Gabimeve të shumta në tekstet shkollore duket se po u vjen fundi. Qeveria ka sjell vendim për ndryshime të Ligjit për librat e shkollës fillore dhe të mesme të cilat ndryshime i japin të drejtë Shërbimit Pedagogjik t’i ftoj botuesit, respektivisht autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Gjithashtu në ndryshimet e Ligjit është paraparë që edhe vet autorët ose botuesit të propozojnë ndryshime dhe plotësime shtesë paraprakisht pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik. Propozim Ligji për tekstet shkollore të arsimit fillor dhe të mesëm,…
Author: Semi
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas vizitës në Stacionin Policor në Jegunovcë, tha se me ligjin për amnisti janë përfshirë vetëm kryerësit e veprave penale më të lehta. Ai tha se kryerësit e veprave të rënda nuk mund të përfshihen në këtë ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni. https://youtu.be/-CKdqfd6S4c “Qëllimi i amnistisë, është krijimi i kushteve në hapësirat e burgjeve dhe në ligj është e precizuar se për cilat vepra do të lirohen të burgosurit. Me ligjin për amnisti nuk përfshihen personat që janë të dënuar përjetësisht, vrasësit, pedofilët, kryerësit e veprave të rënda ndaj shtetit dhe personat të cilat…
Të gjith gjykatësit për krime të organizuara janë ftuar në mbledhje urjgente te kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit pas shtyrjes së sotme të tre seancave të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas 24Vesti, kryetari Ivan Xholev ka kërkuar bashkërendim më të madh ndërmjet gjykatësve për të penguar shtyrjen e lëndëve të PSP-së, siç ka ndodhur në të kaluarën e afërt. Përndryshe, sot u shtynë senacat për lëndët “Trust”, “Transportuesi” dhe “Spiuni”. https://youtu.be/sdUD7Oe3GFs
Nuk është vetëm kryeministri i Kosovës, Ramush Haredinaj që shijon pushimet luksoze, ka nga ata që nuk i shfrytëzojnë parat e shtetit por ëndrrën e bëjnë realitet. Biznesmeni nga Tetova,Lavdrim Beadini siç duket ka vendosur që të sfidojë kryeministrin e Kosovës duke shkuar në pushime mes Afrikës dhe Australisë më saktësisht në Mauritius. Siç duket Mauritius është një parajsë në vete ku gjithçka që sheh në ëndërr mund të shijosh në këtë ishull mes dy kontinenteve. Një pasion i madh i Lavdrim Beadinit është edhe udhëtimi. Ai shpesh herë ka treguar aventurat e tij për të vizituar të gjithë vendet e…
Një varg paqartësish karakterizojnë obligimin që personat fizik të cilët kanë bërë qarkullim mbi 1 milion denarë në vitin 2017, të regjistrohen si obligues të TVSH-së. Nuk është e qartë se cilat kategori janë përfshirë dhe nëse do të ketë dënime për ata që nuk janë regjistruar deri në afatin ligjor i cili skadoi më 15 janar. Maria Xhons, e cila punon si përkthese, ishte njëra nga kundërshtarët më të zëshëm kur para tre viteve Qeveria e atëhershme e OBRM-PDUKM-së, tentoi që t’u imponojë taksa më të larta honoraristëve. Sot ajo është edhe kundër tentimit të këtij pushteti të LSDM-së…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se nuk ndjehet i befasuar nga mos-dekretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov. Rama shton se do ishte surprizuar nëse Ivanov do ta bënte të kundërtën. Ai demantoi akuzat e Ivanov ndaj Shqipërisë, duke theksuar se Shqipëria posedon agjendë publike për politikë të jashtme. “Nuk kishte surprizë për mua sepse qëndrimi i Presidentit ishte i njohur edhe më parë dhe do të ishte surprizë nëse Presidenti do ta kishte dekretuar ligjin, por kjo nuk do ta pengojë ligjin që të bëhet ligj. Kjo është gjëja më e rëndësishme”,…
