Treni i linjës Kërçovë – Shkup, ka mbetur tre orë i bllokuar në Gostivar. Shkak i bllokadës ka qenë kapja e një kablloje elektrike nga ana e trenit në Lagjen Tullana. Rastin është paraqitur në polici, por ekipet e hetimit kanë intervenuar vetëm pas tre orëve, raporton Flaka Kështu thonë punonjësit e hekurudhave të Maqedonisë në Gostivar dhe udhëtarët. Këta të fundit u ankuan për vonesën e gjatë, pasi kanë pasur punë me tremine në Shkup dhe një pjesë e tyre është obliguar që të udhëtojë me autobusë, për çka është dashur të paguajnë dy herë. Treni i linjës Kërçovë-Shkup,…
Author: Semi
Dhjetëra profesorë të Gjimnazit të Tetovës “Kirill” Pejçinoviq në shenjë proteste për vonesën e rrogës së dhjetorit kanë bojkotuar orët e parë të mësimit. Udhëheqësia e shkollës mbështet protestën e profesorëve dhe apelon deri tek autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Ligji për pagesën e rrogave e dimë që ka një afat se deri kur duhet të paguhen. Kuptohet se edhe profesorët kanë të drejtë sepse një pjesë e madhe janë raste që do i quaja edhe sociale me borxhe me kredi nëpër banka dhe bankat nuk falin ata kërkojnë që të paguash këstin”, deklaroi…
Pas pushimit dimëror, nxënësit janë rikthyer sot në bankat shkollore për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Edhe në këtë gjysmëvjetor, nxënësit dhe profesorët akoma janë të detyruar të vazhdojnë mësimin me mungesë të librave shkollor, ndërsa edhe ata libra që janë në dispozicion, një pjesë e tyre përmbajnë gabime dhe shtrembërime të shumta. Problemet më të mëdha janë hasur në librin e historisë, gjithashtu edhe librat në gjuhën shqipe, maqedonase, angleze, biologji, kimi dhe disa të tjerë. Naser Miftari, profesor në Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku”, tha për Televizionin Shenja se problemi me librat është shqetësim…
Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Çair, Xhemile Memedi është zgjedhur kryetare e Këshillit komunal të Çairit. Këtë zgjedhje komuna e ka cilësuar si të duhur dhe në interes të përgjithshëm. Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi Lëvizjes Besa, e cila këtë veprim e ka cilësuar si afrim të grupit të ish kryetarit Kasami me BDI, njofton Almakos. Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla thotë se për zgjedhjen e Memedit kryetare të këshillit të komunës “pro” kanë votuar 15 këshilltarë, dhe sipas tij kjo është rezultat I mirëkuptimit dhe vullnetit në interes të përgjithshëm të qytetarëve…
Nuk kam bë terror, nuk e kam rrezikuar sigurinë e popullit maqedonas. Është shkelur ligji dhe Kushtetuta me arrestimin tim. Për policinë nuk kishte peshë imuniteti im. Më kanë mbajtur 16 orë me pranga në duar”, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklin Peshevska, në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit në Shkupit. Peshevska, e cila gjendet në arrest shtëpiak për shkak të ngjarjeve të 27 prillit, tha se nuk ka kryer asnjë vepër penale, transmeton Makfax. “Nuk mundem të përsëris vepër që nuk e kam bërë. Nuk e kam ndërmend të arratisem dhe të ndikoj ndaj dëshmitarëve. I kam…
E gjithë kryesia, bashkë më kryetarin dhe sekretarin e degës së Aleancës për Shqiptarët dega Butel – Shkup kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në Aleancën për Shqiptarët. Nuk dihen motivet dhe pse ka ndodhur kjo, por për situatën e krijuar sot është thirrur mbledhja e degës së Aleancës për Butelin ku do të analizohet situata e krijuar. Përndryshe ditë më parë anëtari i kryesisë qendrore të Aleancës për Shqiptarët nga Buteli i Shkupit, Arban Balliu ka reaguar në profilin e tij në facebook për anashkalimin që ua ka bërë Aleanca për Shqiptarët në takimin e zhvilluar në Shkup…
