Rasti me vajzën 13-të vjeçare rome R.I, e cila ka ngelur shtatzënë për shkak të përdhunimit, duket se nuk është i vetmi mes vajzave nën përkujdesje në Shtëpinë për fëmijë dhe të rinj me probleme edukative-sociale “25 Maji”. Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC), ka marrë dëshmi të ngjashme për keqpërdorim seksual nga dy motra rome, të cilat gjithashtu, kanë qenë nën përkujdesje në Shtëpinë “25 Maji”./Portalb/ Megjithatë V.A (16) dhe L.A (13), shpeshherë janë zhdukur nga Shtëpia dhe zhdukjet e tyre nuk janë denoncuar në polici apo te prindërit. Sipas dëshmive të tyre, një burrë më i vjetër…
Author: Semi
Atletja Drita Islami vjen nga Saraji është 21 vjeçare, me atletik meret 8 vite, ndërsa njëkohësisht është studente e rregullt pranë Univeristetit Ballkanik. Islami ka qenë pjesëmarrëse në shumë gara ndërkombëtare, duke filluar nga kampionati Ballkanik, pastaj kampionati Europian dhe ai Botëror, në lojërat Universitare si dhe kulmi i karrierës së Dritës ka qen pjesëmarrja në Lojrat Olimpike “Rio 2016” duke pasur parasysh që ajo ishte e para femër shqiptare që e prezantoi Maqedoninë në eventin më të madh botëror. Sukseset e saja fituese nuk ndalen sepse Drita është fituese e Kupës së Evropës në Malta, ku arriti të shënojë…
Komuna Sopishtë kërkon nga Shoqata për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Kushoradëve që t’ua dhurojnë përmendoren e Andon Janevit-Qose, pasi që Bashkia e Shkupit e hoqi të njëjtin, sepse konsiderohet se është ndërtim i egër. Në mbledhjen që do të mbahet sot në Këshillin e komunës së Sopishtes do të shqyrtohet kjo kërkesë. Për shkak të shumicës së këshilltarëve të VMRO-DPMNE, pritet që kërkesa e Shoqatës të miratohet. “Nëse pranohet kërkesa jonë, përmendojra do të vendosej në qarkoren e fshatit Sopishtë, që u ndërtua gjatë ndërtimit të rrugës rajonale që lidh Sopishtën me “Sonçev Grad” dhe Bashkinë e Shkupt,…
Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Gostivar – Tetovë, te vendi “udhëkryqi i Tumçevishtit” kanë marrë lëndime trupore tetë persona. Nga SPB Tetovë informojnë se në aksidentin, i cili me siguri ka ndodhur gjatë parakalimit, janë përplasur një furgon me targa të Italisë dhe një automjet “mercedes” me targa shqiptare. Derisa kanë qenë duke lëvizur drejt Tetovës, nga shkaqe të panjohura deri më tani, automjetet janë përplasur dhe kanë dalë nga rruga. Nga informacionet e para në furgon krahas shoferit ka pasur gjashtë udhëtarë, ndërsa në mercedes gjithsej gjashtë persona. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë,…
Banka Popullore e Maqedonisë ka shpallur konkurs për krijimin e një loje edukative, respektivisht një aplikacioni për faqe interneti apo celularë. Mjetet për këtë konkurs janë miratuar, kurse qëllimi i këtij projekti është nxitja e interesit më të madh për njohuri në fushën e ekonomisë dh efinancave, njofton Telegrafi Maqedoni. Loja edukative (aplikacioni për ueb/celularë) do të jetë e destinuar për publikun më të gjerë dhe para së gjithash për të rinjtë. Përmes lojës të rinjtë do të kenë mundësinë të argëtohen, të krijojnë interes më të madh për fushën e ekonomisë dhe financave dhe të pasurojnë njohuritë e tyre. Loja…
Enti Shtetëror i Statististikave paraqiti të dhëna për tre mujorin e parë nga viti i kaluar, sipas të cilave vërehet rritje e numrit të lidhjeve të martesave, ndërsa zvoglim të shkurorëzimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu, në periudhën prej tre muajve, numri i lidhjeve të martesave është 3.119, që paraqet rritje për 6.9 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Numri i shkurorëzimeve në këtë tremujorë është 590, që paraqet zvogëlim prej 9.8% në krahasim me të njëjtën periudhë, një vit më parë
