Author: Semi

Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për një denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 67.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të jetë 69.5, EURODISEL për 60.5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shitet për 49 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me vendim të KRRE për 0.539 denarë për kilogram do të rritet edhe çmimi i mazutit dhe do të arrijë 29.906 denarë për kilogram.

Lexo më Shumë

Ne Komunen e Likoves, momentalisht po kryhen pune, ne realizimin e disa projekteve, te cilet te gjithe bashke tejkalojn vleren prej 1.2 milion Euro. Ne vazhdim do ti permendim nje nga nje: Ujesjellesi nga f.Likove, permes f.Hotel e deri tek varrezat e f.Matec, vlera e investimit, 30.750.000,oo denare apo 500.000,oo Euro 2. Kanalizimi fekal ne f.Matec, vlera e investimit, 6.500.000,oo denare apo 106.000,oo Euro 3. Kanalizimi fekal ne f.Hotel, vlera e investimit, 11.400.000 denare apo 185.000,oo Euro 4. Vazhdimi i shtratit te lumit ne f.Likove, vlera e investimit, 10.300.000,oo denare apo 168.000 Euro dhe 5. Shtrati i lumit ne f.Sllupcan,…

Lexo më Shumë

Rreth 5 mijë denarë dëm ka shkaktuar një person deri tani i panjohur, pas vjedhjes që kreu dje në Xhaminë në Reçicë të Vogël në Tetovë, e cila gjendet në rrugën “172”. Sipas të dhënave të SPB Tetovë, vjedhja është kryer rreth orës 14:00, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Vjedhësit kanë hyrë në objekt përmes derës së hapur dhe në hapësirën e madhe për lutje kanë marrë një kuti, e cila ka qenë e montuar në mur, në të cilën ka pasur rreth 3 mijë denarë. Pas kësaj kanë marrë edhe kamerën dhe janë larguar nga xhamia. Sasia e plotë e vjedhur…

Lexo më Shumë

Një vajzë e cila anonimisht i është drejtuar ueb faqes për të rinj fakulteti.mk ka treguar për arsyet që e kanë bërë që ajo të largohet dhe mos kthehet më kurrë në Maqedoni. ”Këto ditë lexoj lajme për Ligjin për gjuhët, ndërrimin e emrit dhe për ajrin e ndotur. Njerëzit llafosen rreth asaj çka bën dhe çka nuk bën. Ulem dhe habitem. A do të lëviz ndonjëherë Maqedonia ndonjëherë nga pika e vdekur?” ”Sa vite kemi kaluar në protesta, konflikte dhe ofendime ndaj njëri tjetrit. Unë isha atje në ato protesta për të cilat mendoja se janë me vend dhe…

Lexo më Shumë

Përkundër paralajmërimeve për hapjen e shpejtë të kalimit kufitar Bellanoc-Stançiç, që lidh vendin tonë me Kosovën, edhe ky fillimvit e gjen këtë kufi të mbyllur. Kjo madje ishte një ndër temat për të cilën u diskutua në takimin e parë të Komitetit të përbashkët për integrim evopian të dyja vendeve. Ministrja për integrim evropian e Kosovës Dhurata Hoxha, vendi i së cilës duhet të merret me ndërtimin e pikës kufitare, tha se në qeveri është diskutuar për përshpejtimin e procedurave. Në Qeverinë e Republikës së Kosovës e kemi ngritur këtë çështje, e kemi diskutuar pra nga ana jonë edhe ne…

Lexo më Shumë

Në zyrat zëvendësministrave dhe drejtorëve që iu ndanë Aleancës për Shqiptarët, vazhdojnë të qëndrojnë emrat e funksionarëve të partisë së Selës edhe pse të njëjtit nuk paraqiten në punë pas deponimit të dorëheqjeve. Që të lëshojnë pozitën që u është dhënë, ata po presin vendimin e Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit për Televizionin Alsat përmes një mesazhi tha se institucionet që i janë ndarë Aleancës për Shqiptarët gjatë formimit të Qeverisë, vazhdojnë të jenë nën udhëheqjen e anëtarëve të partisë së Selsë deri në zgjedhjen e drejtorëve dhe zv/ministrave të rinj. Në mungesë të tyre, Zaev tha…

