Author: Semi

Në një deklaratë për Portalb.mk deputeti Nexhbedin Karemani reagoi pas pres konferencës për gazetarët të mbajtur sot në Tetovë në të cilin u kërkua që ai të respektojë, sipas tyre, kryetarin legjitim të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin. Sipas tij, gjithçka ka filluar pas disfatës së Kasamit në zgjedhjet lokale të tetorit, kur kryesia ka filluar të kërkojë nga Kasami përgjegjësi për humbjen dhe ai nuk ka dashur të dorëhiqet. “Kemi kërkuar dorëheqje nga ai disa herë por ai ka bllokuar të gjitha organet dhe sa herë që ka mbajtur këshilli mbledhje, katër mbledhje, kur ka ardhur në rend dite pika për dhënie të përgjegjësisë, ai…

Lexo më Shumë

Propozimligjet e njohura si  reformatore, janë duke pritur kthimin  e deputetëve në Kuvend, që janë në pushim për shkak të festave të fundvitit dhe te atyre të fillimvitit. Nga 28 dhjetori i vitit të kaluar në shtëpinë ligjdhënëse nuk ka të paraparë asnjë aktivitet. Dita e parë e punës për deputetët  për këtë vit është 9 janari, me punimet në komisionin për Çështje Evropiane. Edhe në faqen zyrtare të Kuvendit tani për tani ka paralajmërim vetëm për një seancë të  komisionit për Ceshtje Evropiane  të caktuar për më datë 15  janar, në të cilën duhet të bëhet prezentimi i programit…

Lexo më Shumë

Raportohet se një tërmet e ka goditur qytetin e Ohrit, por me një intensitet të dobët, bën të ditur portali Ohridnews. Sipas Qendrës europiane-mesdhetare seizmologjike, tërmeti është regjistruar në territorin e Maqedonisë, por nuk kanë të dhëna të sakta për epiqendrën.

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov është pyetur nga gazetarët rreth zhvillimeve dhe përplasjeve të brendshme në partinë Lëvizja Besa. Sipas tij, gjithçka që ndodhë është çështje brendapartiake e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. ”Secila parti, në zhvillimin e saj ka stade të caktuara, mënyra se si zhvillohen. Do ta lëmë në duar të tyre që vetë t’i sjellin përfundimet, të cilat do tëp ranohen nga LSDM-ja”, deklaroi Shilegov. Njiherit, kryebashkiaku i Shkupit tha se brenda VMRO-DPMNE së ka zhvillime ende më të mëdhaja se sa ato te Lëvizja Besa.

Lexo më Shumë

Zjarri që shpërtheu sot paradite në një banesë në qendrën e Shkupit është lokalizuar, ndërsa gjatë shuarjes nuk ka të lënduar, deklaroi për MIA-n komandanti i Njësisë Zjarrfikës Territoriale të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomevski. Është djegur një banesë në katin e dytë në një ndërtesë në rrugën “Dame Gruev” si dhe ballkoni në një banesë afër saj. Njësitë zjarrfikëse kanë intervenuar me shtatë automjete dhe siç theksoi Tomevski, në kohë është parandaluar përhapjen e zjarrit. Tani për tani nuk ka informacione për shkakun e zjarrit. Ekipet policore janë në ndërtesën ku ka shpërthyer zjarri. Nga policia theksojnë se ende…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot mori pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin Shën Leontij në Vodoça afër Strumicës. “Kjo festë përkujton që të përgatitemi, të bëjmë vend në zemrat tona, ta plotësojmë me dashuri dhe gëzim, sepse gëzimi është themeli i jetës shpirtërore. Krishti lindi”, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk. Në foto kryeministri Zaev është në shoqërinë e babait të tij.

Lexo më Shumë

Një ndërtesë është përfshi nga zjarri në Shkup, në afërsi të Kuvendit të Maqedonisë, në rrugën ”Dame Gruev”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zjarri është lokalizuar dhe shuar, ndërkaq janë dëmtuar dy banesa. Sipas Makfax, banorët kanë pohuar se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Banorët kan bërë të ditur se kanë patur probleme me pronarin e banesës ku ka filluar zjarri dhe se e kanë raportuar disa herë. Pronari është në stacionin policor dhe janë ndërmarrë masat për të hetuar dhe ndriçuar rastin. https://youtu.be/ysc1T7N0kIU

Lexo më Shumë

Përpilimi i ligjit të ri për energjetikë është në fokus të sektorit ekonomik të Qeverisë. Me ligjin e ri, thonë, sigurohet konkurrencë në energjetikë dhe liri për qytetarët të zgjedhin nga cili furnizues do të furnizohen me energjense, ndërsa eliminohet edhe konflikti i interesave, si dhe kërcënimin për sanksione për vendin për shkak të moszbatimit të pakos së tretë energjetike të legjislacionit evropian. Agjencia AIM bën të ditur se me ndryshimet e Ligjit eliminohet kërcënimin nga Këshilli i Ministrave për sanksione, sepse qeveria e mëparshme nuk iu përmbajt afatit deri më vitin 2016 ta implementojë paketën e tretë të energjisë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me rastin e Lindjes së Krishtit – Krishtlindjes dërgoi urim deri te Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z Stefan, si dhe deri te të gjithë pjesëtarët e besimit ortodoks. Festa më e shenjtë krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja, theksohet në urim është festë kur kultivohen mendimet dhe veprat e mira, posaçërisht ndaj më të afërmve dhe ndaj atyre të cilëve dashuria e tillë dhe mbështetja u nevojitet më së shumti. “U dëshiroj shëndet të mirë dhe qetësi shpirtërore, dhe të gjithë bashkëqytetarëve të cilët e festojnë këtë festë, u dëshiroj…

Lexo më Shumë

Një grabitës i maskuar ka plaçkitur një barnatore në qendrën tregtare “Leptokaria” në Shkup. Ai kërcënoi me thikë një nga punonjësit për të marrë paratë nga qarkullimi ditor, pas të cilit u arratis. Policia po ndërmerr masa për të gjetur kryerësin dhe për ta sqaruar ngjarjen. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë bën të ditur se gjatë vitit 2017 ka zbuluar 1908 raste të vozitjes së automjeteve të ndryshme, pa patentë shoferi. Mesatarisht janë hasur 150 shoferë ”ilegalë”, respektivisht nga pesë në ditë. Ata kanë vozitur vetura, por edhe furgona, kamionë e minibusë. Disa nga ata kanë qenë edhe pjesë e transportit publik. Të evidentuarit janë të moshave 15, 16, por edhe 35 e deri 40 vjeçare. Nga të evidentuarit ka persona që e kanë përsëritur këtë shkelje ligjore. 1518 raste janë hasur kur vetura nuk ka qenë e regjistruar, shkelje e dënueshme nga 100…

Lexo më Shumë

Një familje pesëanëtarëshe nga Strumica ka pësuar aksident të rëndë komunikacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga shkaqe ende të panjohura, automjeti i familjes Donev është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga në Nashville në shtetin Tennesee. Në aksident, ka vdekur Violeta, 41 vjeçare, kurse është lënduar rëndë burri i saj. Tre fëmijët janë lënduar gjithashtu, por lehtë. Një aksion humanitar është inicuar në SHBA për të ndihmuar këtë familje.

Lexo më Shumë