Tetova, Ohri, Struga, Çairi, Karposhi dhe mbi 20 komuna të tjera kanë borxhe të mëdha. Nga gjithsej 80 komuna, 22 prej tyre kanë borxhe më shumë se 1 milion euro. Komuna e Ohrit ka borxh prej 11 milionë euro dhe kjo është 78% nga buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2016. Tetova është komuna e dytë me më shumë borxhe. Ajo ka 8.11 milionë euro borxh. 7 milionë euro borxh ka komuna e Karposhit, ndërsa pas saj është komuna e Strugës. Qeveria me ligj për paraqitje dhe evidentim të detyrimeve do të përpiqet të bëjë presion ndaj komunave vetë…
Author: Semi
Forumi Rinor Shqiptar bën thirrje për anëtarësim në këtë subjekt. Ato në rrjetin social facebook kanë renditur arsyet e themelimit të këtij forumi si dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë të rinjtë për t’u bërë pjesë e tyre. Në këtë LINK mund ta gjeni formularin.
33 vjecari nga Radovishti A.R. i cili jetonte me qira në Shkup, mori një furgon të tipit “Mercedes Vito-113″, por pastaj nuk u paraqit në thirrjet telefonike dhe nuk e ktheu më furgonin. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ndodhi dje, dhe rasti u raportua në Stacionin Policor të Aerodromit, nga personi me iniciale L.K (55). Marrja me qera e furgonit ndodhi në zyrën e tij, në një firmën në rrugën ” Fevruarski pohod”. Personi nga Radovishi kërkoi të merr me qira automjetin më të madh që mundej, në periudhën kohore nga 2 deri më 7 shkurt…
Kryeministri Zoran Zaev më 21 shkurt do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Nga Qeveria bëjnë të ditur se takimi është paraparë në kuadër të vizitës së delegacionit të qeverisë së Maqedonisë në Gjermani që do të udhëhiqet nga Zaevi. Përndryshe, Zaev u takua me kancelaren Merkel në korrik të vitit të kaluar në Trieshte në margjinat e Samitit ” Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor”, ku kancelarja gjermane tregoi mbështetje për reformat thelbësore dhe integrimin e Maqedonisë në BE.
Zgjidhja e problemit me trajtimin e mbeturinave qëndron në bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve dhe të qytetarëve. Ky është mesazhi i ambasadorit holandez në Shkup, Wouter Plomp drejtuar pjesëmarrësve të konferencës të organizuar nga Avokati i popullit lidhur me praktikat më të mira për menaxhimin e mbeturinave nëpër komuna. Polmp beson se me riciklimin ose deponimin e duhur të mbeturinave do të përmirësohet edhe gjendja e ajrit. “Problemin e mbeturinave mund ta zgjedhim nëse punojmë gjithë së bashku pa dallime. Problemin e njëjtë disa vite më parë e kemi pasur edhe ne në Holadnë por me përkushtim dhe me një…
Përmes një kumtese të lëshuar në e-mail zyrtar është njoftuar hapja e organizatës së re shoqërore e cila do të lufton për kthimin e shpresës së humbur në vend. Në theks të veçantë thuhet se është lëvizje që ka për qëllimin krucial avancimin e prosperitetit të rinis shqiptare në vend. Kumtesa e plotë e FRSH-së: Të dashurë shqiptarë Forumi Rinor Shqiptar është në prag të themelimit të saj ! Duke pas parasysh tendencat aktuale të degradimit dhe defokusimit të frymës kombëtare – politike ,sociale dhe kulturore në vendin tonë ,konstatuam se është nevojë e domosdoshme aktivizimi racional dhe progresiv të kauzave…
