Rrugë e pa pastruar mirë, makina të bllokuara dhe banorë që përpiqen vetë të hapin hyrjet për tek vilat e tyre. Kjo ishte sot pamja e një pjese të lagjes së vilave në Kodër të Diellit. Banorët ankohen se, komuna nuk e ka pastruar si duhet rrugën. “Mbrëmë kaloi dy herë dhe vetëm lartë e mbante atë lugën. Atë të madhin me qëllim e kanë prishur dhe nuk është pastër, ja e shihni vet ju a mbetët këtu. Lartë atje nuk ka shans të ngjitesh katastrofë është ajo”. “Normalisht shiheni si e pastroj unë dhe do vij dikush do parkohet…
Author: Semi
Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Vlado Bogdanovski sot ka kërkuar Këshilli të diskutohet për mënyrën se si në debate televizive cilësohen si ‘’kriminel’’ e ‘’xhelatë’’. I gjithë ky reagim i Bogdanovskit u nxitë pasi që gjatë mbledhjes së rregullt të Këshillit ishin të pranishëm gazetarë. ‘’Unë nuk jam kriminel, e as xhelat i gjykatës. Kërkoj që të diskutojmë për atë se si cilësohemi në emisionet televizive. Në veçanti reagoj për atë si një gazetarë dhe një avokat më kanë emëruar në një emision.’’ ka kërkuar Bogoevski. Arbnora Memeti Almakos.com
Auditorë nga trupi i certifikuar MKS, pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Quality Austria” më 12 dhe 13 shkurt, pas verifikimit të realizuar për harmonizim me kërkesat e ISO 9001:2015 standardit për menaxhim me cilësi dhanë vlerësim pozitiv për punën e realizuar dhe e ricertifikuan Sistemin për cilësi të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) me çrast u bë institucioni i parë shtetëror i ricertifikuar për këtë standard. “Agjencia në tre vitet e kaluara, pas vendosjes së standardit ISO 9001:2008 për menaxhim me cilësi në institucion, i njohu përfitimet nga mënyra sistematike e manaxhimit me cilësi në institucion dhe filloi me implementimin…
Aleanca për Shqiptarët në muajn mars do të mbanjë kongresin e parë partiak në të cilin lideri aktual Ziadin Sela, me gjasa do të rizgjidhet edhe për një mandat në krye të ASH-së. “Procesi për organizmin e kongresit është në vijim. Deri më tani vetëm Ziadin Sela ka dorëzuar kandidaturë për kryetar të partisë. Ai me gjasa do të jetë edhe kandidati i vetëm për kryetar, por ekziston mundësi teorike që në ditën e Kongresit të kandidaohet edhe ndonjë kandidatë”, thonë për Zhurnal nga ASH-ja. Nga kjo parti theksojnë se ASH-ja në ndërkohë ka komunikim me dy krahët e Lëvizjes…
Një tezgë është djegur tërësisht, ndërsa dy tjera pjesërisht nga zjarri që shpërtheu sot pasdite në Tregun e Gjelbër në Shkup. Sipas Makfaks, zjarri ka kapluar edhe një pjesë të çatisë së tregut. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lëndaur, ndërsa në terren kanë dalur zyrtarët policorë dhe zjarrfikësit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për momentin nuk ka informacione për shkaktarët që shkaktuan zjarrin.
