Author: Semi

FRODEM ka reaguar ndaj vendimit të VMRO-DPMNE-së që të mos kthehen në Kuvend, duke konsideruar se dialogu është proces pajtimi dhe nuk mund të kushtëzohet nga ndonjëra palë, e aq më pak nga bashkëpjesëmarrësit dhe mbrojtësit e veprimeve kriminale të se kaluarës. Sipas tyre, disa nga deputetët e mëhershëm dhe të tanishëm janë turp për Maqedoninë dhe po këta vazhdojnë të krijojnë mjegull, në vend se të kërkojnë falje, duke jetuar kështu në kohën e idolit të tyre, Gruevskit. Për FRODEM shtrëngimi i duarve ndërmjet Mickoskit dhe Zaevit nuk do të thotë mosrespektim dhe mohim të vendimit të Gjykatës Penale,…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar nga Milladinoci i Shkupit mëngjesin e sotëm humbi jetën në një aksident trafiku në aksin lokal nga lagjja Ilinden drejt Milladinocit, njofton MPB-ja. Aksidenti është denoncuar në orën 06:45. Automjeti i udhëtarëve “golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.Z. (19) ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik dhe për momentin por realizohet ekspertizë nga ekipi i ekspertëve. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Gostivar ka ndodhur një ngatërresë me pasojë therje me thikë për shkak të parkimit të veturës. MPB-ja bën të ditur se në spitalin e Gostivarit është pranuar V.S (63) nga Vrapçishti, me plagë në anën e majtë të stomakut, e shkaktuar me thikë. Rasti ka ndodhur para shtëpisë së A.A (68). Pas zënkës për çështje parkimi të një veture, A.A e ka sulmuar me thikë personin V.S duke i shkaktuar plagë. Për trajtim të mëtutjeshëm, i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe më tej nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, ka thënë për POST.mk, shefi i përkohshëm i grupit parlamentar të kësaj partie Vllatko Gjorçev. Ai ka thënë se janë të revoltuar nga vendimi i gjykatës që sot ua ka vazhduar paraburgimin deputetëve të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. “Kjo është situatë e re, vazhdimi i paraburgimit për 29 të akuzuarit…Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri është njerëzore, ata të jenë në shtëpi, jo në paraburgim. Për bashkëpunim duhet dy palë, kryetari i VMRO-së Mickoski zgjati dorën”, ka thënë Gjorçev.

Lexo më Shumë

Instituti i Trashëgimisë shpirterore e kulturore të shqiptarëve në Shkup sot bëjnë promovimin e punës së deritashme të Institutit dhe të gjitha botimeve tona të sivjetme me logon e 10-vjetorit. Promovimi bëhet ditën e enjte, më 28.12.2017, prej ora 10:30, në sallën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Ju faleminderit që ishit pjesë e sukseseve tona në këto 10 vjet.

Lexo më Shumë

Civil Media bën të ditur se janë duke u zhvilluar bisedime që Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) të futet në Qeveri, menjëherë pas festave të fundvitit. Edhe meda tjera në Maqedoni kanë raportuar se PDSH-ja është në bisedime që të merr vendet e zbrazta të Aleancës për Shqiptarët. Në lidhje me këtë, Ziadin Sela deklaroi në debatin në ”CluckPlus” se ish-partia e tij pret në derë që të futet në qeveri.

Lexo më Shumë

Nga vendet e Ballkanit, Sllovenia ka rrogat më të larta, ndërkaq Maqedonia i ka rrogat më të ulëta. Sipas Anadolia, rroga mesatare në Slloveni është 1.056,47 euro, kurse në Maqedoni është 381,90 euro. Nga vendet tjera, Kroacia ka rrogë mesatare prej 795,53 euro, Mali i Zi 511 euro, Bosnja e Hercegovina 436 euro, Serbia 391,29 euro. Gjatë vitit 2017, rroga mesatar u rrit më së shumti në Kroaci, kurse më së paku në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi. Në Maqedoni, rroga mesatare u rrit për 18,10 euro në këtë vit që lëmë pas.

Lexo më Shumë

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela është takuar me familjarët e Feta Halimit, kumanovarit që i shpëtoi jetën më 27 prill, por që tani gjendet në burg. “E drejta ndoshta vonon por kurr nuk harron! Me Familjen e Feta Alimi?, ka shkruar Sela në Facebook. Lideri i ASH-së, Ziadin Sela mbrëmë në ClickPlus në Tv21 u shpreh se Feta Alimi u burgos sepse ka shpëtuar Ziadin Selën. “Me keqardhje e them këtu pasi u burgos një njeri i cili të vetmin faj që ka bërë është që ka shpëtuar Ziadin Selën. Unë nuk shoh diçka tjetër. Akuza që ngrihet për Fetain…

Lexo më Shumë

Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, Qyteti i Shkupit solli vendim për transport falas në autobusët e NTP-së dhe në autobusët e transportuesve privatë. Kjo është një prej masave që i solli Qyteti i Shkupit dhe hynë në fuqi menjëherë, ndërsa i shpalli kryetari Petre Shilegov. Transporti falas do të mundësohet deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit, për çka opinioni në mënyrë shtesë do të njoftohet. Almakos.com

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Në vendet më të larta dhe vendet ku nuk ka diell rrugët janë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 deri 100 metra ka rreth Strugës, Strumicës, Negotinës dhe Demir Kapisë. ka reshje të dobëta të shiut në Dibër. Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane…

Lexo më Shumë

Një person e ka humbur jetën në një nga gjithsej nëntë aksidentet e regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë lënduar më rëndë dy persona, ndërsa tre persona janë lënduar më lehtë në një aksident trafiku. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar disa kundërvajtje. Pesëmbëdhjetë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara dhe një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë shoferë të cilët e…

Lexo më Shumë

Priftërinjtë e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) nuk do të marrin pjesë në ndezjen e zjarreve për ditën e Buzmit, traditë që konsiderohet shumë e vjetër. Sipas priftit Boban Mitevski, me urdhër të nënshkruar nga mitropolit Stefani, priftërinjëve u ndalohet pjesëmarrja në këto ceremoni dhe bekimi i zjarreve të buzmit. Ata që nuk do ta respektojnë këtë vendim do të ndëshkohen. Ky hap vjen pasi që tradita konsiderohet se ka rrënjë pagane. Në të njëjtin qëndrim është edhe Bashkia e Shkupit dhe komunat përreth, të cilët kanë bërë thirrje që të mos ndizen zjarre dhe nuk kanë shpërndarë drunj për këtë…

Lexo më Shumë