Shumica e qytetarëve konsiderojnë se Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë e lënë anash opinionin më të gjërë gjatë procesit të votimit të ligjeve, dhe se këto ligje vijnë pa ndonjë hulumtim dhe pa ndonjë vlerësim të harxhimeve. Sipas anketës që e ka realizuar Instituti për Demokraci dhe Qendra për analiza ekonomike, qytetarët dëshirojnë të marrin pjesë në proces të sjelljes së ligjeve, por nuk i dijnë mjetet dhe mekanizmat se si të arrijnë deri këtu. Tv Telma bën të ditur se dëmi i sjelljes së ligjeve pa ndonjë analizë është i madh, kurse problemi më i madh është mungesa e…
Author: Semi
Gara për pozicionime dhe mospërfillja e strukturave partiake nga ana e Ramiz Merkos ka filluar të tensionojë situatën brenda figurave kyçe në degën e BDI-së së Strugës, mëson ts.mk Sipas burimeve të sigurta, sot rreth orës 14:30 nga dëshmitarë të rastit janë dëgjuar të shara, përplasje gjërash dhe thyerje xhamash në katin ku ndodhet kryetari i komunës. Burimet tona nuk saktësojnë se kush e ka kryer aktin apo ndaj kujt janë drejtuar ofendimet dhe sharjet, por jozyrtarisht marrim vesh se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të pakënaqësive nga ndarja e pozitave drejtuese. Një pjesë të madhe të pozitave…
Nxënësit e ciklit të ulët të Shkollës Fillore ”Kemal Ataturk” në Vërtekicë, nuk kanë vazhduar gjysmëvjetorin e dytë, sikurse të gjithë moshatarët e tyre. Ata kanë vendosur që ta bojkotojnë mësimin, për shkak të vendimit të fundit të komunës së Studeniçanit dhe drejtorisë së shkollës, që të pezullohet një nga dy paralelet ekzistuese në Shkollën Fillore “Kemal Ataturk”. Banorët e fshatit Vërtekicë shprehin revoltën e tyre lidhur me këtë vendim, duke theksuar se nuk e kanë të qartë se si mund të zhvillohet procesi mësimor në vetëm një paralele me tre gjenerata, gjegjësisht se si mund që nxënësit e klasës…
Haraçinës sapo morrëm njoftimin se shpallet konkurs për tre arsimtarë të gjuhës angleze, pasi arsimtarët aktual nuk kan të mbaruar drejtimin adekuat dhe kërkohet zëvendësimi i tyre nga profesorë të diplomuar të gjuhës angleze, përcjell Shigjeta.net. Bëhet fjalë për shkollën fillore “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” – Haraçinë. Ja dhe shkrimi i plotë origjinal: Nëse bëhet fjalë për fëmijët tanë të cilët janë ardhmëria jonë,ardhmëria e këtij vendi,ardhmëria e Haraçinës,atëher ne nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të i edukon një arsimtar që nuk ka njohuri në atë drejtim,dhe për këtë arsye drejtoria e shkollës në Haraçinë hap konkurs për 3…
Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër J.P.(27) nga fshati Gërçec i Shkupit për shkak të vjedhjes së rëndë. Vjedhja është kryer më 22 janar rreth orës 12:20 në rrugën Boris Sarafov, raportojnë mediumet maqedonase. Vjedhësi pasi ka marrë veturën menjëherë është aksidentuar dhe në afërsi të fshatit Kondovë e ka lënë veturën dhe ka ikur. Shum shpejt J.P. është arrestuar ndërkaq vetura i’u është kthyer pronarit. Mediat e ndryshme raportuan se vetura e vjedhur ka qenë e ish deputetit të PDSH-së, Fatmir Etemi.
Ministri i diaspores, Edmond Ademi ka realizuar takim miqësor me zëvendës Kryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj. “Diskutuam marrëdhëniet bilaterale dhe hapjen e një etape të re të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të bashkëpunimit intenziv rajonal”, ka njoftuar Ademi pas takimit.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani realizoi një takim me kryeprokurorin e ri të vendit, Ljubomir Joveski, me të cilin bisedoi për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështje të interesit të përbashkët. Selmani ka shprehur shqetësimin se në Maqedoni ka politikë të mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve, prandaj kërkoi nga Joveski që sa më shpejtë të procesohen lëndët që dhunuesit të dalin para drejtësisë. Kryetari i SHGM-së u ankua se prokuroria i ka refuzuar paditë për gjuhë të urrejtjes ndaj gazetarëve, pa ndonjë argumentim serioz, prandaj kërkoi që këto raste të rishqyrtohen. Palët kanë rënë…
A po bëhet politikë me rastin e Almir Aliut, i cili vdiq pasi u shkel me makinë? Ka apo s’ka standarde të dyfishta në gjyqësor? Pse duhet shoqëria civile me protesta, të kërkoj drejtësi për këtë rast? Cilat janë pasojat nëse i rikualifikohet lënda nga tentim vrasje, në fatkeqësi trafiku? Dërgoni pyetjet tuaja që keni për mysafirët, dhe moderatori do t’i lexoj ato gjatë emisionit të drejtpërdrejt! ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21! Tema: Rasti i Almir Aliut! Debatojmë me: Ixhet Memeti, avokat i popullit Visar Vishka, aktor/organizator i protestës Sejfulla Osmani, avokat / ish-prokuror Ibraim Bajrami, avokat i familjes Aliu…
“Sot kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka realizuar një takim me koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Maqedoninë, zotëri Ajtekin Ajdën. Në këtë takim është biseduar për demografinë e Komunës së Zhelinës, për nevojat infrastrukturore të komunës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës së Zhelinës me Agjencinë TIKA”, thuhet në njoftimin e komunës. Duke shtuar se takimi i kryetarit Sejdiu me përgjegjësin e TIKA-s,vjen pas takimeve të shumta që kryetari Sejdiu me biznesmenë dhe investitorë të huaj për bashkëpunime dhe investime në sfera të ndryshme.
Burime nga burgu i Idrizovës për gazetën Koha njoftojnë se rreth orës 13 e 30 minuta është vetëmbytur një i burgosur në burgun e Idrizovës. Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për personin I.M., i moshës 37-38 vjeçare nga Kërçova. Ai ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm, kurse deri tani ka vuajtur rreth 13 vite. Shokë të tij nga burgu kanë thënë se I.M. ka vendosur t’i japë fund jetës i dëshpëruar që nuk është përfshirë në ligjin për amnisti./Koha.mk/
Kështu duken zyret e Lëvizjes BESA në Shkup pas “plaçktijes” që i bënë përkrahësit e kryetarit të shkarkuar të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Shihet se ata kanë plaçkitur gjithçka, përveç mureve. Janë marrë edhe dyert dhe në disa vende është hequr edhe instalimi i energjisë elektrike.
Në Maqedoni më herët ka pasur stagnim të zhvillimit të ideve që pastaj të punojnë si start-up ose si kompani serioze që do të punësojnë të rinj dhe do të zhvillojnë ide në të ardhmen. Lista prestigjioze e njerëzve të suksesshëm nga ‘Forbes’ ka nxjerrë rezultate të mira për Ballkanin dhe për Maqedoninë në veçanti. Nëntë sipërmarës të rinj kanë prejardhjen nga Ballkani, ndërsa dy prej tyre janë nga Maqedonia. Në listën e sipërmarrësve nga Ballkani figurojnë edhe Nina Angelovska nga Grouper.mk dhe Zharko Dimitroski nga ”Eden na Eden”. Grouper ka zhvilluar shitjen online dhe për momentin ka 170.000 përdorues…