Kryetari i Keshilit gjyqësor Zoran Karaxhovski sot ka deklaruar se para Këshillit janë parashtruar 217 parashtresa të qytetarëve për punën e gjykatëseve dhe kryetarëve të gjykatave, por vetëm pesë parashtresa janë për shkarkimin e gjykatësve. Karaxhovski thotë se Komisioini i përberë nga tre anëtarë do të shqyrtojë parashtresat e qytetarëve dhe do të përgatit raport në një nga seancat e ardhshme të Këshillit. Ai nuk saktësoi se kur do të jetë gati raporti duke theksuar se ligj parasheh mekanizma për mos zhagitjen e vendimeve. Karaxhovski nuk zbuloi emrat e gjykatësve për të cilët është kërkuar shkarkimi nga detyra. Në fillim…
“Pozicioni i ri i udhëheqësisë së Maqedonisë, ishte pika kthyese për shtetin. Ajo i dha vendit mundësi për perspektivë të re, ndaj së cilës ne në Bullgari çdo herë kemi qenë të hapur. Duhet të bëjmë gjithçka që njerëzit e të dy shteteve të ndjehen si vllezër”, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në prag të vizitës së tij të nesërme në Maqedoni. Ai gjithashtu në intervistë për mediat bullgare ka thënë se përveç të kaluarës së përbashkët, me Maqedoninë mund të kenë edhe të ardhme të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, gjëja e parë që duhet ta kuptojnë…
Shitja produkteve bujqësore nëpër trotuare afër tregut të “Bit Pazar-it” përveç se pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe rrezikon pastërtinë publike duke lënë pas vetes mbeturina, njofton Almakos. Policia dhe Qyteti i Shkupit thonë se marrin masa për parandalimin e tregtarëve ilegal të pengojnë trafikun dhe të ndotin hapësirat publike Policia njofton se deri tani kanë asistuar në dhjetë aksione të Drejtorisë për të hyrat publike dhe Inspektoratit të punës. Ata shtojnë se marin masa të përditshme për ndëshkimin e personave që cënojnë sigurinë në komunikacionin rrugor dhe pastërtinë publike duke shitur produkte në rrugë. Nga qyteti i…
Njoftimet se çështja e identitetit, gjuha dhe ndryshimi i Kushtetutës, janë pikat kyçe të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, kanë nxitur reagime të ndryshme në mesin e njohësve të çështjeve ndërkombëtare në Shkup, të cilët theksojnë se përfshirja në bisedime e këtyre temave të ndjeshme mund të ndërlikojnë, apo edhe të pamundësojnë gjetjen e një zgjidhjeje mes dy vendeve. “Në të kaluarën as që është biseduar për çështjen e identiteti dhe gjuhës, pasi ato kryesisht ishin përqendruar në ndryshimin e emrit. Nuk di se pse tani hapen edhe këto çështje të cilat në të kaluarën as…
Pala mbrojtëse në rastin e lagjes së Trimave ka dërguar ankesë deri te Gjykata e Apelit kundër vendimit të 2 nëntorit të vitit të kaluar ku 26 të akuzuarit e “Lagjes së Trimave” u dënuan me 746 vjet burg dhe 8 me burg të përjetshëm. Avokati Mefail Asllani tha se kërkohet rigjykim I këtij rasti gjyqësor. Ai shprehet se për zbardhjes e plotë të rastit është i nevojshëm hetimi ndërkombëtar dhe theksoi nevojën për një avokat amerikan të përfshirë në rast. Familjarët thonë se ky proces ishte I montuar dhe se këto persona janë plotësisht të pafajshëm. https://youtu.be/JHf1USCP-KA
Është shtyrë seanca e sotme në komitetin për azil, ku duhej që të dëgjohen të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, Goran Gruejvski dhe Nikolla Boshkovski, bën të ditur 24Vesti. Arsyeja e shtyrjeës është fakti që dy të kërkuarit nuk gjenden në Selanik, por në Athinë, ku nesër është caktuar seancë në Gjykatën e Lartë të Greqisë. Kjo seancë do të mbahet për shkak të ankesave të tyre para Gjykatës Themelore të Selanikut./
Prokurorja Suzana Kusigerska mbetet në rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Organi i akuzës në Kumanovë ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për tërheqjen e saj duke e cilësuar atë si të pabazuar. Përkundër kësaj, mbrojta edhe një herë kërkoi që të gjitha dëshmitë të shqyrtohen nga fillimi. Për vrasjen e Almir Aliut akuzohet Boban Iliç, ndërsa për dhunë ndaj të akuzuarit dhe vëllait tij Bojan Iliç akuzohen Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, kur I akuzuari Boban Iliç shtypi me makinë 4…