare Tabanoc, në të cilën u lëndua një polic gjatë protestave të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk. “E përkrah të drejtën e protestës, por e dënoj çdo sulm ndaj policisë, pasi që ai është sulm ndaj Republikës së Maqedonisë. Askush nuk ka të drejtë askënd që të protestojë në Republikën e Maqedonisë, por ajo duhet…
Sot para Gjykatës Kushtetuese ka qenë në shqyrtim kërkesa e disa qytetarëve që mos paguajnë ngrohje nëse ngrohtorja nuk punon. Të njejtën kërkesë Gjykata Kushtetuese e ka hudhur poshtë si të pabazë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për 12 mijë familje në Shkup që janë të shkyçur nga sistemi i ngrohtores së qytetit, të cilët në mungesë të ngrohjes nuk kanë paguar fatura. Tani, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese qytetarët do të paguajnë fatura të unifikuara apo të përllogaritura.
Qyteti i Shkupit prej dje ka ndaluar që kompanitë të dorëzojë mallin me maune në qendrën e qytetit për një periudhë të caktuar brenda ditës. Autoritetet e qytetit bëjnë me dije se dorëzimi i mallrave do të ndalohet nga ora 7:30 e mëngjesit deri më në mbrëmje në orën 18:00, kurse të njëjtin shërbim qytetarët, afaristët mund të bëjnë nga 18:00 gjerë më 7:30. Ky vendim dje është miratuar në Këshillin e qytetit të Shkupit në kuadër të masave të shtuara kundër ndotjes së ajrit dhe do të zgjasë katër muaj, nga dhjetori e deri më 31 mars të viti…
Ish kryetari i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, si ekspert me propozim të avokatëve të Goran Grujoskit dhe Nikolla Boshkovskit, sot është dëgjuar si dëshmitar në Gjykatën e Selanikut. Gjatë ditës pritet që Gjykata të miratojë vendim të shkallës së parë me kërkesë të autoriteteve të Maqedonisë për ekstradimin e dy agjentëve, njofton Portalb.mk. Dashtevski, në opinion njihet si person i afërt me partinë VMRO-DPMNE, i cili vazhdimisht nëpër mediat e afërta me opozitën e tanishme, thirret si analist për t’i mbrojtur interesat e Nikolla Gruevskit. “Sot ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve. U dëgjua Dashtevski, i cili nga ana e Gjykatës…
Një person ka humbur jetën në një nga gjithsej 12 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në njërin aksident janë lënduar rëndë dy persona, ndërsa në pesë me lëndime më të lehta kanë kaluar pesë persona. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të…
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i shoqëruar nga anëtari i kryesisë qëndrore dhe drejtor i departamentit për punë të jashtme Kastriot Rexhepi takoi ambasadorin e Mbretërisë të Holandës z.Vouter Plomp. Në takim u diskutua për aktualitetin politik në vend dhe për periudhën me rëndësi për vendin në të ardhmen drejt integrimit në NATO dhe BE. Kryetari Kasami ripërsëriti mbështetjen e proceseve reformuese në vend dhe rolin konstruktiv të Lëvizjes Besa edhe në të ardhmen përmes grupit parlamentar. Në takim u informua edhe për aktivitetet përgatitorë për kongresin e Lëvizjes Besa që do të mbahet në Shkurt në vitin 2018.…
Në konferencën e përbashkët për shtyp kryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe si i Shqipërisë deklaruan se ardhmja e dy vendeve është brenda strukturave euro-atlantike. Gjatë takimit dy homologët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe realizimin e shumë projekteve të përbashkëta. “Ramë dakord të mbështesim projektet për ndërtimin e linjës ndërlidhëse 4 mijë kilovoltsh mes Shqipërisë e Maqedonisë, apo zbatimin e projekteve madhore për zgjatimin e rrugës së Arbrit në segmentin Bllatë-Shkup dhe atë të Korridorit të 8, Durrës-Elbasan-Shkup. Vlerësuam përpjekjet e bëra nga pala maqedonase për ndërtimin e hekurudhës dhe zgjatimin e saj për të lidhur…