Author: Semi

Ministria e Drejtësisë sot informoi se raporti për kontrollin e kryer mbi funksionalitetin e sistemit informatik dhe mbikëqyrjen mbi zbatimin e normave të Rregullores gjyqësore në gjykata, është dorëzuar deri te institucionet përkatëse për veprim të mëtutjeshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Përkujtojmë se raporti ka të bëjë me kontrollin e kryer në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup, Gjykatën e Apelit në Shkup dhe Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, nga ana e grupit të punës të formuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa në bazë të kompetencave të parapara në Ligjin për gjykatat dhe Rregulloren gjyqësore. Gjithashtu përkujtojmë se në këtë…

Lexo më Shumë

Branko Manojlovski ose ndryshe xha Branko – shqiptari ortodoks, që njihet për aktivitet e tij në misionin e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Ka pranuar që të jetë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sepse ka ide, është vetvetja, e do drejtësinë. Manojlovski zgjodhi të jetë në rradhët e partisë të BDI-së, e para sepse e kanë kërkuar vetë njerëzit e partisë, por edhe sepse pëlqen ideologjinë e kreut të kësaj partie. Ai ka mbrojtur të drejtat e LGBT-së, ku thotë që mban qëndrimin e vet edhpse nuk është pritur mirë nga partia e tij. Por, shton se mentaliteti i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë realizoi takim me Presidentin e Shqipërisë, llir Meta. Të dy bashkëbiseduesit ishin të njëzëshëm në lidhje me vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme edhe në të ardhmen, me atë që ato do të përforcohen dhe do të thellohen ndërmjet pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor në vendet. Presidenti i Shqipërisë, Meta tha se bashkëpunimi i tillë duhet të përfshijë bashkëpunimin ndërkufitar, bashkëpunimin në nivel të komunave, si edhe bashkëpunimin ekonomik në tërësi. “Republika e Shqipërisë e cila është anëtare e NATO-s, është përkrahëse e fuqishme e…

Lexo më Shumë

Gati se dy muaj edukatoret e çerdheve “Fidani” dhe “Borëbardha”, nuk kanë marrë rroga. Nëse edukatoret nuk i marrin rrogat deri fund të javës, atëherë  ato planifikojnë të bojkotojnë mësimin duke filluar nga e hëna e ardhshme, thonë disa burime të Almakos-it. “Kanë ngelur pa rroga, janë të vendosur që nga e hëna të mos mbajnë mësim, thonë se nuk do i pranojnë fëmijët në Çerdhe, nëse nuk marrin roga gjer të premten. Edhe përkundër presioneve të shumta ata janë të vendosur të bëjnë një gjë të tillë”- thotë për Almakos një qytetar i cili kërkoi të mbetet anonim. Nga…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së nesërme, pritet që të arrijnë insulina të cilat janë dhuruar nga Novo Nordisk dhe me to, Ministria e Shëndetësisë duhet të mbulojë nevojat vetëm për gjysmën e këtij muaji. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar një marrëveshje për blerje të insulinës në katër sy, megjithëse tenderi është i vlefshëm deri në vitin e ardhshëm Donacioni i insulinave nga Novo Nordisk për këtë gjysmë mujor do ta mbuloj krizën e cila po mbizotëron në vendin tonë nga fillimi i muajit. Donacioni kap vlerën e mbi 150.000 eurove kurse insulinat nga dita e nesërme duhet të jenë…

Lexo më Shumë

Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha ishte bashkëshortja e sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe ish drejtoresha e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së. Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi, shkruan…

Lexo më Shumë

Skandali i përgjimeve në Maqedoni ishte i madh kurse jehona e lajmeve u ndëgjua në gjithë botën. Tanimë institucionet e Maqedonisë thonë se qytetarët dhe zyrtarët nuk përgjohen por një dilemë e tillë mbetet në vetëdijen e të gjithëve, a na dëgjon vallë dikush kur flasim? Britani e Madhe ka qenë një ndër ”ndihmuesit” e përgjimeve në Maqedoni pasi disa nga materialet nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni janë blerë mjete nga ky shtet. Aljazeera i ka kushtuar një artikull përgjimit në Maqedoni duke e thumbuar Britaninë e Madhe për shitje të materiale për përgjim të shteteve shtypëse,…

Lexo më Shumë

Edhe pse VMRO-DPMNE-ja ka shpallur vendimin se do të bojkotojnë punën e Kuvendit të Maqedonisë, një gjë e tillë nuk e ka respektuar sot deputeti i koalicionit të partive që e përbëjnë grupin parlamentarë. Më herët Amdi Bajram, po nga ky koalicion mori pjesë në punën e Kuvendit edhe pse kolegët tjerë bojkotonin punën, shkruan Telegrafi Maqedoni. Tani deputeti Panço Minov, pjesë e koalicionit por nga partia OQM ka marrë pjesë në punën e Kuvendit. Nuk dihet nëse ai është duke i’u përafruar shumicës së re parlamentare, njejtë si Çedomir Sazdovski i cili ka premtuar mbështetje për LSDM-në dhe shumicën parlamentare.

Lexo më Shumë

Fakulteti Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë së bashku me delegacionin e BE-së dhe Ambasadën e Italisë në Maqedoni sot në amfiteatrin e Fakultetit për Biznes dhe Ekonomi të UEJL-së e hapën ekspozitën “Union edhe më i afërt”. Ngjarja organizohet me rastin e 60 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Romës si bazë dhe paralajmërim i asaj që Unioni paraqet sot. Sipas ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar, 60-të vjetori i marrëveshjeve të Romës ka dy kuptime – i pari është fillimi i asaj që BE-ja është tani dhe e dyta si Unioni është zhvilluar gjatë viteve…

Lexo më Shumë

Mediumet opozitare maqedonase shkruajnë se ish ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, deputetët e kësaj partie Sasho Vasilevski, Krsto Mukovski dhe Luben Arnaudov, dhe përfaqësues tjerë të kësaj partie, janë duke “mërdhirë” në burgun e Shutkës, transmeton Gazeta Lajm. “Qeli përplot me myk, dritare të viteve 80-ta nga shekulli i kaluar që nuk funksionojnë dhe vetëm dy orë ngrohje brenda 24 orëve edhe atë një orë në mëngjes, një orë në mbrëmje edhe pse jashtë temperaturat janë në minus. Të mërdhirë dhe nën presion psikologjik janë të arrestuarit për 27 prillin, mes të cilëve janë edhe opersiti Igor Durllovski,…

Lexo më Shumë

Ish ministri i punëve të jashtme nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Popovski, është dorëhequr nga Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së por edhe nga të gjitha organet tjera në parti. Dorëheqjen e ka deponuar që para tri javëve, shkruan PlusInfo duke u thirrë në burime partiake. Deri para ca kohe ai përmendej si një nga kandidatët më seriozë për kryetar të VMRO-DPMNE-së, por tani është e paqartë nëse do të futet në garën për kryetar partie, shkruan Gazeta Lajm. Ai nuk ishte në mesin e 30 funksionarëve të nënshkruar në letrën përmes së cilës kërkojnë prolongim të kongresit, që është caktuar të…

Lexo më Shumë