Author: Semi

Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të seancës për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve ka paralajmëruar se mbetet mundësia për bashkëpunim me gjitha partitë dhe ata që ishin deri tani pjesë e shumicës qeveritare, por edhe me partitë e opozitës. “Aleanca për shqiptarët do të mbështes reformat dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe integrimeve në BE dhe NATO. Dua bashkëpunim edhe me BESËN edhe me VMRO-në dhe me partnerët e tyre të koalicionit, pasi jam i bindur se Maqedonia ka një shans që nuk duhet ta lëshojmë. Gjysma e parë e vitit 2018 është mundësi e mirë që…

Lexo më Shumë

Një lajm i rrejshëm është lansuar nëpër portale maqedonase gjatë ditës së mërkurë, se gjoja ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska është arratisur nga vendi. Lajmin e ka publikuar portali kontrovers që shpesh merret me “fake news” i njohur si Dokaz, ku njëherë ka shkruar në titull se Jankullovska ka ikur nga vendi, ndërsa më pas ka shkruar me ironi “këtu është, por vetëm bëhet fjalë për një lajm të vjetër”. Por nga ana tjetër është shkruar se me të madhe ish-funksionarë vmro-istë po shpërngulen nga vendi, duke ikur në vendet e BE-së dhe kontinete tjera. Por kur bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjeve të fundit në skenën politike, dalja e ASH-së nga Qeveria dhe emërimi i ministrave të rinj nga kryeministri Zaev, ka reaguar Vigjilent Leka, bashkëpunëtor i dikurshëm i Selës në koalicionin Aleanca për Shqiptarët. Ja reagimi i plotë nga profili i tij në facebook: U fut në Qeveri me LSDM’në dhe BDI’në deri në zgjedhjet lokale. Në zgjedhje bëri koalicion me Besën si front opozitar, duke qenë pjesë e Qeverisë. U largua nga Qeveria për t’iu bashkangjitur opozitës, dhe votoi buxhetin në Komunën e Tetovës që udhëhiqet nga BDI. I njejti buxhet pritet të votohet edhe nga BDI në…

Lexo më Shumë

Kuvendi do të furnizohet me katër vetura të reja, ndërsa fondet për to janë parashikuar me buxhetin e vitit 208, paralajmëroi në mbledhjen e sotme me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai theksoi se veturat përdoren edhe për qeverinë dhe për këtë shkak do të furnizohen me të reja për nevojat e Kuvendit, njofton Portalb.mk. “Golf 2 dhe Pikap. Këto janë dy veturat e vetme në Kuvend. Nëse mendoni se i ngjajnë Kuvendit, atëherë fotografojeni”, tha Xhaferi. Ai foli edhe për harxhimet rrugore të deputetëve ku tha se një ndër opsionet për uljen e harxhimeve rrugore është që deputetët…

Lexo më Shumë

Klubet e lojrave të fatit do të duhet t’u përshtaten rregulloreve të reja të cilat janë paralajmëruar nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndryshimet për Ligjin për lojra të fatit janë përgatitur dhe do të vihen në shqyrtim publik nga java e ardhshme. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski, gjatë pyetjeve për deputetët. Sipas tij, ndryshimet e propozuara do të ndikojnë që rregulloret të bëhen më të rrepta për të vendosur rend në këtë sferë.

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar nga Milladinoci i Shkupit mëngjesin e sotëm humbi jetën në një aksident trafiku në aksin lokal nga lagjja Ilinden drejt Milladinocit, njofton MPB-ja. Aksidenti është denoncuar në orën 06:45. Automjeti i udhëtarëve “golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.Z. (19) ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik dhe për momentin por realizohet ekspertizë nga ekipi i ekspertëve. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit./mia

Lexo më Shumë

Këshilli drejtues i Fondit për shëndetësi ka votuar vendim për furnizimin e dy veturave prej 60 mijë eurosh, mëson gazeta “Slloboden peçat”. Për këtë vendim ka votuar shumica e anëtarëve, thonë burimet e Qeverisë, ku është reaguar mbi këtë vendim. Kryeministri Zoran Zaev ka apeluar deri tek institucionet të racionalizojnë mjetet e tyre për furnizim të automjeteve, por çështja është nëse ky apel do të mjaftojë të ndalohet me shpenzimet e këtilla, transmeton Medial.mk.

