Sektori për Punë të Brendshme në Shkup bën të ditur se ka ngritur kallëzime penale për katër persona të cilët dyshohen për veprën penale ”grabitje”. L.A (21), F.S (20) dhe XH.Q (17) akuzohen për tre vepra penale, kurse B.E (19) akuzohet për një vepër penale. Të akutuarit i kanë shfrytëzuar netët e fundit të vitit të ri, pra nga 27 e deri me 30 dhjetor, 2017, që të kryejne aktet e tyre në rajonin Karposh dhe Qendër, për të përfituar paligjshëm mbi 1000 euro. Katër të lartëpërmendurit janë identifikuar nga të dëmtuarit, si edhe i kanë pranuar veprat penale.
Author: Semi
Tema qendrore në mediat greke është kontesti për emrin, propozimet eventuale konkrete për zgjidhjen e tij, si dhe skenare të mundshme për marrëveshje, protesta e paralajmëruar në Selanik dhe mospajtimet e brendshme politike në Greqi. Siç njofton korrespondenti i MIA-s në botimet e së dielës të gazetave greke (të cilat dolën sot jashtëzakonisht për shkak të festës Uji i bekuar në Greqi) kontesti shumëvjeçar mes dy vendeve u gjet në ballinat me analiza të zgjeruara dhe të hollësishme. Në kronikat e tyre për televizionet dhe në analiza, gazetarët grekë, përmbahen në disa pika. Lidhur me emrat e mundshme, mediat greke,…
Numërimi i popullsisë së Maqedonisë me gjasë do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm (2019), thotë ministri i angazhuar për diasporën në Republikën e Maqedonisë, Edmond Ademi, shkruan gazeta KOHA. Ai tha se do të angazhohen maksimalisht të bëjnë edhe Regjistrimin e saktë të popullsisë që jetojnë në diasporë, pasi siç tha, në të kaluarën ata janë keqpërdorur nëpër procese zgjedhore. “Nga informatat që unë i kam, është se Regjistrimi i popullsisë mund të ndodh diku në fillim të 2019-ës. Për fat të keq, nuk e dimë sa diasporë kemi… kalkulojmë me numra të ndryshëm, mirëpo informatat janë…
Në 24 orët e fundit, Strumica ka qenë qyteti me ajër më të ndotur, por ndotje ka patur sërish në Shkup, edhe atë në nivele alarmante, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në Lisiçe, ndotja arriti në 584 mikrogram për metër kub grimca PM10. Në Rektorat u regjistrua ndotje prej 362 mikrogram për metër kub, 313 në Karposh, 250 në Gazi Babë, 202 në Qendër dhe 201 në Milladinovc. Në Strumicë ndotja arriti në 670 mikrogram për metër kub. Në Manastir ndotja arriti në 355, në Tetovë 2019, Kërçovë 165, Kimanovë 473, Kavadar 461 dhe KOçan 162. Edhe këtë mëngjes, në disa qytete…
Një vjedhje ka ndodhur në Shkup që mbase mund të konsiderohet e pazakonshme për faktin e vendit ku ka ndodhur kjo vjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Persona të panjohur kanë thyer zyrat e Agjencisë Informative të Maqedonisë për ta plaçkitur. Hajnat kanë vjedhur pajisje teknike të AIM-së. Policia ka kryer ekspertizën e duhur dhe janë ndërmarrë masa për të kapur plaçkitësit./
Siç duket ministrit të Drejtësisë, Bilen Salijit nuk i bëjnë përshtypje dorëheqjet nga Këshilli për reforma në drejtësi, edhe pse dy eskpertë të pavarur tashmë janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në deklaratën e tij për TV24, kuptohet se Saliji nuk ka ndonjë informatë për dorëheqjen e Mirjana Najçevskës dhe thotë se Këshilli do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë aktive. Njiherit, Saliji demanton pohimet që Këshilli është vetëm një mjet që hap rrugën për miratimin e ligjeve të pushtetit.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata, por ka prani të lagështisë në rrugët që përshkojnë vendet më të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), shoferët duhet gjithsesi të kenë kujdes, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të shfaqen rrokullisje të gurëve, ndërkaq dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalja nga Maqedonia dhe kjo informatë vlen vetëm për pjesën e Maqedonisë./Telegrafi/
Besimtarët ortodoks të Maqedonisë festojnë sot Krishtlindjet ortodokse. Në të gjitha manastiret që nga mëngjesi janë duke u mbajtur liturgji fetare për këtë ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Manifestimi qendror mbahet në Kishën e Shën Klimentit të Ohrit në Shkup, ku kryepeshkopi Stefani mbanë liturgji për Shën Vasilin e madh. Me këtë rast, Stefani tha se kontributi i Kishës ortodokse në aspekt të sundimit të paqes dhe vllazërisë ndërmjet njerëzve përbëhet parasegjithash nga vetësakrifica dhe dëshmia për dashurinë e Zotit, dhe nga shpresa në shpëtimin e Tij.
Të dhënat e para flasin se bëhet fjal për një burr I moshës rreth 30 vieçar nga fshati Gjurgjevisht, Djali 5 vjeçar nuk ka mundur të ju mbijetoj plagëve të rrënda dhe ka ndëruar jetë./Flaka/ Rasti është konfirmuar edhe nga të afërmit e familjes që gjenden në vendlindje sipas të cilëve nga gjendja e rrëndë ekonomike dhe papunsia po ashtu familja thonë se babai I fëmiut nuk ka qënë mir psiqikisht. Gjendja e rrëndë ekonomike ka rrënduar edhe gjendjen e babait dhe papritur morëm lajmin e hidhur thonë familjarët me lot në sy duke përshkruan gjendjen tmeruese kur kanë parë…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, vende-vende me vrënësira të pakta dhe erë të lehtë jugore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nëpër lugina pritet të ketë edhe mjegull. Temperatura do të lëvizë nga 6°C e deri më 16°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse tempratura do të arrij deri 10°C.
Mjeku i Ndihmës së shpejtë nga Gjevgjelia ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës ndaj T.N (63) nga Selaniku, Republika e Greqisë, i cili ka qëndruar në qytetin në rrugën “Boris Kidriç”. Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur dje në orën 09:20. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli. Me urdhër të Prokurorit Publik mbi trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi.
Policia e Maqedonisë përmes një komunikate njofton se gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 16:00 deri 18:00, mbi bazë të urdhërit gjyqësor zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e personit B.M (22) nga Tetova.