Author: Semi

Sot zëvendës ministri për transport dhe lidhje z.Remzi Mehmedi realizoi takim pune me kryetarin e ri të komunës së Vrapçishtit, z.Isen Shabani. Në takim u shkëmbyen të dhëna dhe informata nga të dy palët. Theks të veçantë u tregua ndaj problemit me menaxhimin e tokave ndërtimore. Komuna e Vrapçishtit deri më sot nuk e ka realizuar të drejtë për të marrë në udhëheqje tokat ndërtimore. Sot kryetari e informoj zëvendës ministrin se janë arritur kushtet për ta realizuar këtë segment dhe se nga ana e komunës deri tek Ministria për transport dhe lidhje është parashtruar kërkes për menaxhim me tokat…

Lexo më Shumë

Stacioni Policor Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër R.A (20) nga f. Elevci, Komuna e Qendrës Zhupa, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka shantazhuar një të mitur me fotografi komprometuese. MPB bëri të ditur se gjatë tetorit të vitit të kaluar, i denoncuari ka marrë fotografi erotike nga një e mitur me të cilën më herët ka qenë në lidhje dashurie, ndërsa pastaj ka tentuar ta shantazhojë duke i kërkuar fotografi të tilla të tjera. Në momentin e revoltit nga lidhja e ndërprerë, R.A. një pjesë të fotografive, përmes rrjeteve sociale, ia ka dërguar babait të…

Lexo më Shumë

Për të arrestuarit e ngjarjeve të 27 prillit burgu i Shutkës është shndërruar në një kamp nazist. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE duke akuzuar se në hapësirat e paraburgimit nuk ka izolim e as ngrohje për të burgosurit. Në vend që të paraburgosurit të përgatiten për ballafaqimin me organet e drejtësisë, fokusi I tyre është mbijetesa në burgun nazist të juntës, tha Darko Kostovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Pa kritika nuk mbeti as policia e burgut për të cilën nga VMRO-DPMNE thonë se po sillet si polici partiake e juntës. Sipas tyre, e gjitha kjo bëhet për shkak të dashurisë që…

Lexo më Shumë

Mbi 3300 kandidatë janë paraqitur në konkursin e fundit për pranim si policë të rinjë në Maqedoni. Sot u kryen kontrolle fizike të aftësive të kandidatëve, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tha se nuk do të ketë nepotizëm në pranimin e policëve të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me ndërtim të vazhdueshëm të procesit edukativ të kandidatëve dhe përmirësimit të kushteve në Qendrën për trajnim, do të forcohet kapaciteti i Policisë në Maqedoni”, tha Spasovski. Konkursi është hapur më 4 gusht të këtij viti dhe duhet të pranohen 500 persona. https://youtu.be/ILxO63m0QqY

Lexo më Shumë

Komuna e Butelit ka hapur linjë kujdestare telefonike për të paraqitur ndotësit e ajrit. Projekto “Dua të marr frymë të pastër”, i Komunës Butel, është pjesë e përpjekjeve të vetëqeverisjes lokale për ambient të pastër. “Nëpërmjet fushatës aktive, i nxisim qytetarët të marrin pjesë kundër ndotësve në territorin e Komunës Butel, çdo ditë pune prej orës 8 deri në orën 22 duke paraqitur raste në telefonin kujdestar 077/579-037”, potencojnë nga Komuna Butel.

Lexo më Shumë

Policia serbe në Vlladiçin Han ka sekuestruar rreth 80 kilogramë marihuanë, të fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë. Me këtë rast, është arrestuar një shtetas i Maqedonisë 69-vjeçar, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Në rezervuar dhe në vende të tjera të zbrazëta të kamionit ka pasur 131 pako marihuanë, me peshë të përgjithshme prej rreth 80 kilogramëve. Kundër shoferit I.I. do të ngrihet kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale, “prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim të drogave narkotike”. “Marihuana është zbuluar në kuadër të aktiviteteve të rritura…

