Author: Semi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski gjatë ditës së sotme do të realizojë takim me tre eurodeputetët, Kukan, Vajgëll dhe Flekenshtajn. Në takim do të bisedohet për situatën aktuale politike në vend. “Por, ajo që është më e rëndësishme për qytetarët është gjendja e vështirë ekonomike e secilit prej tyre veçmas, që është rezultat i politikave të gabuara dhe këqija të cilat qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja i praktikon në Republikën e Maqedonisë. Në vazhdim do të përmendi disa argumente dhe fakte në të cilat bazohet analiza ime. BPV-ja në tre tremujore e para është diku 0,4 për qind nën zeron,…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personit XH.I, 24 vjeçarë, nga fshati Debresh i Gostivarit. Ai është i dyshuar për 13 vjedhje të rënda dhe shtatë tentimvjedhje të rënda, të kryera në periudhën maj, 2017-janar,2018. I kallëtuari ka përdorur forcë fizike dhe mjete të përshtatshme për t’u futur në bastore, dyqane, barnatore, hamburgeri, këmbimore, markete, kompani sigurimesh dhe xhami, nga ku ka marrë para, sef metalik dhe pistoletë. Në këtë mënyrë, i kallëtuari ka përfituar rreth 295 mijë denarë (rreth pesë mijë euro)

Lexo më Shumë

Çdo shtet duhet ta garantojë sigurinë e tij pa asnjë dalim dhe që të bëhet anëtar i NATO-s duhet të japë garanci se sjell stabilitet. Punojmë edhe në sigurinë e brendshme, punojmë edhe në anëtarësimin në NATO, deklaroi sot ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e pyetur se çka nëse Maqedonia edhe këtë vit nuk merr ftesë për anëtarësim në Aleancë. Ajo theksoi se nuk duhet të japim datë, megjithatë presim raportin e Komisionit Evropian në prill dhe konkluzioni i vendeve anëtare të NATO-s do të tregojë se Maqedonia i ka tejkaluar sfidat. “Synimi ynë si Qeveri ishte t’i largojmë të…

Lexo më Shumë

Emri, spektri i përdorimit, gjuha, identiteti, përdorimet tregtare, shkurtesat dhe akronimet janë shtatë pikat që i përmban propozimi grek në draft marrëveshjen, sipas gazetës “Katimerini”. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, këto në fakt janë edhe pikat që vet Koxiasi i ka përmendur, në intervistën për televizionin shtetëror ERT, muajin e kaluar, kur për herë të parë zbuloi se Greqia do t’i dorëzojë Maqedonisë propozim për nënshkrimin e marrëveshjes. Sipas “Katimerinit”, propozimi për zgjidhje është i plotë, përmban përgjigje në të gjitha pyetjet individuale që kanë të bëjnë në marrëdhëniet e të dy vendeve, por edhe për vet perspektivën…

Lexo më Shumë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë shpreh shqetësim serioz që kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov në periudhën e kaluar u ka ofruar certifikata të sigurisë disa gazetarëve, duke u shpjeguar se dëshirojnë të rrisin transparencën e institucionit. ”Kemi informata serioze se pjesa më e madhe e gazetarëve që janë ftuar në brifing në kabinetin e Presidentit kanë nënshkruar kërkesat për marrjen e certifikatës për siguri, duke mos pasur mundësi të informohen për drejtat dhe obligimet e bartësve të certifikatës, dhe për atë se si do të ndikojë ajo në punën e tyre”. Ne besojmë se ndarja e certifikatave të tilla për…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Ivo Vajgl kërkon nga opozita maqedonase që të përfshihet në punimet e Kuvendit të Maqedonisë, pasi që pret shumë nga procesi “Jean Monnet”, por vendimet dhe konkluzat merren në Kuvend. Sipas tij, pushteti dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të mirën e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vajgl konsideron se edhe qeveria duhet ta ketë parasysh se OBRM-PDUKM-ja është është partia më e fuqishme politike në Kuvend, dhe se mungesa e saj është mjaft problematike, posaçërisht kur bëhet fjalë për punën e përditshme në shtëpinë ligjvënëse. Sipas tij, koalicioni qeveritar ka përgjegjësi që opozita të ndjehet komode dhe…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, Kryeministri Zoran Zaev deklaron se nuk dëshiron të mendojë që nuk do të arrihet marrëveshje rreth çështjes së emrit. Ai konsideron se në këtë drejtim, ndryshimi i Kushtetutës nuk është i nevojshëm, pasi që ato ndryshime mund të ndryshohen përsëri, dhe se ujdia e mundshme mund të garantohet me marrëveshje ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Por, Zaev thotë se një zgjidhje për ndryshimin e emrit, dhe të mos përkthehet, është e papranueshme. Kryeministri shtoi se nuk do të ketë hapa të tjerë sikur ndryshimi i emrit të aeroportit dhe të autostradës, por paralajmëroi…