Lexo më Shumë

Drejtoria e policisë financiare ka ngritur kallëzim penal kundër dy ish drejtorëve të Agjencisë së filmit në Maqedoni, D.B drejtor në periudhën prej 25 dhjetor 2018 deri më 3 nëntor 2015 dhe M.Gj.I drejtor prej 3 nëntor 2015 deri 3 gusht 2017 si dhe kundër D.D drejtor i Këshillit drejtues të Agjencisë së filmit. Ata akuzohen për vepër penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, transmeton Medial.mk.

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, studentët e Fakultetit Juridik kanë mbajtur një seancë të improvizuar për rastet e veprave kriminale që kanë të bëjnë me vjedhje. Sipas Bashkim Selmanit, tema e kësaj seance të improvizuar gjyqësore ka qenë “Mbrojtja e pasurisë nga vjedhjet e rënda”, kurse problemi në realitet paraqitet se krahas vjedhjes, për pronarët nuk ka dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar. “Në bazë të studimeve shkencore në terren dhe nga anketimi me palët e dëmtuara, është konstatuar se 64.3 për qind e kësaj kategorie të dëmtuar nuk janë të kënaqur me drejtësinë për mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të…

Lexo më Shumë

Plotësimi i Ligjit për gjykata, siç njoftojnë nga Qeveria, parasheh kontrollin efektiv mbi punën e policisë përmes krijimit të një mekanizëm të jashtëm. “Me ndryshimet e këtij Ligji parashihet kompetencë e posaçme e Repartit të specializuar gjyqësor, i cili do të jetë i autorizuar për procedim të veprave nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë Maqedoninë, me çka në GJPSH-ja do të shqyrtohen lëndët e Sektorit për luftë kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar që funksionon brenda Prokurorisë Publike, i cili njëkohësisht për detyrë do të ketë përndjekjen penale të nëpunësve policor dhe pjesëtarëve të policisë…

Lexo më Shumë

Në mungesë të masave dhe rekomandimeve që duhet të ndërmerren nga Komuna e Tetovës për të zbutur, e më tej për të zgjidhur problemin me ndotjen e ajrit në Tetovë, EcoGuerilla u bën thirrje qytetarëve të Tetovës që gjatë këtyre ditëve sipas mundësive të kufizojnë sa më shumë lëvizjen me veturat e tyre. Si pasojë e keqmenaxhimit nga Komuna e Tetovës që për vite me radhë na lë pa transportit publik, paparkingje nëntokësore ose në kate, pa zhbllokimin e bulevardeve kryesore dhe me neglizhencën e inspektoratit ekologjik komunal për të parandaluar ndërmarrjet që ndotin, tetovarët gjatë viteve të fundit ekspozohen…

Lexo më Shumë

Pjesëtarë të Policisë së Tetovës, të martën mbrëma kanë realizuar aksion në objektin hotelerik “Alpa Mare”, pronë e 48 vjeçarit F.T nga fshati Negotinë i Pollogut, që ndodhet përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë. Me këtë rast, janë ndaluar nëntë femra, prej të cilëve gjashtë nga Shqipëria dhe tri nga Maqedonia, të cilët kanë qenë të angazhuara si valltare. Gjashtë shtetaset e Shqipërisë të moshës nga 19 deri në 39 vjeçare, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar, ndërsa më pas janë dërguar në Njësinë për kriminalitet ndërkufitar, migracion të huaj dhe riatdhesim për…

Lexo më Shumë