VMRO-DPMNE thotë se grupimi në bazë të neneve i 36 mijë amendamenteve kundër ligjit për gjuhët, mund ta shkurtojë procedurën, mirëpo sipas tyre, përsëri do duheshin më shumë se 5 muaj deri në shterjen e plotë të debatit. Ata mohojnë të ketë ndonjë marrëveshje politike me pushtetin për tërheqjen eventuale të amendamenteve. Burime nga brenda partisë opozitare maqedonase thonë se në rast se nuk pranohet asnjë amendament dhe ligji miratohet kështu siç është, do dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkaq Petre Shilegov nga radhët e LSDM-së mbron Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi sipas tij ky ligj vetëm rregullon mënyrën e përdorimit…
Siç kumtoi MPB dje në orën 21:50 R.T. (83) ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Vizbeg është sulmuar fizikisht nga ana e të birit të saj N.T. (50), i cili e ka goditur me dy grushte në pjesën e kokës dhe trupit, pas ç’farë ajo është rrëzuar në vend dhe ka marrë lëndime të dukshme në lloj të ënjtjes dhe skuqjes në pjesën e kokës. Nga MPB punojnë në ndriçimin e rastit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunësit policorë./mia
Të dhënat deri tek të cilat ka arritur 24Vesti thonë se çmimi i Mercedesit qeveritar që ka kushtuar 600 mijë euro, tashmë ka rënë në 200 mijë. Jozyrtarisht, kaq është vlerësuar kjo veturë nga ana e Byrosë për ekspertiza gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Qeveria nuk japin asnjë informatë zyrtare rreth këtij vlerësimi, por thonë se procesi i tjetërsimit të këtij automjeti ka filluar, dhe se janë duke u kryer vlerësimet. MPB-ja kishte deklaruar se vetura do të shitet dhe me ato para do të blihen autoambulanca./Telegrafi/ https://youtu.be/wM3_C8eApGk
Delegacioni i OH “El Hilal”, i udhëhequr nga kryetari, Behixhudin Shehapi dhe anëtarët e kryesisë Talat Sadiku, Ali Sadiku dhe Irfan Isaku, qëndrojnë në vizitë në qytetin e Bursës. Qëllimi i kësaj vizite dyditore ishte t’i urohet posti i kryetarit të ri të këtij qyteti vëllazëror, Alinur Aktash. Në pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që u organizua për delegacionin e “El Hilal”-it u theksua rëndësia e bashkëpunimit të deritashëm në sferën e aktiviteteve sociale dhe u konfirmua gatishmëria për vazhdimin e partneritetit. Gjithashtu, delegacioni i “El Hilal”-it e vizitoi edhe ish-kryetarin e këtij qyteti, Rexhep Alltepe dhe ish-sekretarin gjeneral, Bajram…
Dje (5 shkurt) rreth orës 18:40 minuta në Gostivar, në rrugën “Major Cede Filipovski”, para shtëpisë në pronësi të A.A (40), pas një grindje të mëparshme verbale ka ndodhur një rrahje në mes të personave GJ.J. (59) dhe djalit të tij M.J (38) nga Gostivari, dhe personit të lartëpërmendur, A.A (40). Me qëllim të ndarjes, është involvuar edhe M.I (27). Në një moment GJ.J. ka nxjerrë një pistoletë me gaz dhe e ka goditur M.I në zonën e kokës. Me lëndime kanë kaluar të gjithë të involvuarit dhe paj dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Gostivarit janë lëshuar…
Në një kolumnë të publikuar në “The Washington Post”, bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian, Carl Bildt konsideron se bota duhet të ketë vëmendjen e saj në krizën rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Në këtë kolumnë, Bildt i qaset historikisht Ballkanit, duke filluar me deklaratën e Winston Churchill, për gjoja Ballkanasit kanë prodhuar më shumë histori se sa që mund të konsumojnë, duke vazhduar me Lekën e madh, irritimin grek dhe bllokimin në integrimet europiane, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Greqia nuk mund ta bllokojë Maqedoninë, në bazë të marrëveshjes së tanishme të përkohshme, e arritur në vitin 1995, e…