Ish-ministresha për Punë të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis e ka ripërsëritur qëndrimin e partisë opozitare “Nea Democratia”, që zgjidhja e çështjes së emrit duhet të bëhet në paket, e jo e pjesërishme. Në të njëjtën kohë, ish-ministresha drejtoi kritika në adresë të Qeverisë greke, për mënyrën se si udhëhiqen bisedimet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bakoyannis rikujtoi periudhën e bisedimeve kur Greqia qeverisej nga ish-kryeministri Constantine Alexander Karamanlis, që si pas saj ka patur unitet kombëtar nga të gjitha palët. Ajo konsideron se Qeveria e Tsipras vazhdon me diplomaci të fshehtë dhe vetëm me kontakte personale me ministrin e Punëve të…
Disa fundjava të bashkangjitura dhe festa të cilat bien në ditë jo pune. Kështu duket programi i ri për ditët kur nuk do të punohet për vitin 2018. Këto festa vlejnë për të gjithë qytetarët -09 prill(e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, -01 maj (e enjte), Dita e Punës -24 maj (e enjte), ” Shën Kirili dhe Metodi”, Dita e Prodhimeve Sllave -15 qershor (e premte), Bajrami i madh, dita e parë e Bajramit të madh -02 gusht (e premte), Dita e Pavarsisë -11 tetor (e enjte), Dita Kryengritjes popullore -23 tetor (e martë) Dita…
Paralajmërimet dhe lajmet e fundit për zgjerimin e Qeverisë dhe gatishmërinë e gati të gjitha partive shqiptare opozitare për tu bërë pjesë e pushtetit ka nxitur reagimet nga kampi i BDI-së. Në forumet e kësaj partie janë nxitur debate për këtë temë duke shkruar se “kot e kanë, ne vendosim se kush hyn në Qeveri”, “Fjala jonë është ajo që pret punët”, “Le të marrin mësim nga një parti që iku nga Qeveria”, “Duan të bëhen copë se kush do hyjë në Qeveri, derisa para disa muajve thanë ndryshe”, “Duhet të vijnë tek ne për ti dhënë vizë”, janë disa…
Kryetari i ri i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, në një intervistë për Almakos shaplos idetë për realizimin e synimeve politike të subjektit që përfaqëson, pwr zhvillimet e fundit në partinë e tij si dhe për problemet lidhur me bashkëpunimin e opozitës. Gashi poashtu flet për nevojën e dialogut politik mes partive si dhe argumenton idenë për rishikimin e mundësisë për hyrje të Besës në qeveri. Ai thotë se kërkesa e Besës për ridefinimin e shtetit është proces, që mund të marrë më shumë kohë për t’u realizuar. Sipas tij, partite shqiptare përveç me çështje etnike duhet të merren edhe me…
Nënkryetari i qeverisë Bujar Osmani, javën që shkoi u lavdëruar se me meriatimin e Ligjin për shërbime audio dhe audiovizive është paraparë hapja e programit 24 orë në gjuhën shqipe në Radion maqedone dhe në programin satelitor për nevojat e emigracionit, por nuk sqaroi se pse për dy vite ish qeveria ku Bashkimi demokratik për integrim ishte partner nuk e zbatoi ligjin gati për dy vite për program 24 orësh në gjuhën shqipe në televizionin e Maqedonisë. Për të qenë situata edhe më qesharake, qeveria aktuale shkeljen e ligjit duke mos hapur kanalin e tretë 24 orësh në gjuhën shqipe…
Autor: Dëfrim Seferi Një urim vjen nga rrugët bosh të qytetit! Po boshatiset qyteti,po shuhen pranverat e lumtura,po vdesim dalëngadalë! Trishtuese!-Fenomeni migrim po thyen çdo normë!Krim në masë!Kush hesht e falt Zoti sepse vetëm ai mund të mëshirojë në heshtje të tilla! A ka fund kjo masakërr?-Edhe sa do të vijojë me ikjen masive të të rinjëve! Po shuhen ditëlindjet! Qyteti po vdes. Njerëzit dalin më pak,dyert mbyllën më herët dhe hapën shumë rrallë! Gjithmonë lamtumirat janë me dhimbje,Por lamtumira ndaj qytetit është trishtuese! Të rinjë pa punë,prinder që nuk menaxhojnë dot të ardhurat!Qytetit i kanë ngelur pleqtë hijërëndë që…

