Author: Semi

Numri i shkeljeve të të drejtave të fëmijëve është shumë i lartë. Sipas raportit të ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” në periudhën 2016-2017 janë regjistruar 124 raste të viktimave potenciale për të cilët është kërkuar ndihmë ose informacione, transmeton Express. Numri më i madh i fëmijëve viktima të mundshme përfshin moshën prej 6 deri 14 vjet, ku janë paraqitur 66 raste. Për fat të keq çdo vit rastet përsëriten për shkak të divorcit dhe dhunës familjare. Edhe këtë vit kemi denoncime për fëmijë të cilët janë viktima të abuzimit seksual. Duhet t’u mundësohet vend i sigurt ku…

Lexo më Shumë

Pas njoftimit se do të ketë një rritje të numrit të mysafirëve për Vitin e Ri dhe festat e Krishtlindjeve në vendpushimin turistik dimëror të Mavrovës, nga policia u bëjnë thirrje të gjithë vozitësve për mbajtjen e rendit dhe respektimin e rregullave për parkim. Nga SPB Tetovë, departamenti Mavrovë thonë se pronarët e automjeteve nuk duhet që makinat ti lënë në trotuar përgjatë rrugës rrethore, rreth liqenit të Mavrovës, për shkak të njoftimeve që do të ketë dëborë. “Veturat e ashtu vendosura pengojnë largimin e shpejtë dhe në mënyrë efikase të borës nga operatorët e mirëmbajtjes dimërore dhe në masë…

Lexo më Shumë

Pas drejtorit të klinikës së traumatologjisë, që deshi një veturë prej rreth 30 mijë euro, një tjetër funksionar shtetëror ka shpallur tender për veturë të ngjashme. ”Nova Makedonija” bën të ditur se tenderi është shpallur nga Agjencia për Mallra Rezervë, kurse pagesa do të duhej të ishte afër 30 mijë euro, pa TVSH. Resi Abdurahmani, drejtor i kësaj agjencie, ka deklaruar se blerja është paraparë me buxhetin e vitit 2017, por që nuk është realizuar për shkak të cikleve zgjedhore. Nga ana tjetër, Qeveria ka vendosur që ta shlyej këtë tender, por në Byronë për prokurime publike tenderi vazhdon të…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit ndau sot pako me dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme në shkollën fillore “Idnina” me rastin e ndërrimit të motmoteve duke dashur të kontribuojë në gëzimin e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë. Sekretari gjeneral i Komunës së Çairit Nedim Rama në emër të kryetarit Visar Ganiu uroi vit të mbarë për nxënësit e kësaj shkolle dhe apeloi për ngritjen e vetëdijes shoqërore për përkujdes më të madh ndaj fëmijëve me nevoja të posaçme. Drejtoresha e shkollës znj. Aneta Petrovska i dhuroi mirënjohje për donacionin kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Përderisa deputetët e tjerë parashtronin pyetje dhe ministrat e kryeministri përgjigjeshin, deputeti Amdi Bajram shfrytëzoi seancën e sotme për të pushuar. Në më shumë raste ai shihej qartë duke fjetur, ndërsa edhe atëherë kur dikush ia prishte gjumin, ai përsëri vazhdonte duke mos humbur më shumë kohë. https://youtu.be/HgSvsDYx–k

Lexo më Shumë

Burimet e ndotjes së ajrit janë detektuar, tha sot nga foltorja e Kuvendit Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev. Sipas tij, shkaktari kryesor për ndotjen është ngrohja gjatë stinës së dimrit, më pas mjetet automobilistike dhe e treta industria. Koço Angjushev duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve tha se duhet të veprohet ndaj shkaktarëve të ndotjes së ajrit dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se nuk duhet të ngrohen me dru, qymyr dhe burime tjera të gazit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit të ndotjes është ndryshimi me ngrohjen. Çdo kund ku ka mjete të dëmshme,…

Lexo më Shumë

Ohri dhe Struga kanë rreth shtatë milionë euro borxh ndaj Ministrisë së Financave, por kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se Qeveria dëshiron që ta merr përsipër këtë borxh. Ky borxh është shkaktuar nga aspekti i sistemit të kolektorit në Ohër, që është një problem afatgjatë dhe sa herë që ka të reshura të shiut, ujrat depërtojnë në liqenin e Ohrit. Zaev tha se Qeveria do ta merr përsipër kolektorin për rindiërtimin, kurse kapaciteti duhet të rritet për të arritur një zgjidhje afatgjate. Ai theksoi se tashmë ka donatorë të interesuar, por edhe fonde nga BE-ja, përfshi kredi të lira për këtë…

Lexo më Shumë

Në raportin e Transparency International-Maqedonia (TIM) për vitin 2017 thuhet se problemi me korrupsionin në Maqedoni është përkeqësuar në periudhën e kaluar. Nga gjithsej 176 vende të ranguara, Maqedonia rradhitet në të 90-tin. Raporti thotë se në Maqedoni është udhëhequr një politike klienteliste dhe e interesit dhe se vendosja e sistemit të kapjes së shtetit e ka pamundësuar punën e institucioneve që merren me luftimin e korrupsionit. Kjo ka krijuar sistem të fuqishëm për mbrojtjen e korrupsionit dhe sistem ku nuk sundon drejtësia, por interesat. TIM kërkon që të punohet fuqishëm për ta ndaluark orrupsionin ku duhet të përfshihen veprimtarët…

Lexo më Shumë

Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, më 25 dhjetor 2017, organizuan koncert me muzikë vokale-instrumentale. Ky koncert  organizohet çdo fundvit me përmbylljen e ligjëratave për semestrin dimëror, ndërsa studentët e kësaj katedre performojnë pika të ndryshme artistike. Shefi i programit studimor të Artit Muzikor, profesori Bajramali Idrizi, tha se nga viti në vit ky koncert po shndërrohet në një ngjarje shumë të rëndësishme për Universitetin tonë, ngase studentët tanë performojnë para një audience të madhe. “Në çdo përfundim të semestrit studentët tanë performojnë para publikut. Është interesante se kësaj radhe kishim një…

Lexo më Shumë

Me vendim të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump u dekorua me çmimin “Arritje në Jetë” kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi për shërbimin e bërë ndaj shoqërisë gjatë 16 viteve sa është në këtë pozitë, transmeton Express. Rexhepi tha se jetën e tij ia kishte kushtuar ruajtjes së Islamit tradicional shqiptar i cili shpesh është kanosur nga grupe të ndryshme fetare. Rexhepi tha se veprimet e tij janë në linjë me politikën amerikane. Ai u zotua se do të punojë edhe më tutje për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë multi-etnike dhe për ta çuar përpara në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ekselencës së tij dhe kryetar…

Lexo më Shumë

Ohri dhe Struga kanë rreth shtatë milionë euro borxh ndaj Ministrisë së Financave, por kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se Qeveria dëshiron që ta merr përsipër këtë borxh. Ky borxh është shkaktuar nga aspekti i sistemit të kolektorit në Ohër, që është një problem afatgjatë dhe sa herë që ka të reshura të shiut, ujrat depërtojnë në liqenin e Ohrit. Zaev tha se Qeveria do ta merr përsipër kolektorin për rindiërtimin, kurse kapaciteti duhet të rritet për të arritur një zgjidhje afatgjate. Ai theksoi se tashmë ka donatorë të interesuar, por edhe fonde nga BE-ja, përfshi kredi të lira për këtë…

Lexo më Shumë