Lexo më Shumë

Pas raundit të ri të bisedimeve për emrin mes negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin Metju Nimic, të mërkurën në Davos të Zvicrës do te mbahet takimi i pare dhe i drejtpërdrejtë mes dy kryeminstrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Në takim, kryeministrat do të diskutojnë për emrat e vendosur në tryezë, për disponimin e palëve rreth zgjidhjes, si dhe vazhdën e punës që do të zhvillojnë grupet e punës, të kryesuara nga vetë ministrat respektivë të jashtëm. Emrat që përfliten nga media greke dhe vendore janë Gorna Makedonija, Nova Makedonija, Severna Makedonija, Vardarska Makedonia, Republika Makedonija (Skopje), por…

Lexo më Shumë

Personat fizik të cilët kanë të ardhura më të larta se një milion denarë duhet të paguajnë TVSH dhe për këtë nuk duhet të ketë diskutime ose dilema, tha në një deklaratë për Alsat, këshilltari në Ministrinë për Financa, Branimir Jovanoviq. Derisa publiku dhe ekspertët kanë dilema në lidhje me atë se cilat kategori të qytetarëve duhet të jenë taksapagues të TVSH-së, Jovanoviq është kategorik në qëndrimin e tij, duke thënë: “Taksapagues është çdo person që kryen veprimtari ekonomike të pavarur.” “Edhe në këtë pjesë nuk ka asnjë ndryshim gjatë periudhës së kaluar. Kështu ka qenë gjithmonë, që nga miratimi…

Lexo më Shumë

Në të ashtuquajturën “Qendër humanitare ruse-serbe”, së fundi janë kyçur edhe strukturat e sigurisë nga Maqedonia. Për ekspertët perëndimorë ky qenka sinjal për alarm, ngase për Shkupin zyrtar ky do të ishte një gabim i rëndë Xhemal AHMETI Bruksel, 19 janar – Edhe struktura policore dhe të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë tashmë janë pjesë gati e rregullt e programit serbo-rus, i cili fshihet pas logos “Qendra humanitare serbo ruse” në rrugën “Vozduhopllovaca” 1, të qytetit Nish. Qendra qëmoti është demaskuar si operatore për riformimin e rrjeteve të spiunazhit rus në Ballkan. Kjo është arsyeja se pse SHBA-të dhe qeveritë perëndimore…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, Ljupço Nikollovski, sot në kuadër të panairit “Java e Gjelbër” në Berlin, në ceremoninë formale për nënshkrim të Deklaratës Evropiane për sojë, e organizuar nga ana e ministrit hungarez për bujqësi, Sándor Fazekas, nënshkruajti deklaratë solemne, me të cilën Maqedonia jep përkrahjene e saj për këtë Deklaratë Evropiane për sojë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë deklaratë jepet përkrahje për prodhimin e rritur të sojës dhe kulturave tjera leguminoze për produket ushqimore, si kontribut për zhvillimin e sistemeve bujqësore më të qëndrueshme në Evropë, si dhe përkrahje për Agjendën 2030 në Kombet e Bashkuara dhe…

Lexo më Shumë

Cili është mendimi i qytetarëve pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Maqedonia nuk do të jetë anëtare e aleancës pa e ndërruar emrin. Disa janë me qëndrim se Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s, pasi vendi në atë mënyrë do të jetë më i sigurt, ndërsa të tjerët nuk duan pasi mendojnë se shteti financiarisht do të jetë më i varfër. “Unë dua të jemi anëtare NATO-s. Në atë mënyrë do të kemi siguri dhe mbrojtje. Nuk do të kemi kufi dhe ndarje. Absolutisht jam pro NATO-s.” “Pse jo, jam pro NATO-s”. “Nga njëra…

Lexo më Shumë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipër ka reaguar për mbishkrimet raciste dhe gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve në Maqedoni./lajmpress.com/ Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme kërkon që autoritetet maqedonase të hetojnë dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët. Deklarata e plotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe…

Lexo më Shumë