Një person e ka humbur jetën në një nga gjithsej nëntë aksidentet e regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë lënduar më rëndë dy persona, ndërsa tre persona janë lënduar më lehtë në një aksident trafiku. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar disa kundërvajtje. Pesëmbëdhjetë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara dhe një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë shoferë të cilët e…
Author: Semi
Priftërinjtë e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) nuk do të marrin pjesë në ndezjen e zjarreve për ditën e Buzmit, traditë që konsiderohet shumë e vjetër. Sipas priftit Boban Mitevski, me urdhër të nënshkruar nga mitropolit Stefani, priftërinjëve u ndalohet pjesëmarrja në këto ceremoni dhe bekimi i zjarreve të buzmit. Ata që nuk do ta respektojnë këtë vendim do të ndëshkohen. Ky hap vjen pasi që tradita konsiderohet se ka rrënjë pagane. Në të njëjtin qëndrim është edhe Bashkia e Shkupit dhe komunat përreth, të cilët kanë bërë thirrje që të mos ndizen zjarre dhe nuk kanë shpërndarë drunj për këtë…
Kryetari i komunës Çair Visar Ganiu refuzoi takimin me sekretarin e përgjithshëm të LDSHM-së SHBA/Evropë dhe përfaqësueset e LDSHM-së në Çair /lajmpress.com/ Takimi me Visar Ganiun ishte caktuar dy javë më herrët, për 25.12.2017 në ora 14h00, mirëpo i del punë kryetarit të komunës Çair jashtë vendit, dhe me kërkesë të tij, takimi u shty për 27.12.2017, dhe ne e pranuam me mirëkuptim. Sot, 5 minuta para kohe kemi qenë para derës – hyrjes së komunës dhe u ngjitëm lartë te zyra e kryetarit me përcjellësin e autorizuar nga komuna. Duhej të kalohen disa roje (si në kohën e komunizmit),…
Një person i armatosur mbrëmë ka hyrë në një barnatore në lagjen Vllae në Shkup, dhe duke kërcënuar dhe kërkuar ilaçe dhe paratë. Ai duke bërtitur ka theksuar se këtë po e bën për shkak të nënës së tij të sëmurë dhe se nuk ka para për ta shëruar. Policia më vonë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe se është vënë në kërkim të grabitësit. Sipas MPB-së, grabitja ka ndodhur në ora 21.20 në barnatoren Zegin në lagjen Vllae të Shkupit. Së fundi janë shtuar grabitjet në disa zona të Shkupit.
Dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët, kryeministri Zoran Zaev i cilëson si të logjikshme. Ai thotë se ky hap ishte i pritshëm që kur kreu i kësaj partie, Zijadin Sela nuk e ka pranuar ofertën e Qeverisë për postin e zëvendëskryeministrit për Reforma. Ai shtoi se nuk do të shpejtojë për shkarkimin e kuadrove nëpër institucione pavarësisht nëse janë nga Qeveria e kaluar apo edhe nga Aleanca për Shqiptarët, pasi siç tha ai, kuadrot kualitativ duhet të qëndrojnë dhe beson në kapacitetin e tyre. Zaev theksoi se e respekton vendimin e Aleancës për Shqiptarët çfarëdo që të jetë ai,…
Kryeministri Zoran Zaev nuk e ka pritur me qetësi lajmin për dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët.Ai përveç kësaj ka çuar porosi indirekte se disa dëshiron ti mbajë në rast se do të dakordoheshin. “Në këtë drejtim nuk ngutem me shkarkimet. Sot lexova se kanë nisur të japin dorëheqje. Do të ndjek procesin nga afër. Do të shoh se për çfarë bëhet fjalë. Aty ka njerëz me kualitet, me të cilët do të doja të bashkëpunojë edhe më tej.”, ka theksuar Zaev, duke mos dhënë emra se për cilët bëhet fjalë. Ndërkohë, siç mëson INA, nesër funksionarët e ASH-së…
