Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër ndryshimit të emrit, edhe pse ky është kushti për anëtarësim në NATO. Kjo është përgjigja e qytetarëve për anketën e Brima, që është bërë me kërkesë të portalit MKD. Nga të ankeutarit, 81.4 përqind e shqiptarëve pajtohen me ndërrimin e emrit, kurse 15,6% e maqedonasve nuk pajtohen të ndërrohet emri. 12,9% e maqedonasve dhe 1,5% e shqiptarëve janë kundër anëtarësimit në NATO. 77,2% e shqiptarëve mendojnë se në Kuvend duhet të miratohet ndryshimi i emrit, kurse 29,2% e maqedonasve kanë këtë mendim. Mirëpo, 61,3% e maqedonasve mendojnë se Kuvendi nuk duhet të merret…
Author: Semi
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, jo vetëm që ka arhdur personalisht të votojë prokurorin e ri publik Jovevski, i njohur si gjykatësi që ka gjykuar shqiptarët në kohën e “Aferës së Armëve” në fillim të viteve të 90-ta, por ka thirrë deputeten Shpresa Hadri e cila gjendet në spital, për të siguruar kuorum për zgjedhjen e Jovevskit, shkruan SDK.mk./ Tetova1/ Prokurori i i ri i vendit Lubomir Jovevski është bojkotuar nga deputetët e Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Nga këto tre parti në sallë ishte vetëm Merale Ferati, por edhe ajo votoi e përmbajtur. Kryeprokurori i ri u…
Venko Filipçe është ministër i ri i Shëndetësisë. Ai u zgjodh me 62 vota pro, një të përmbajtur dhe asnjë kundër, raporton SHENJA. Mbetet të shihet tani se si do të reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët të cilët kanë thënë se ky resor ju takon atyre dhe jo LSDM-së.
Kuvendi sapo ka votuar për Arbër Ademin për zëvendës-ministër të Arsimit dhe Shkencës. Me 62 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe një i përmbajtur. Arbër Ademi vjen në postin e zëvendës ministrit pas zgjedhjes së Visar Ganiut për kryetar në komunën e Çairit. Almakos.com
Të punësuarit në HM Transport në takimin e sotëm u dakorduan të mos e zbatojnë vendimin e marrë paraprakisht që nesër ta ndërpresin trafikun hekurudhor për shkak të paralajmërimit se gjatë javës do t’u paguhet në tërësi paga e nëntorit, deklaroi për MIA-n Dushko Çakarovski, përfaqësues i personelit të makinistëve në HM Transport SHA Shkup. Udhëheqësia e HM Transport së bashku me Qeverinë, siç theksoi Çakarovski, gjetën fuqi ta zgjedhin problemin tonë shumëvjeçar me pagesën e pagës dhe besojmë se do të paguhet gjatë javës në tërësi. Para dy javëve të punësuarit në HM Transport tërësisht e bllokuan trafikun hekurudhor,…
Ish-deputeti Izet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ministrat shqiptarë, gjegjësisht me mos reagimin e propozimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të hartuar Planin Hapësinor të Rajonit Lindor deri në vitin 2030. Dokument ky i miratuar nga qeveria dhe është në procedurë parlamentare, ky dokument në komisione parlamentare ka kaluar dhe është në rend dite të mbledhjes nr 27 të parlamentit. Sipas Zeqirit, deputetët shqiptarë dhe ministrat fare nuk janë të interesuar për zhvillim rajonal të barabartë, shkruan Fol. ”Qeveria duhet të realizon zhvillim rajonal efikas dhe të barabartë. Ajo duhet të siguroj rritje dhe zhvillim të…
Viti i Ri – 1 janari i vitit 2018 (e hënë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga Ministria, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua urojnë Vitin e Ri.
Këshilli i Komunës së Gostivarit, një zëri dhanë vendimin që të bëhen pagesat e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Ku arsimtarët e SHF “Bashkimi” kishin ndërprerë mësimin, për shkak të rrogës së papaguar për muajin nëntor. Njëzet e nëntë këshilltarë në seancë të jashtëzakonshme me një pikë në rend dite e miratuan vendimin për ribalancin e buxhetit për arsim me çfarë është tejkaluar pengesa, ndërsa të punësuarit në arsim do ta marrin pagën e nëntorit, kështu vendosën anëtarët e këshillit rajonal. Rreth një mijë të punësuar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Komunës…
Konflikti mes Selës dhe Zaevit rreth Ministrisë së Shëndetësisë dhe në përgjithësi pjesëmarrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, e komplikon përbërjen e Qeverisë së re. Kështu vlerëson analisti politik Petar Arsovski, i cili thotë se megjithatë gjasat që Aleanca të braktisë koalicionin janë shumë të vogla, pasi sipas tij, në këtë moment ndikon presioni i bashkësisë ndërkombëtare. Arsovski thotë se ky koalicion do të zgjasë të paktën gjysmën e parë të vitit 2018. Petar Arsovski, analist politik “Gjithsesi do të komplikohet përbërja e Qeverisë së re, duke pasur parasysh se Sela dhe Zaevi janë tashmë në një lloj konflikti…
Shtatë të lënduar dhe dëm material prej rreth 130 mijë denarëve janë pasojat e tre aksidenteve, që për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme kanë ndodhur dje në tre vende në rrethinën e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Me pasojat më të rënda për njerëzit ka qenë aksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën rajonale që i ndërlidh fshatrat e Tetovës, Kamjan dhe Jellovjan, pasi që A.I. (59) nga Kamjani ka humbur kontroll mbi traktorin “IMT” pa targa të cilin e ka drejtuar dhe ka dalë nga rruga. “Në aksident Z.I. (33) dhe një vajzë…
Prokurori i ri publik Lubomir Jovevski në deklaratën solemne u obligua se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet dhe se do të punojë me nder, me vetëdije dhe në mënyrë të paanshme. Do të punojë në kthimin e besimit të qytetarëve në prokurorinë Publike. “Jemi para një sfide të madhe që ta kthejmë besimin e humbur në punën e Prokurorisë para qytetarëve dhe të profilizohet si institucion profesional i cili do t’i ndjekë autorët e veprave penale. Për këtë shkak do të punoj që Prokuroria ta mbrojë ligjshmërinë dhe të sigurojë sundim të së drejtës në Republikën e Maqedonisë. Ai…
Në vigjilje të festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që të mos përdorin kapsolla dhe mjete piroteknike, si dhe armë zjarri gjatë kremtimit të festave, jo vetëm për shkak të sanksioneve të parashikuara ligjore, por edhe për shkak të rreziqeve që janë për sigurinë, shëndetin dhe jetën që i sjell përdorimi i tyre. MPB e informoi opinionin se rishitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike, si dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohet dhe do të dënohet ashpër. Nga Ministria potencojnë se në vijim janë para aktivitete parandaluese dhe aktivitete të tjera…