Lexo më Shumë

Gjatë stinës së dimrit për mirëmbajtjen e rrugëve në Tetovë do të harxhohen tetë milionë denarë nga buxheti komunal. Siç qëndron në faqen e internetit të Byrosë për shpallje publike, për pastrimin e rrugëve në kushte të dimrit është angazhuar firma “NB Company” nga Tetova me të cilën është nënshkruar marrëveshje gjashtë mujore. Në tenderin i cili ishte publikuar më herët kanë paraqitur dy firma, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për këtë sezon janë siguruar 360 ton kripë dhe 150 ton zallë për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit dhe rrugëve të fshatrave malorë, të cilët gravitojnë në kuadër të komunës”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Për 15 minuta ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrit Zoran Zaev. Në deklaratën e tij pas përfundimit të takimit, Sela nuk ka pasur qëndrim të prerë nëse Aleanca mbetet në qeveri, ose jo. Mirëpo ai ka theksuar se nuk do të lejojë që të nënçmohet pozita e kësaj partie, shkruan Gazeta Lajm. Duke komentuar reagimet e përfaqësuesve të BDI-së lidhur me pozicionin e Aleancës, Sela tha se “I ka propozuar kryeministrit Zaev të caktojë një zv/kryeministër për blerjen e burekut” duke shtuar se ky resor duhet t’i takojë BDI-së.e

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve të Maqedonisë, Xhemali Saiti dhe ambasadori holandez, Vilem Vauter Plomp, sot e promovuan projektin “Përmirësim i mekanizmave për përforcim të etikës gjyqësore – ndarje e praktikave të mira në rajon dhe BE”, qëllimi i të cilit është etablimi dhe funksionimi i Trupit për etikë gjyqësore të Shoqatës së gjykatësve. Projekti, siç sqaroi Saiti, duhet të japë mbështetje për funksionimin dhe zhvillimin inicial të Trupit këshillëdhënës për etikë gjyqësore, që do të çojë drejt vendosjes së mekanizmave vetërregullues për promovim dhe respektim të parimeve të Kodit për etikë gjyqësore nga ana e gjykatësve. Shtoi se target…

Lexo më Shumë

Komuna e Sarajit, do të kursej nga buxheti I saj, për të dekoruar rrugët kryesore në Saraj, për festat e Vitit të Ri. Kështu ka vendosur kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Mjetet financiare që do të kursehen, do të rrinvestohen në ndërtimin e një Këndi për fëmijë, ku do të vendosen lojëra për zbavitjen e fëmijëve. Komuna e Sarajit, në planifikimet e propozim-buxhetit për vitin 2018-të, do të kursej në të gjitha shpenzimet që janë më pak të rëndësishme, dhe këto mjete do ti investoj në zhvillimin e infrastrukturës lokale, mirëmbajtjen e objekteve me interes publik, siç janë…

Lexo më Shumë

Mundësi për të trajtuar sfidat e mjedisit të biznesit global dhe dinamik me studime të veçanta Master në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Lublanës, Qendra Rajonale në Shkup. Dyert e mundësive jetësore që kanë potencialin për të ndryshuar gjithçka në karrierën profesionale të secilit, janë të hapura kur ju me se paku prisni. Shkup, (21.12.2017) Fakulteti Ekonomik shtetëror, Universiteti i Lublanës, Republika e Sllovenisë (www.ef.uni-lj.si), përmes qendrës rajonale në Shkup (për Kosovë dhe Maqedoni),ofron mundësi për regjistrim në studimet Master (Menaxhim dhe Organizim) në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (IBA). Mundesia për aplikim në studimet Master zgjat deri në fund të janarit 2018. Ligjeratat…

Lexo më Shumë

Dyshimeve për krizë të thellë brenda partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski u shtohet pesha me faktin e dorëheqjes së Nikolla Poposkit, ish-ministër i Punëve të Jashtme. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Poposki bën të ditur se ka dhënë dorëheqje nga Këshilli Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së, një muaj më parë. Ai sqaron se dorëheqja ka ardhur si rezultat i dallimeve në interpretimin e rezultatit zgjedhor, dallimeve në mënyrën e vendimmarrjes afatgjate dhe ndjenja që këto vendime çojnë në ndasi brendapartiake të panevojshme. Popovski nuk tërhiqet nga partia, por vazhdon të jetë anëtarë në disa komisione partiake.

Lexo më Shumë