Retail Parku i parë në Shkup Retail Parku i parë në Shkup me një sipërfaqe prej 9,500 m2 dhe mbi 300 hapësira parkimi. Cushman and Wakefield / FORTONMKA agjent ekskluziv. Për disa muaj edhe Shkupi do të ketë një Retail Park, si një shembull nga qytetet Evropiane. Parku ndodhet në komunën e Çair – Butel , në vendin e ish fabrikës Tipo dhe është i pozicionuar midis dy bulevardeve, të cilat paraqesin një pikë strategjike komunikimi midis lagjeve Qendër, Karposh, Butel dhe Çair. Në një sipërfaqe prej 9,500 m2 ku blerësit do të kenë mundësinë të takojnë brende të famshme…
Author: Semi
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore në Tetovë është deklaruar për mediat në lidhje me diskutimet që kanë bërë për tema të ndryshme përfshirë këtu edhe kandidaturat për zgjedhjet presidenciale. “Opcionet janë të hapura por BDI ka vendim dhe do të dal me kandidat të vetin por edhe opcione të hapura, do të bisedojmë dhe me partitë tjera shqipe për opcione të ndryshme dhe procesi vazhdon”, është shprehur Ahmeti.
Profesoresha Mirjana Najçevska në profilin e saj në Fb ka bërë një akuzë të rëndë në drejtim të partisë BDI! Sipas Najçevskës ikjen e Gruevskit e ka organizuar partneri i tij shumvjeçarë BDI-ja. Ajo ka kërkuar rezultate nga organet e hetuesisë dhe përgjegjsi nga ministri i Punëve të Brendshme, nga Prokuroria dhe ministrja për Drejtësi duke thënë se tregoni rezultate ose jepni dorëheqje. Najçevska gjithashtu ka kujtuar se të ndihmoshë një shkelës të ligjit gjithashtu është vepër penale Najçevka gjithashtu ka kërkuar përgjegjësi politike nga të gjithë politikanët që kanë ndihuar në ikjen e Gruevskit. Më posht postimi i plotë:
Sipas një burimi brenda BDI-së marrim vesh se pasi kanë vendosur të shkojnë me kandidat të vetin në zgjedhjet presidenciale, kryesia e ngushtë e BDI-së në këto momente është duke shqyrtuar shumë emra për kandidat të mundshëm. Mirëpo siç meret vesh, në rrethin më të ngushtë të kandidatëve janë ish Zv/kryeministri Musa Xhaferi dhe presidenti i kompanisë së madhe Ecolog, biznesmeni Lazim Destani. Edhe Xhaferi edhe Destani kanë përkrahje të fuqishme nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kurse çka është më e rëndësishme, kanë edhe kapacitet të fortë finnanciar për të mbuluar harxhimet e fushatës. Xhaferi dhe Destani nuk kanë…
Sot pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup u organizua protestë në shenjë reagimi ndaj ndarjes së mbështetjes financiare për vitin 2018 gazetës “Zaman Maqedoni” të lidhur me organizatën terroriste FETO nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA). Në protestë morën pjesë ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ministri pa resor në qeverinë e Maqedonisë, Elvin Hasan, kryetari i Partisë së Lëvizjes Turke (THP) në Maqedoni dhe njëherësh deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Enes Ibrahim, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë (TDP), Beycan Ilyas, kryetari i Lëvizjes së Unitetit Kombëtar Turk (TMBH) Erdoğan Saraç, Kryetari…
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/287092648620779/
Takimi i Kryeministrit Zoran Zaev me Bilall Kasamin ka ngritur dilema në opinion për motivin e opozitës shqiptare, të udhëhequr nga Besa dhe Ziadin Sela , për ta rrezikuar përmbylljen e sukseshme të ndryshimeve kushtetuese për ta zbatuar marrëveshjen e Prespës e cila hap rrugën drejt NATO-së dhe BE-së. Bilall Kasami ka porositur Kryeministrin e Maqedonisë që nëse nuk pranohen kërkesat e tij, Zaevi duhet të mendojë për votat për ndryshimet kushtetuese dhe të gjejë vota të tjera duke mos llogaritur në ato të Kasamit. I të njejtës vijë është edhe Ziadin Sela i ASH-së. Ai dhe partia e tij…
Në prag të shqyrtimit të propozim-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese dhe propozim-ligjit kushtetues për zbatim të amendamenteve, është dorëzuar edhe një amendament tjetër për nënshtetësinë. Deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri, propozon që me ligjin kushtetues, sa i takon nënshtetësisë, përveç fjalëve “maqedonase / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” të shtohen fjalët “që nuk e përcakton ose paragjykon përkatësinë etnike të qytetarëve”. Në nenin 2 (paragrafi 2) pika në fund të fjalës të zëvendësohet më presje dhe të shtohen fjalët “që nuk e përcakton ose paragjykon përkatësinë etnike të qytetarëve”. “maqedonas / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që…
Sot është 24 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës. Rektori i parë i Universitetit të Tetovës dhe një ndër themeluesit i ndjeri Fadil Sulejmani me Presidentin aktual të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Këto janë disa nga pamjet e Erdoganit në Tetovë S
Sistemi i reformuar pensional në Maqedoni po shënon dekadën e dytë. Qëllimet kryesore të kësaj reforme janë që të zvogëlohet pesha mbi buxhetin e shtetit për mbulimin e pensioneve nga shtylla e parë dhe mundësimi i pensionit stabil dhe të sigurt. Nga shoqëritë pensionale theksojnë se për çdo të siguruar ka rëndësi shumë të madhe që të jetë i informuar në lidhje me kursimin e tij pensional, si dhe të edukohet për punën e shoqërisë së tij pensionale. “Ndryshimet në sistemin pensional janë evidente. Me vendosjen e sistemit të ri, i cili është kombinim i financimit të vazhdueshëm dhe atij…
Grave të cilat janë viktima të dhunës në familje u janë të garantuara me 4.500 denarë, ndërsa janë të strehuar në qendrat e strehimit nëse nuk janë aktive, por nga varfëria nuk dilet me të ardhura të garantuara, por me punësim, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska. Ajo në emisionin “Top Tema në anën tuaj” theksoi se qendrat në gjashtë muajt kur gruaja është vendosur në qendrën e strehimit duhet të gjendet një mënyrë se si ta bëjnë atë të pavarur financiarisht. Nuk ka rëndësi nëse do të jetë e arsimuar, e rikualifikuar, diçka tjetër ose me…
https://www.youtube.com/watch?v=_cUea27X0Rc “Më ka ardhë shumë rëndë, nuk e di se si të tregoj, kur e mendova se ndokush mund të më ndihmojë për djalin. Unë këtu punoj por nuk mund të arrij shumën e parave dhe për këtë shumë më erdhi rëndë”, tha Afrim Sefedini. Arlindi 12 vjet nuk u zhvillua si moshatarët e tij, ai ka lindur me sëmundjen, Spina Bifida sëmundje që Arlindin e vogël e ka lënë të palëvizshëm. Babai i Arlindit punon në ndërtimtari, ai thotë se me aq sa mundet u siguron ushqim dhe qiranë e shtëpisë, por nuk po mund të mbledhë 50 mijë…