Fadil Lepaja E keni të freskët thënien legjendare, të kryetarit nga viset legjendare, ku gjithçka është legjendare? Kur thuhet diçka, atëherë bjeri vulë me simbolin e kupolës. Sidomos mos dyshoni në nocionet elementare, të cilat ju mbase keni menduar se i dini, por jeni gabuar. Ju nuk i dini. E keni ju të qartë, çfarë do të thotë linçim? Ç’ është e vërteta, kjo është një fjalë e cila, bashkë me sintagmën demokraci e brendshme, kultin e personalitetit, po (keq)përdoret me shumicë në debatet tona, rreth fraksioneve në Lëvizjen “Vetëvendosje”, dhe po duket sheshit se përdoruesit nuk e kanë edhe…
Author: Semi
Skandalet në Institutin për kontabilistë filloi t’i hetojë Drejtoria për polici financiare. Nga kjo drejtori informojnë se sot kanë hyrë në hapësirat e Institutit për kontabilistë, ndërsa hetimin do ta vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Hetimi i policisë financiare përfshin punën materiale-financiare dhe dyshimet se vendimet në këtë Institut janë sjellë nga persona që nuk janë pjesë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministria e Financave konfirmoi skandalin në këtë institut në lidhje me shkarkimin e kryetares Lençe Llapazovska, që dje e publikoi ‘Makfaks’. Nga Ministria e Financave thonë se nuk kanë dhënë mendim pozitiv për shkarkimin e drejtores, edhe…
Në periudhën gjatë muajve janar dhe shkurt ndotja e ajrit është ulur krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve 2016-2017, njoftoi zëvendësministri për mjedis jetësor, Jani Makraduli. Ai pohon se çdo ditë bëjnë kontrolle të ndotësve. “Pas vitit të ri, përkatësisht, në fillim të këtij viti ka kontrolle të përditshme dhe në bazë të kësaj ndërmerren masa adekuate. Pra, bëhen kontrolle. Disa prej ndotësve morën masa parandaluese në lidhje me ndotjen për shkak të mbikëqyrjes që bëhet sipas ligjit”, u shpreh Jani Makraduli, zëvendës ministër i Mjedisit Jetësor. Disa organizata joqeveritare i prezantuan masat për uljen e ndotjes. Jovan Despotovski,…
E veja e presidentit të Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviq, Milena Popovic Ivanoviq ka mohuar spekulimet se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq disa ditë para vrasjes, refuzoi të pranojë gruan e Ivanoviq në Presidencën e Serbisë në Beograd. “Ky informacion nuk është i saktë. Ata kishin rënë dakord paraprakisht për t’u parë, por ai takim nuk erdhi, – Milena Popoviç Ivanoviq shpjegoi shkurtimisht për median serbe. Pas deklaratave të presidentit të Serbisë se “ndihmoi Ivanoviq shumë se politikanë të tjerë,” në qarqet e larta politike ka pasur spekulime në lidhje me refuzimin e pretenduar të Vuçiq në prag të vrasjes në…
Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar lidhur me rastin e çarjes së gomave të makinës private të nënkryetarit të partisë së tyre, Remzi Memedi. Ai përmes një postimi në facebook ka theksuar se nuk mund të frikësojë askush ASH-në. “U informova që në Kërçovë nënkryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët z.Remzi Memedi po pëson sulme dhe kërcënime! Ekipit të tij, atij vet deri dhe bashkëshortes së tij i kanosen në mënyrë kriminale dhe amorale. As ligji, as morali, as nderi dhe as tradita nuk lejon dhe as nuk fal cilindo që kryen akte të dhunshme ndaj cilitdo…
Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve nëpër institucionet e vendit. E fundit si dukuri ka ndodhur në Ndërmarrjen publike të rrugëve shtetërore, ku nga 90 punësime të reja, vetëm 10 prej tyre rezultojnë të jenë shqiptarë. Kjo tregon një disproporcion të madh marrë parasysh përqindjen reale të shqiptarëve, gjë që kjo Ndërmarrje ndoshta nuk mund të jetë e vetmja kur janë në pyetje punësimet e shqiptarëve. Nga atje na thënë se të gjithë të punësuarit kanë mbaruar orarin e punës dhe se për të marrë përgjigje duhet të presim deri nesër. Kjo Ndërmarrje që nga 5 gushti 2017 udhëhiqet nga Zoran Kitanov,…
