Cilësia në arsim, mungesa e librave, kushtet nëpër shkollat e mesme dhe kuadër jo adekuatë i profesorëve ishin pikat për të cilat edhe njëherë ngritën zërin Unioni i Nxënësve Shqiptarë. Temat e lartpërmendura edhe pse ishte premtuar se do të dëgjoheshin dhe debatohen nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të njëjtit në momentin e fundit refuzuan pjesëmarrjen e tyre me arsyetimin se kishin obligime të paparashikuara. Ndërkohë, nxënësit të revoltuar me këtë gjest të përfaqësuesve ministror thanë se edhe një herë po dëshmohet mos interesim i këtij dikasteri për realizimin e reformave dhe përmirësimin…
Author: Semi
Shoferët në Stamboll sot kishin rastin që të shfrytëzojnë Tunelin Euroaziatik, i cili nën Bosfor lidh anën evropiane dhe aziatike të qytetit. Vozitja e cila më herët zgjaste rreth 100 minuta, tani është ulur në gjithsej 15 minuta. Me këtë ky rrugëtim ëhstë shkurtuar për 85 minuta, që do të thotë se edhe rrugëtimi Shkup-Stamboll (në pjesën aziatike) është shkurtuar për aq kohë. Tuneli në relacionin Kazlicesme – Goztepe është ndërtuar në 106 metra nën nivelin e detit. Tuneli Euroaziatik do të duhet në masë të madhe të lehtësojë trafikun në urat “Fatih Sulltan Mehmet” dhe ura “Dëshmorët e 15…
Shoqata qytetare dhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve endacake në takim me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, kërkuan që të ndërtohet strehimore për kafshët, të ketë fushata edukative dhe informative, subvencione për pronësimin e tyre. Në takim pjsëmarrëse ishte edhe Ana Marija Brangjolica nga NP “Higjiena komunale”, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov dhe përfaqësues të policisë lokale. Zllatko Marin tha se pas rishikimit me kujdes të të gjitha masave, Komuna e Aerodromit do të vendos plan për realizimin e aktiviteteve. Nga Komuna informojnë se do ta intensifikojnë bashkëpunimin me sektorin qytetar dhe institucionet kompetente…
Të dielën me 24 dhjetor, në Shkup do të mbahet gara tradicionale e Baba Dimrave, në të cilën qindra pjesëmarrës me kostume të Baba Dimrit do të vrapojnë në qendër të Shkupit. Gara pos karakterit garues ka edhe karakter argëtues, dhe në të janë të mirëseardhur të paraqiten qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Shtegu vrapues do të jetë 2 kilometra dhe mund të vrapojnë edhe fëmijë në shoqërim të prindërve. Paraqitja realizohet nëpërmjet ueb faqes prvdovrv.mk. Starti dhe finishi i garës është në Parkun e Gruas Luftëtare, ndërsa do të vrapohet kah ura e MPJ, rreth Vardarit deri te Ura…
Një fotografi e publikuar nga Princ Leka, i cili ka qenë në një vizitë në SHBA, bashkë me zonjën e tij Princes Elia Zaharia Zogu. Fotografia e shkrepur bashkë me Senatori Marty Golden, Assemblyman Mark Gjonaj. Ata janë fotografuar në Senatin e New York-ut, duke bërë me dorë shqiponjën, simbolin e shqiptarëve.
Një burrë i panjohur nga Shkupi disa herë në banesënka ngacmuar seksualisht një vajze 12-vjeçare. Nëna e vajzës mbrëmë në polici ka paraqitur se në periudhën nga data 10 deri më 12 dhjetor derisa vajza e saj ka shkuar dhe është kthyer nga shkolla, i panjohuri disa herë e ka thirrur vajzën në banesën e tij dhe e ka prekur nëpër trup. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Një foshnjë njëmuajshe dje në orën 09:25 është raportuar e vdekur nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Njësinë për Informacione dhe Komandë Shkup. Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Shabani” në komunën e Çairit. Në bisedë me nëpunësit policor prindërit e foshnjës kanë deklaruar se kur janë zgjuar kanë vërejtur se foshnja nuk jep shenja jete. Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i foshnjës është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi.
Arsimtarët e SHF “Bashkimi” kanë ndërprerë mësimin, për shkak të rrogës së papaguar për muajin nëntor. Organizata sindikale e nëpunësve në arsim do të presë epilogun e mbledhjes në vetadministrimin lokal, pas çka, siç thonë, mund të priten hapa më radikale. Rrogat për muajin e kaluar nuk i kanë marrë rreth një mijë të punësuar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Komunës së Gostivarit. Për gjendjen e kanë informuar edhe zyrën rajonale të SASHK. Prej aty thonë se veçmë kanë pasur mbledhje me kryetarin e Këshillit të komunës dhe kryetarin e Komunës për tejkalimin e…
Kanë arritur zjarrfiksat, ndihma e shpejtë dhe forcat policore, pranë Hotel Ibis, në Shkup. Zjarrfiksat kanë hapur gjithë pajisjet, për ndërhyrje. Por, nga personeli i hotelit, për Almakos, thonë se ka qenë vetëm një provë, për rast nevoje. Nuk është aspak për tu shqetësuar, ishte vetëm një ushtrim, nëse është e nevojshme për ndërhyrje. Kishim zjarrfiksët përpara derës, të cilët nxorrën të gjithë pajisjet. Kjo është prova, nëse shkaktohet ndonjë zjarr i mundshëm. Pra, të jemi të përgaditur për gjithçka, thanë nga Hotel Ibis. Ky hotel gjendet në brendi të qytetit , në rrugën Orce Nikolov Numër 55. /D.K./ Almakos.com
Nën moton “5 vjet, zëri i ndryshimeve”, Unioni Studentor Shqiptar shënon 5 vjetorin e themelimit me manifestim solemn i cili do të mbahet më datë 23.12.2017 (e shtunë) tek salla e konferencave Hotel Bushi Resort me fillim në ora 18:30. Unioni Studentor Shqiptar është organizatë studentore e studentëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë e cila nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme, e ka ngritur zërin kundrejt padrejtësive në arsim, ka qenë krah studentëve dhe gjithmonë me kërkesa për arsim cilësor shqip. Por ata si union dhe zëri i ndryshimeve nuk mbarojmë këtu. Përkundrazi vazhda e lëvizjeve do të ec tutje…
Ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, paradite erdhën në Gjykatën Penale ku duhet të mbahet seanca për lëndën e bashkuar të PSP-së “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm dhe për shkatërrimin e pajisjes nga përgjimi. Krahas tyre, në këtë lëndë janë të akuzuar edhe ish shefat e Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi. Sipas aktakuzës, mbi tre sisteme për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej…
Kryeministri Zoran Zaev në festimin e mbrëmshëm me rastin e Ditës të Gjuhës Turke porositi se pjesëtarët e komunitetit turk janë pjesë e rëndësishme dhe konstruktive, ndërsa Turqia është vend me të cilin Maqedonia ndërton marrëdhënie miqësore. “Turqia ishte vendi i parë që e shtriu dorën miqësore që në fillimin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Vend i cili shfaqi gatishmëri për bashkëpunim dhe ndihmë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Republika e Maqedonisë gjithmonë këtë do ta ketë parasysh. Transparenca dhe bashkëpunimi i ngushtë janë lidhja më e rëndësishme në ndërtimin e marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve”, theksoi…