Mbi 68 për qind nga profesorët universitarë do ta braktisnin vendin nëse u jepet ofertë të shkojnë në kurbet, tregon hulumtimi për studimin “Krijimi i kritereve për cilësi në shkencat shoqërore në funksion të parandalimit të largimit të trurit nga RM-ja” që sot u prezantua në Fakultetin juridik Justiniani i Parë. “Studimi, i përpunuar nga Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim, ka të bëjë me largimin e trurit në sferën e shkencave shoqërore, dhe e shkel qasjen që përqëndrohej në pengimin e largimit të trurit në shkencat natyrore dhe mjekësore. Rezultatet tregojnë se po paraqitet një potencal i madh për…
Tre persona të panjohur dje në orën 12:50 e kanë sulmuar S.B. (18) dhe motrën e tij nga fshati Lubin derisa ishin duke zbritur nga autobusi në stacionin në bulevardin “Aradhet partizane”. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në momentin kur së bashku me motrën e tij minorene kanë dalë nga autobusi me numër 32, është sulmuar nga tre persona të panjohur. Para tij, nga autobusi kanë dalë një person minoren nga fshati Gërçec, së bashku me dy persona dhe fizikisht e kanë sulmuar fillimisht me grushte në kokë dhe pastaj e kanë goditur nëpër kokë dhe trup. Merren masa për zbardhjen e…
Nëpërmjet një komunikate VMRO-DPMNE ka konstatuar se: “Maqedonia mund të përparojë vetëm atëherë kur shtëpia ligjvënëse do të funksionojë në atmosferë demokratike, ku do të krijohen kushte për pjesëmarrjen e opozitës dhe participimin e saj në sjelljen e ligjeve”. Për funksionimin e plotë të Kuvendit, VMRO-ja pretendon se është i nevojshëm edhe lirimi i deputetëve të paraburgosur si të dyshuar për zhvillimet e 27 prillit. “Deputetët e konfirmuan përkrahjen për arrestimin e padrejtë të kolegëve dhe qytetarëve të tjerë lidhur me ngjarjet e 27 prillit, duke i riafirmuar pozicionet, se drejtësia nuk duhet që të shkelet për përndjekje politike”,- thuhet në njoftimin…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka anuluar vazhdimin e disa seancave parlamentare në shenjë të konstruktivitetit pas sinjaleve se e mundur është kthimi i VMRO-DPMNE-së në Kuvend dhe pjesëmarrjes aktive në punimet e saj, ka konfirmuar për MEDIAL.mk, Xhaferi. “Ligjet që janë në seancë që sot i anulova, më shumë janë propozime të shumicës dhe jo aq shumë prioritare që të mos mund të presin miratimin pas festave. Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të VMRO-së, Hristijan Mickoski ka paralajmërime se opozita mund të kthehet në Kuvend. Anulimi është t’i jap hapësirë opozitës që të konsolidohet pas Kongresit dhe si…
Përkundër paralajmërimit se Aleanca për Shqiptarët do të braktisë qeverinë pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, siç duket kjo do të ndodhë më herët, për shkak se seanca e 27 ku ky ligj është në rend dite u ndërpre ditën e hënë dhe vazhdimi i saj nuk është caktuar ende. Burime brenda kësaj partie hedhin poshtë spekulimet se dorëheqjet janë deponuar. “Zëvendësministrat e Aleancës do të deponojnë dorëheqjet gjatë ditës së enjte”, – njoftojnë nga ASh. Pas dorëheqjes së zëvendësministrave do të pasojnë edhe dorëheqjet e drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë nga kjo parti. Të hënën, kreu i…
Kryeministri Zoran Zaev thotë se Qeveria e RM nuk ka për qëllim të përjashtojë punonjës dhe se askush që punon ndershëm dhe fiton pagën e tij nuk do të largohet, por, të gjithë duhet të jenë rregullisht të pranishëm në vendin e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duke u përgjigur pyetjeve të gazetarëve nëse dhe pse nga vendet e punës në Qeveri largohen nga puna romë të cilët kanë qenë të punësuar, Zaev tha ka vetëm propozime për vendime të përjashtimit nga puna. Paralajmëroi se do ë ketë takim me to ndërmjet Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve dhe se do të…

