Sot duhet të merret vendimi përfundimtar nëse do të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i OBRM-PDUKM-së, i cili është paralajmëruar për këtë fundjavë në Vallandovë. Mbrëmë në Komitetin Ekzekutiv iniciatorët e kërkesës për shtyrjen e kongresit paraqitën arsyet e tyre pse nuk duhet të mbahet kongresi dhe pse nuk duhet të zgjedhet kryetari i ri i partisë në mënyrë jodemokratike. Lideri në ikje Nikolla Gruevski mendon se vendimi për mbajtjen e kongresit është sjellur nëzëri dhe se ai duhet të mbahet. Që të shtyhet mbajtja e kongresit duhet të votojnë dy të tretat e anëtarëve të Komitetit Qendror të partisë.
Author: Semi
Me këtë rast, i pranishëm do të jetë edhe Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraku, përfaqësuesja e tanishme e UNDP-së, Luisa Winton, si edhe kryekomunari Erkan Arifi. Projekti përfshin një rregullim të shtratit të lumit në një gjatësi prej 400 metër, si masë për mbrojtje nga përmbytjet.
Sot pritet që të takohen lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me liderin e LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev, në lidhje me çështjen e plotësimit të vendeve të zbrazëta ministrore. Qeveria zyrtarisht njoftoi se Ministrinë me të cilën ka udhëhequr Aleanca për Shqiptarët, gjegjësisht, Arben Taravari i cili u largua nga posti për shkak se u bë kryetar i Gostivarit, do ta marrë kandidati i LSDM-së , Venko Filipçe. Ajo çfarë pritet të diskutohet në takimin mes Selës dhe Zaevit, janë opsionet se si të “shpaguhet” Aleanca për Shqiptarët për Ministrinë e Shëndetësisë. Ndonëse Qeveria zyrtarisht njoftoi se Selës…
Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë sot në orën 17 e 28 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vera. Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 57 minuta ndërsa do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 8 minuta. Dimri do të zgjatë 89 ditë, deri më 20 mars të vitit 2018 në orën 17 e 15 minuta kur në hemisferën veriore…
Dy persona janë lënduar më lehtë në dy prej gjithsej shtatë aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi automjeteve në zonën e udhëkryqit dhe shtatë shoferë për rreshtim të gabuar. Nga trafiku janë përjashtuar shtatë shoferë para se të marrin leje për të drejtuar automjetin dhe shtatë automjete të paregjistruara. Janë…
Me moton “Të gjithë jemi pjesë e rrëfimit të njëjtë turistik” sot në Shkup do të mbahet Bursa e dytë turistike e Maqedonisë që e organizon Asociacioni nacional për turizëm. Bursa e dytë turistike e Maqedonisë duhet të mundësojë kontakt të drejtpërdrejtë me agjencitë që punojnë me turizmin në Maqedoni, ndërsa në ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të hoteleve, restoranteve, kantinave të verës, guidave turistike dhe malore dhe transportuesve.
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për sot është caktuar seancë për lëndën e PSP “Toplik” në të cilin dyshohen gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski për shitjen e tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit. Në këtë rast i dyshuari i parë, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike, të cilës i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar Qyteti i diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i…
Propozim ligji për amnisti pritet të “gëzojë” afro 3,500 persona nga vuajtja e dënimit me burg. TV21 ka parë draft-ligjin i cili pritet të paraqitet sot para deputetëve për shqyrtim. Sipas dokumentit, ligji ka 7 nene, ndërsa në Nenin 2 thuhet se personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, me 6 muaj burg, lirohen menjëherë nga burgu, në ditën kur hyn në fuqi ky ligj. Të dhënat paraprake, flasin se aktualisht mund të jenë 670 të burgosur, që vuajnë burg me më pak se 6 muaj heqje lirie. Neni 2, po ashtu sqaron se personave që janë dënuar me më…
Kryeministri Zoran Zaev po përballet me presion të dyanshëm lidhur me vazhdimin ose me mos vazhdimin e koalicionit me Aleancën për Shqiptarët. Burime partiake thonë se VMRO përmes instalimeve të veta në BDI po bën presion që koalicioni të ndërpritet, kurse ndërkombëtarët kërkojnë të kundërtën. Ndryshe Zijadin Sela dhe Zoran Zaev nesër do të takohen për t’i dhënë fund amullisë rreth qëndrimit ose jo të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Edhe pse nuk bëhet i ditur vendi se ku do të takohen Sela dhe Zaev, burime nga Aleanca për Shqiptarët por edhe nga socialdemokratët thonë se takimi është parashikuar në…
Një herë dhe përgjithmonë duhet ndarë interesi politik nga ekonomia, qeveria duhet të mos jetë punëdhënësi më i madh, por motori i ekonomisë vendase të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe të ketë trajtim të barabartë të të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në vend. Vetëm në këtë mënyrë ekonomia e brendshme mund të ecë përpara dhe të sigurojë rritje. Këto mesazhe u dërguan sot nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Kryetari i AShAM-it, Taki Fiti, potencon se ndarja e bizneseve në vend dëmton klimën e biznesit. “Ajo që është paraparë për këtë vit, rritje prej…
Në hapësirat për parkim para Kopshtit Zoologjik në Shkup, sot u promovua një nga më shumë mbushësit për automjete elektrike në Shkup. Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në mes EVN Maqedoni, Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike ‘Parkingu i Qytetit’. Të pranishëm ishin kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Stefan Peter dhe përfaqësues të tjerë dhe mysafirë. “Trafiku është një nga burimet e ndotjes dhe për këtë arsye përmirësimi në këtë segment është shumë i rëndësishëm për qytetarët. Mbështetja e EVN Maqedoni ka rëndësi të madhe sepse dërgon një…
Ka ndërruar jetë personi i cili para një ore u qëllua me disa plumba nga një veturë në lëvizje në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair. Menjëherë pas vrasjes, Burim Idrizi. 24 vjeç, është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Nuk dihet se sa persona kanë qëlluar në drejtim të Idrizit, por se kanë gjuajtur nga një automjet në lëvizje e tipit Yugo. Motivet e sulmit nuk dihen ende, në vendngjarje kanë arritur ekipet e policisë dhe prokurorisë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. (INA)