Më në fund raporti për sistemin AKMIS nga komisioni i Ministrisë së Drejtësisë ka arritur në Prokurorinë publike edhe pse kaluan më shumë se një muaj për një relacion jo më të gjatë se 1 kilometër. Përgjigja e plotë e prokurorisë, për dokumentin që zbuloi se në vend që në mënyrë automatike, shumë lëndë gjyqësore nëpër gjykata janë dhënë në dorë, është ky: “Ju njoftojmë se Raporti për të cilin po pyetni ka arritur në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë dhe po punohet lidhur me të”, thuhet në kumtesën e Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë. Raporti për sistemin AKMIS…
Ekspertët hedhin dyshime mbi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Kumanovës për rikualifikim të veprës së të dyshuarit Boban Iliç nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Sipas tyre, Rregullorja e Prokurorisë Publike për organizim të brendshëm mundëson që një organ Themelor i akuzës të kërkojë mendim nga organi i instancës më të lartë, por jo në rastin konkret. Sipas juristit Bekim Kadriu, dyshimet ndaj prokurorit të lëndës rriten edhe më shumë nga fakti se i njëjtë vetëm pas dy viteve kërkon rikualifikim të veprës. Pse i duhet Prokurorit themelor të kalojnë dy vite që të futet në dilema juridike…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme ka vendosur që të zhbllokoj punën në komunat Butel, Çair, Tetovë, Gostivar dhe Tearcë dhe i rekomandoi Ministrisë së financave që të miratojë mjete për pagat e mësimdhënësve dhe administratorëve komunal. Ndërkohë thonë se kanë zgjidhur vetë problemin. Këshilli i Komunës së Gostivarit ka votuar vendimin për financim të përkohshëm të komunës së Gostivarit deri më datë 31 mars. “Jemi sot këtu që të debatojmë për të sjellë vendim për mënyrën e financimit të komunës deri në momentin e miratimit të buxhetit të komunës që të mundësojmë funksionim financiar të komunës dhe…
Filloi takimi mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit ekonomik botëror, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në fokus të takimit është zgjidhja e çështjes së emrit. Ende nuk ka paralajmërim për konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit mes dy kryeministrave të shteteve fqinje. Ditën e premte Zaev do të takohet me komisarin evropian për zgjerim dhe marrëdhënie fqinjësore, Johannes Hahn, ndërsa në ndërkohë është paralajmëruar vizitë e ndërmjetësit Nimetz në Shkup gjatë javës së ardhshme. Në takimin e fundit në kuadër të negociatave për emrin që u mbajt më…
Dega “Butel” e Aleancës për Shqiptarët ka ngritur zërin kundër kryesisë së partisë në prag të kongresit të parë, duke kërkuar kështu përfshirje në vendimmarrje dhe përfaqësim të denjë në organet partiake . Sipas tyre, Dega e Butelit ka qenë e anashkaluar si në punësime që u bënë gjatë kohës kur Aleanca ishte ne Qeveri, ashtu edhe në vendimmarrje politike.1 muaj para mbajtjes së Kongresit të partisë, është paraparë që të mbahet Kuvendi I Degës së Butelit ku do vendosin për propozimet e udheqësisë së re të kësaj dege. Kryetari për organizmin e Kuvendit të Degës së Butelit, Erkan Shabani,…
Komuna e Çairit sot ka injoruat thirrjet e gazetarit të Almakos për të sqaruar se pse vetëm në territorin e kësaj komune lejohet parkimi i makinave nëpër bulevardet, të cilat pastaj shkaktojnë kaos në komunikacion. Kryetari Visar Ganiu dhe zëdhënësi i komunës, Kushtrim Alla i kanë injoruar pyetjet e Almakos të dërguara përmes postës elektronike dhe mesazheve në celular për të sqaruar se pse vetëm në komunën e vetme me shumicë shqiptar në kryeqytet lejohet parkimi i makinave ne bulevarde, e cila është e dënueshme me ligj sepse pengon qarkullimin të papenguar të trafikut. Ganiu nuk ka qenë i kapshëm…