Me zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, Venko Filipçe, pozicioni politik i partive shqiptare është ulur ndjeshëm në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa kjo situatë nuk ka qenë që nga zgjedhjet e vitit 2002.
Author: Semi
Degët e Lëvizjes BESA në Kumanovë dhe Likovë kanë mbajtur sot mbledhje kryesish, lidhur me pergatitjet për kongresin e ardhshëm partiak. Dy degët partiake kanë sjellur vendim të njëjtë dhe kanë kërkuar largimin e Bilall Kasamit nga posti i udhëheqësit partiak. Kryesitë e degëve të Lëvizjes Besa në Kumanovë dhe Likovë kanë vlerësuar kontributin e deritanishëm të Kasamit, duke vlerësuar se mbetja e metejme e tij në kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale vetëm se mund ta dëmtojë Lëvizjen Besa, ka njoftuar KumanovaSot.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi kryesisht të thata, ndërsa në vendet më të larta malore vërehen rrugë të lagura. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjedisit të qyteteve është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë –…
Ditëve të fundit lumi Vardar është ngulfatur me mbeturinat, të cilat i kanë hudhur qytetarë të papërgjegjshëm të kryeqytetit. Sasi të madha të shisheve plastike dhe masa tjera plastike lundorojnë rrjedhës së lumit, i cili kalon përmes kryeqytetit. Kanë reaguar qytetarët, të cilët kanë alarmuar redaksinë e Almakos duke dërguar video të shumta, ku shihet se si sasi të mëdha të mbeturinat ludrojnë përmes lumit. Një pjesë e tyre është shtresuar në të dy anët e brigjeve të Vardarit. Nga ana tjetër autoritetet e qytetit si zakonisht nuk kanë reaguar ndaj kësaj ndotje masive të ambientit. Ato as që kanë…
Këshilli i programor i Radio Televizionit të Maqedonisë ka emëruar kryetar të ri, informuan nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Në seancën e fundit para festave të fundvitit, Këshilli e shkarkoi kryetaren e deritanishme, Snezhana Klinçarova, ndërsa në vendin e saj e zgjodhën Smillka Janeska-Sarkanjac, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Profesoresha e Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, Janeska-Sarkanjac është anëtare e Këshillit e propozuar nga konferenca ndër-universitare. Pas emërimit të Sarkanjac, kryetarja e deritanishme Klinçarova në shenjë revolte ka paralajmëruar dorëheqje nga anëtarësia e Këshillit programor”, thuhet në kumtesën e SHGM-së. Nga SHGM-ja shtojnë se është i shkarkuar edhe…
Transporti falas me autobusë në Qytetin e Shkupit nuk jep efektin e duhur në uljen e ndotjes nëse nuk ka zvogëlim të pjesës së mbetur të komunikacionit, vlerësojnë nga Koalicioni O2 për ajër të pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Masa e cila është pjesë e intervenimeve urgjente, është aktivizuar vetëm njëherë në fund të dhjetorit kur dy ditë me rradhë ajri në kryeqytet ishte i ndotur në masë të jashtëzakonshme, por numër shumë i vogël i qytetarëve vendosën të shfrytëzojnë transportin falas, ndërsa rrugët përsëri përplot me vetura. “Transporti falas është masë e pabazë nëse nuk ka zvogëlim të pjesës tjetër…
Eksporti i mallrave prej Republikës së Maqedonisë nga janari deri në nëntor 2017 ka shënuar rritje prej 18,6 për qind. Vlera e mallit të eksportuar, sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për statistikë, është 5.175.429 mijë dollarë amerikanë. Vlera e mallit të importuar, në të njëjtën periudhë, është 6.977.194 mijë dollarë amerikanë, që është për 13,8 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar-nëntor 2017, është 1.801.765 mijë dollarë amerikanë. Më shumë janë eksportuar katalizatorë të mbajtësve me metale të fisnikëruara ose bashëdyzimet e tyre, setet e…
Gjykata Supreme në Athinë do ta shqyrtojë ankesën e shkallës së dytë të dy ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dheKundërzbulim. Sipas avokatit të tyre në Greqi, ankesa për Goran Gruejvskin është prej 75, ndërsa për Nikolla Boshkovskin prej 65 faqeve. Kostas Haxijoanu, duke folur për portalin e Selanikut Voria, siç njofton korrespondenti i MIA-a nga Athina, pohon se nuk ka qenë e realizueshme që Këshilli i gjyqtarëve për vetëm 1,5 ditë t’i shohë të gjitha argumentet dhe të gjithë dokumentacionin në 17.000 faqe “Ne i besojmë jurisprudencës greke, por duhet të theksoj se vendimi konkret ka më shumë veçori, për…
Akuzave të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për abuzime nga ish drejtuesit e Komunës, u është përgjigjur ish shefi i kabinetit të Kryetarit njëherit nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Bashkim Hasani. Në një komunikim me mediat, Hasani ka ftuar Taravarin të mos humb kohë me konferenca të tilla për shtyp, por nëse ka fakte për keqpërdorime, të njëjtat t’i dërgon tek organet kompetente, duke shtuar që ai nuk duhet të marrë rolin e prokurotit apo policit, por të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Komunës. “Për 4 vite me në krye me Nevzat Bejtën në komunën…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ashtu siç paralajmëroi paraprakisht, ka filluar sot fushatën e quajtur “E vërteta për BDI-në”, në kuadër të së cilës në vazhdimësi do të mbajë press-konferenca në të cilat do të shpalosen të gjitha abuzimet e bëra nga ana e ish udhëheqësisë së Komunës së Gostivarit tw cilët sipas tij, kanë qenë nga BDI, dhe që i ka konstatuar revizioni i brendshëm. “Kemi plot skandale, duke filluar nga policia, arsimi, sfera e urbanizmit, puna e administratës komunale, e kështu me radhë. Tashmë kanë përfunduar disa revizione të brendshme, disa janë në rrjedhë, ndërsa me…
Seanca e parë gjyqësore për rastin “Monstra” do të mbahet më 12 shkurt në ora 10:00, ku si gjyqtar i parë i lëndës është zgjedhur Ognen Stavrev, ndërkaq i dyti Osman Shabani, njofton Portalb.mk. “Seanca është caktuar për me të 12. Gjykatësi i parë i lëndës do të jetë Ognen Stavrev, ndërkaq i dyti Osman Shabani”, konfirmoi për Portalb.mk, avokati Naser Raufi. Kush është Ognen Stavrev? Gjykatësi Ognen Stavrev në Gjykatën Penale është që nga viti 1999. Ai në opinion u bë i njohur me udhëheqjen e procedurës gjyqësore kundër 7 personave të akuzuar për vrasjen e policëve përpara hyrjes në Haraçinë…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili sot vizitoi komunën e Pustecit, theksoi se pakica maqedonase në është pasuri për Shqipërinë. Nikoqir i presidentit Meta ka qenë zëvendës kryetari i Pustecit, Andon Jani, anëtarët e Këshillit të komunës, përfaqësues të AMIE, të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, Vasill Sterjovski. “Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për identitetin tuaj. Unë jam i përkushtuar që edhe më tej të promovoj pakicën maqedonase, e cila mban vlera dhe tradita të shkëlqyeshme. Pakica maqedonase do të jetë vazhdimisht nën kujdesin tim”, tha Meta.