Lexo më Shumë

Drejtorit të RTVM-së Marjan Cvetkovski i kanoset më së paku pesë vjet burg sipas kallëzimit penal që ngriti MPB-ja për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga MPB kanë thënë se Cvetkovski bashkë me një person tjetër, janë nën dyshimin se gjatë vitit 2016 kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” sipas nenit 353 paragrafi 5. “Nëse vepra e paragrafëve (1) dhe (4) është kryer gjatë kryerjes së furnzimeve publike apo në dëm të buxhetit të Maqedonisë, nga fondet publike apo mjete tjera të shtetit, kryerësi do të dënohet me burg së paku pesë vjet”, parashikon neni 353, paragrafi…

Lexo më Shumë

Dyfish është rritur niveli i ujit në lumin Vardar në Jegunovcë dhe në kodrën Zajçev, në krahasim me muajn e kaluar. Të dhënat nga administrata për punë hidrometeorologjike tregojnë se lumi Vardar ka nivel më të madh të ujit në Veles dhe Demir Kapijë, derisa rritje të rrjedhës së ujit edhe në Pçinjë, Banjat e Katlanovës, dhe Treskë tek Makedonski Brod. Ulje të rrjedhës së ujit ka në “Kriva Reka” në Kriva Pallankë dhe në “Crna Reka” në Novaci, ndërsa në lumin “Bregallnica” në Berovë niveli i ujit është i njejti me nivelin e muajt janar.

Lexo më Shumë

Mediat greke kanë cituar Jean-Claude Juncker për fjalët drejtuar Zaevit gjatë takimit bilateral dje në Maqedoni. ”Shteti juaj është pjesë e historisë evropiane Unë nuk erdha në Shkup për të caktuar një datë përfundimtare për integrim, Vazhdoni dhe zgjidhni çështjen e emrit”, potencoi Jean-Claude Juncker, nga Shkupi. Janë këto titujt e disa mediave greke për vizitën e djeshme të Presidentit të Komisionit Evropian dhe takimin me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Gazetarët në Greqi siç raporton korrespodeti i AIM, nga Athina, theksojnë se është e nevojshme të zgjidhet çështja e emrit, dhe se pas arritjes së Junckerit në Shkup potencoi…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë lënduar në një aksident me makina që ndodhi rreth orës 15:30 në rrugën rajonale Prilep-Kërçovë, afër vedni të quajtur ”Barbaras”. Në aksident u ndeshën një veturë e drejtuar nga A.S. (45) dhe një kamion i drejtuar nga 49 vjecari B.R. Sipas të dhënave nga Misintria për Punë të Brendshme lëndime të rënda trupore ka marrë A.E (42) ku pas ndihmës së parë të dhënë në spitalin e qytetit në Prilep është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejtuesi i automjetit A.S ka pësuar frakturë të gjurit poashtu edhe drejtuesi i kamionit dhe bashkudhëtarët…

Lexo më Shumë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, nisën në Shkup turin në rajon për promovimin e strategjisë për zgjerim në BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në konferencë të përbashkët për shtyp Juncker tha se sot nuk ka ardhur për të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në, por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë. Juncker nuk deshi të flasë për çështjen e emrit duke thënë se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet nga vet Maqedonia dhe Greqia. Kreu i Komisionit…

Lexo më Shumë