Javën e kaluar (prej 25 dhjetorit deri më 31 dhjetor) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 128 raste të reja të të infektuarve nga gripi, që nuk është rritje e madhe në krahasim me javën para kësaj (18 dhjetor deri më 24 dhjetor) kur u regjistruan 104 persona të infektuar, theksohet në raportin që në ueb faqen e tij e publikoi Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë. Nga Instituti vlerësojnë se numri i rasteve të regjistruara javën e kaluar është disa fish më i vogël në krahasim me javën e njëjtë nga sezoni i kaluar kur u regjistruan…
Author: Semi
Nënkryetari i Lëvizjes Besa dhe deputet i dorëhequr i kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Zeqirija Ibrahimi në vigjilje të mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa, jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra e nënkryetarit të Lëvizjes Besa, njofton Telegrafi Maqedoni. Dhënien e dorëheqjes, nënkryetari Ibrahimi dhe kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës së Çairit, e arsyeton me apelin për rëndësinë e konceptit të partisë së tij se askush si individ nuk është më i rëndësishëm se partia dhe se asnjë person nuk është i pazëvendësueshëm pavarësisht pozitën që mban në parti,…
Ministria e Drejtësis ditëve në vazhdim pritet të nisë rishikimin zbatimin e sistemit elektronik të shpërndarjes së lëndëve, të ashtuquajtur, AKMIS, edhe në Gjykatat tjera të vendit, siç është Gjykata administrative, shkruan Almakos. Nga ministria e Drejtësisë nuk kanë një sqarim të qartë se pse deri tani nuk është bërë një kontroll edhe në Gjykatën administrative, ngjashëm sikurse muajin e kaluar u bë edhe në Gjykatën Penale, të Apelit dhe Gjykatën Supreme. Në opinion ka pasur spekulime të shumta se manipulime të ngjashme me shpërndarjen e lëndëve ka pasur edhe në Gjykatën administrative. Thuhet se keqpërdorime viteve të fundit ka…
Çmimet e shërbimeve hotelerike në dhjetor të vitit 2017, në krahasim me nëntorin e vitit 2017, janë rritur për 0,2 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Krahasuar shërbimet në grupe, rritje është shënuar në grupin Ushqim për 0,2 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në dhjetor të vitit 2017, në krahasim me muajin e njëjtë nga vitit paraprak, është rritur për 0,9 për qind, ndërsa indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotilerike gjatë tërë vitit është rritur për 0,8 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2016 është rritur për 0,6 për qind.
Gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën austriake A10, janë lënduar gjashtë persona. Vozitësi 24-vjeçar ka rrëshqitur me veturën e tij në një hendek. Me këtë rast, të gjithë personat në veturë janë dërguar në spital.
Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, të martën do të jetë për vizitë pune në Athinë, me ç’rast do të realizojë takime me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxijas dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos.
Kryeministri grek Aleksis Cipras sërish porositi se është optimist për çështjen për emrin, por pret edhe hapa konkrete nga ana e Maqedonisë. Mendon se sivjet hapet dritarja e mundësive për zgjidhje dhe është e nevojshme të sillen vendime adekuate.
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltnberg më 17 dhe 18 janar do të vijë në Maqedoni. nikoqir i Stoltenbergut do të jetë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Qeveria në mbledhjen e djeshme e miratoi propozim – ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Avokatin e Popullit.
Një tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë herët në mëngjes në orën 04.06 minuta në qytetin e Dojranit.
Autoritetet apelojnë deri te banorët në Shkup të përmbahen nga ndezja e zjarreve për festën e Buzmit me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe ajri i ambientit.
Lidhja Demokratike (LD), propozon që me shfrytëzimin e dronëve të detektohen ndotësin e ajrit në Shkup dhe qytete tjera (Tetovë, Kumanovë, Manastir et.), njofton Portalb.mk.