Për këtë të shtunë është caktuar një takim i përbashkët i kreut shtetëror për të diskutuar çështjen e emrit të vendit, shkruan Fakte. Pas takimit që pritet nesër ta ketë kryeministri Zoran Zaev me kryeministrin grek Cipras në Davos, të shtunën kjo çështje do të shtrohet në tavolinë në Shkup, për ta diskutuar krerët e partive më të mëdha në vend, në prezencë edhe të Presidentit. Siç mësohet, në takim do të marrin pjesë kryeministri dhe njëherit kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i partisë më të madhe shqiptare BDI, Ali Ahmeti, kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, si…
670 persona do të lirohen nga dënimi me burg, kurse 3097 të tjerëve do t’iu shkurtohet dënimi për 30% me ligjin për amnisti, i cili që nga dje është i plotfuqishëm. Nga burgu më i madh në Maqedoni, Idrizova, nga gjithsej 1754 të burgosur, amnistisë do ti gëzohen 1438 persona nga të cilët… 621 janë maqedonas 569 janë shqiptarë 257 janë romë 26 janë serbë Në hyrjen e ligjit, propozuesi arsyeton amnistinë edhe me kursimin e mjeteve buxhetore, pasi që pas lirimit të një numër të madh të burgosurve nuk do të harxhohen para për përmirësimin e kushteve nëpër burgje.…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, ku është diskutuar për një etapë të re të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, që do të jetë përmbajtjesore dhe me projekte konkrete bashkëpunimi. Hoxhaj dhe Zaev kanë diskutuar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si hapi i parë që do ta hapë rrugën e zhvillimit të bashkëpunimeve të reja në shumë fusha. Palët janë pajtuar që kjo mbledhje të mbahet në mars të këtij viti, ndërsa së shpejti do të bëhet e ditur edhe…
Shumica e qytetarëve konsiderojnë se Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë e lënë anash opinionin më të gjërë gjatë procesit të votimit të ligjeve, dhe se këto ligje vijnë pa ndonjë hulumtim dhe pa ndonjë vlerësim të harxhimeve. Sipas anketës që e ka realizuar Instituti për Demokraci dhe Qendra për analiza ekonomike, qytetarët dëshirojnë të marrin pjesë në proces të sjelljes së ligjeve, por nuk i dijnë mjetet dhe mekanizmat se si të arrijnë deri këtu. Tv Telma bën të ditur se dëmi i sjelljes së ligjeve pa ndonjë analizë është i madh, kurse problemi më i madh është mungesa e…
Gara për pozicionime dhe mospërfillja e strukturave partiake nga ana e Ramiz Merkos ka filluar të tensionojë situatën brenda figurave kyçe në degën e BDI-së së Strugës, mëson ts.mk Sipas burimeve të sigurta, sot rreth orës 14:30 nga dëshmitarë të rastit janë dëgjuar të shara, përplasje gjërash dhe thyerje xhamash në katin ku ndodhet kryetari i komunës. Burimet tona nuk saktësojnë se kush e ka kryer aktin apo ndaj kujt janë drejtuar ofendimet dhe sharjet, por jozyrtarisht marrim vesh se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të pakënaqësive nga ndarja e pozitave drejtuese. Një pjesë të madhe të pozitave…
Nxënësit e ciklit të ulët të Shkollës Fillore ”Kemal Ataturk” në Vërtekicë, nuk kanë vazhduar gjysmëvjetorin e dytë, sikurse të gjithë moshatarët e tyre. Ata kanë vendosur që ta bojkotojnë mësimin, për shkak të vendimit të fundit të komunës së Studeniçanit dhe drejtorisë së shkollës, që të pezullohet një nga dy paralelet ekzistuese në Shkollën Fillore “Kemal Ataturk”. Banorët e fshatit Vërtekicë shprehin revoltën e tyre lidhur me këtë vendim, duke theksuar se nuk e kanë të qartë se si mund të zhvillohet procesi mësimor në vetëm një paralele me tre gjenerata, gjegjësisht se si mund që nxënësit e klasës…