Tre persona janë arrestuar për vrasjen e mbrëmshme në Çair, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Punojmë intenzivisht me grupin e SPB Shkup dhe Prokurorisë. Është gjetur makina “Yugo” nga e cila është kryer vrasja, si dhe 20 gëzhoja dhe dy telefonë celularë. Po bisedohet me familjarët, shokët dhe njerëzit të cilët kanë qenë në kontakt me viktimën”, tha Spasovski pas vizitës së Qendrës policore për trajnim në Idrizovë. Sipas tij, pritet që gjatë hetimeve të mësohen edhe motivet e vrasjes dhe të sigurohen prova në lidhje me vrasësin, Spasovski tha se këto raste nuk mund të…
Author: Semi
Pas takimit Sela Zaev, lideri i Aleancës për shqiptarët ka thënë se nuk do pranoj asnjë ofertë apo ndryshim pozicionesh në resoret ministrore, duke thënë se do i qëndroj marëveshjes së parë për formimin e qeverisë, raporton Almakos. “Nuk shohim arsye që ndryshimit të marrëveshjes , ASH-së i takon shëndetësia. Zëvendës Ministritë e ofruara janë të pa pranueshme për ne si ASH, ato ia jap me kënaqësi BDI-së, ata kanë kuadro për zëvendës ministrra”, tha Sela “Problematizimi i shëndetësisë erdhi nga Bujar Osmani, Artan Grubi ndoshta jam gabim po ashtu më është kumtuar mua”, shtoi ai. Sela thotë se Ali…
Po të doja të rrisja djalin tim në ambiente jo shqiptare unë do kisha zgjedh Amerikën, ku i kam pasur dhe i kam mundësitë sot e kësaj dite, Gjermaninë ku burri punonte asistent në Manheim për dy vjet, e me radhë, por unë zgjodha Çairin e shqiptarëve dhe respektit Gjyla Çeliku Në jetosh në Çair… N’Çair u ndjeva si në shtëpinë time. U ambientova me rrethin dhe shoqërinë. Kur vendosëm të jetojmë në Shkup, “klasa intelektuale” na orientonte në Karposh ose Aerodrom, sepse këtu na jetokan “katundarët”. E para është edhe unë vetë jam katundare dhe e dyta të gjithë…
Në trotuar, vetëm 15 cm larg hyrjes zyrtare të Ministrisë, është parkuar vetura e Ministrit të drejtësisë, Bilent Saljiji. Fotografinë e kanë dërguar qytetarë të cilët janë ankuar se ajo pengon lëvizjen e këmbësorëve./lajmpress/
Lideri i ASH, Ziadin Sela, mbërriti në Qeveri për t’u takuar me Kryeministrin Zoran Zaev, raporton Almakos. Sela nuk dha deklaratë, duke thënë se për mediat do të ndaje kohë pas përfundimit të takimit. Gjatë këtij takimi pritet të sqarohet pozicioni i ASH në koalicionin qeveritar, pasi LSDM nuk e pranoi propozimin e Aleancën për ministër të shëndetësisë Partisë së Selës sot duhet ti propozohet posti I zv kryeministrit për zbatimin e reformave. Almakos.com E.SH
Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari me rastin e Ditës së Alfabetit Turk – 21 Dhjetor dërgoi urim deri te pjesëtarët e komunitetit turk në Maqedoni. “Edukimi i çdo kombi në gjuhën e tij amtare ndihmon në ngritjen dhe zhvillimin e kulturës së tij. Gjeneratat e ardhshme të edukuara mbi parimet e gjuhës amtare, do të jenë kontribues të shquar në shoqërinë tonë”, thotë ai në urim.
Në 58 komuna në rajonet pesë dhe gjashtë, toka ndërtimore për kompletim të parcelës për ndërtimin e konvikteve të nxënësve dhe studentëve, si dhe azil për pleq për qëndrim të personave të moshuar, për fëmijë pa prindër apo për persona të pakujdesur do të shitet me marrëveshje të drejtpërdrejtë me çmim prej 70 denarësh për metër katrorë. Siç sqaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ky çmim dhe marrëveshja e drejtpërdrejtë vetëm për kompletimin e parcelës ndërtimore për këtë dedikim. Toka tjetër e RM-së edhe më tej do të shitet me thirrje publike.…
Një grua pesëdhjetë e dyvjeçare dje është kafshuar nga një qen në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. MPB bëri të ditur se R.T. dje pasdite në orën 15:10 derisa ka lëvizur në këmbë nëpër rrugën “Alekso Demnievski” në Gjorçe Petrov, është sulmuar dhe kafshuar nga një qen. Ndihmë mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente në Shkup.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Strategjike dhe Edukim në Shkup, si dhe të gjitha universitetet publike në vend, ditën e hënë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për universitete pa korrupsion. Deklarata është firmosur nga rektorët e të gjitha universiteteve, ndërsa në emër të Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, deklaratën e nënshkroi Prorektori për Shkencë i Universitetit, Prof. dr. Hazir Pollozhani, thuhet në kumtesë. Ai tha se Universiteti i Tetovës me kënaqësi e pranoi këtë iniciativë dhe iu bashkëngjit asaj. Sipas tij, e drejta për arsimim…
Opozita maqedonase e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja si duket ka filluar të përçahet edhe në Kuvendin e Maqedonisë, ku dy deputetë kanë vepruar ndryshe. Pas Çedomir Sazdovit, i cili ka vendosur që të veprojë si i pavarur nga partia Opcioni Qytetar për Maqedoni (OQM), edhe deputeti tjetër Panço Minov ka filluar që t’i ndjek punimet e Kuvendit, edhe pse partia e koalicionit, OBRM-PDUKM është duke e bojkotuar Kuvendin. Megjithatë, Minov thotë se nuk e ka braktisur koalicionin me OBRM-PDUKM-në, por dëshiron që ta kryej detyrën e tij në Kuvend dhe ta meritoj rrogën e deputetit. Përndryshe, Panço Minov ka qenë kuadër…
Sot duhet të merret vendimi përfundimtar nëse do të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i OBRM-PDUKM-së, i cili është paralajmëruar për këtë fundjavë në Vallandovë. Mbrëmë në Komitetin Ekzekutiv iniciatorët e kërkesës për shtyrjen e kongresit paraqitën arsyet e tyre pse nuk duhet të mbahet kongresi dhe pse nuk duhet të zgjedhet kryetari i ri i partisë në mënyrë jodemokratike. Lideri në ikje Nikolla Gruevski mendon se vendimi për mbajtjen e kongresit është sjellur nëzëri dhe se ai duhet të mbahet. Që të shtyhet mbajtja e kongresit duhet të votojnë dy të tretat e anëtarëve të Komitetit Qendror të partisë.
Me këtë rast, i pranishëm do të jetë edhe Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraku, përfaqësuesja e tanishme e UNDP-së, Luisa Winton, si edhe kryekomunari Erkan Arifi. Projekti përfshin një rregullim të shtratit të lumit në një gjatësi prej 400 metër, si masë për mbrojtje nga përmbytjet.