BBC ka publikuar një shkrim në lidhje me emrat, të titulluar “Përse emrat kanë kaq shumë rëndësi?”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndër shembuj interesant që përfshihen në këtë analizë, autori Jonathan Savage pa përfshirë edhe çështjen e pazgjidhur të emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas tij, kur bëhet fjalë për politikë dhe diplomaci ndërkombëtare, emrat kanë rëndësi, duke përmendur dhe disa shembuj, si Ambasada e Rusisë në Washington tani gjendet në “Boris Nemtsov Plaza”, një politikan opozitar rus, kurse Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe gjendet në rrugën Fahreddin Pasha, që sipas shtetit arab, pashai ka keqtrajtuar arabët përderisa ka…
Është ngritur padi penale kundër dy shtetasve të Shqipërisë, S.S.(36) dhe A.T.(24) për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në përdorim i substancave narkotike, psikotrope dhe prekursorë”, vepër e dënueshme sipas nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë. Sipas policisë, dy të akuzuarit pasi që kanë marrë marihuanën, e kanë paketuar në gjithsej 47 pako, e kanë vendosur në çanta dhe nga Shqipëria janë nisur përmes Maqedonisë, drogën ta transportojnë në Greqi. “Nga analiza e kryer vërtetohet se bëhet fjalë për rreth 33 kilogram marihuanë. Gjykata themelore…
Demantojmë lajmin e publikuar në disa media e që kishte të bënte me të pavërteta lidhur me aktivitetin e djeshëm të Aleancës për Shqiptarët në Strugë. Lajmi i vërtetë ishte interesi i jashtëzakonshëm dhe mbështetja e parezervë e struganëve dhe jo vetëm, ndaj idesë politike të Aleancës për Shqiptarët. Çdo lajm tjetër me tendenca për ta zbehur apo për ta larguar vëmendjen nga e vërteta, bën pjesë tek shpifjet dhe propaganda e ulët ditore e subjektit politik të quajtur BDI. Nëse vëreni mirë fotografitë e një gazetari që qarkullojnë në disa media, do të kuptoni se ku janë bërë ato…
Shtëpia e Pleqve “Kiro Kërsteski-Pllatnik” në Prilep ka ngritur kallëzime penale kundër ish-kryetarit të komunës së Prilepit, Marjan Risteski, ish-drejtoreshës së kësaj shtëpie, Irena Sterjovska-Llokvenec, dhe ndaj Darko Ribaroski, për keqpërdorime në këtë shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Penalisht është kallëzuar edhe firma “Marfill”, bën të ditur 24Vesti. Ekzistojnë dyshime se të kallëzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, pasi që Irena Sterjovksa-Llokvenec është emëruar drejtoreshë në kundërshtim me kushtet e posaçme nga konkursi i shpallur. Në këtë rast, kontestohet përvoja e punës, që sipas konkursit ishte katër vjet, kurse Llokvenec kishte më pak se aq.
Është mbajtur protestë sot në Shkup kundër rikualifikimit të lëndës për Almir Aliun. Nga pamjet shihet se të pranishëm kanë qenë edhe figura politike, kryesisht nga Aleanca për shqiptarët. Mes protestuesve shihet kryetari i Gostivarit Arben Taravari, njëherësh sekretar i përgjithshëm i ASH-së, pastaj Elmi Aziri dhe tjerë. I lutur të komentojë nëse ky organizim ka ndonjë prapavijë politike, Taravari ka thënë se ka dalë të protestojë si qytetar. Ndërkohë, në emër të organizatorëve foli aktori Visa Vishka i cili tha se kërkojnë nga Prokuroria publike që me profesionalizëm të ushtrojnë detyrën si që e lyp drejtësia. Proetstuesit pastaj prej…
Shkup, 21 dhjetor 2017 (MIA) – Fakulteti Ekonomik shtetëror, Universiteti i Lubjanës, përmes qendrës rajonale në Shkup, për Kosovë dhe Maqedoni, ofron mundësi për regjistrim në studimet Master (Menaxhim dhe Organizim) në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (IBA). Siç citohet në njoftimin zyrtar, mundësia për aplikim në studimet Master është zgjatur edhe për një muaj deri në shkurt të vitit 2018, jo deri në fund të janarit 2018, siç ishte publikuar në njoftimin paraprak para një muaji. Siç citohet në njoftimin zyrtar, mundësia për aplikim në studimet Master zgjat deri në fund të janarit 2018, ndërsa ligjëratat për gjeneratën e ardhshme fillojnë në shkurt 2018. Fakulteti…