Author: Semi

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, vende-vende me vrënësira të pakta dhe erë të lehtë jugore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nëpër lugina pritet të ketë edhe mjegull. Temperatura do të lëvizë nga 6°C e deri më 16°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse tempratura do të arrij deri 10°C.

Lexo më Shumë

Mjeku i Ndihmës së shpejtë nga Gjevgjelia ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës ndaj T.N (63) nga Selaniku, Republika e Greqisë, i cili ka qëndruar në qytetin në rrugën “Boris Kidriç”. Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur dje në orën 09:20. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli. Me urdhër të Prokurorit Publik mbi trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi.

Lexo më Shumë

Gjatë këtij muaji është hartuar një agjendë e ngjeshur e aktiviteteve të zyrtarëve të lartë të Shkupit dhe Athinës, si dhe diplomatëve të lartë të Brukselit dhe Uashingtonit në funksion të gjetjes së një kompromisi rreth kontestit për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë për t’i hapur rrugë zhbllokimit të anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Lexo më Shumë

Tetëdhjetë e dy projekte ishin pjesë nga “Vala e re kulturore” në dy afate konkursi në vitin 2017 dhe kishin përmbajtje cilësore, estetike të profilizuar si dhe përmbajtje me vlerë të qëndrueshme, njoftoi Ministria e Kulturës me mbështetjen e së cilës u realizua manifestimi.

Lexo më Shumë