Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar 86 milionë euro për riparimin e infrastrukturës transportuese dhe për forcimin e integrimit rajonal të ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore të Maqedonisë. Ky është kësti i dytë i projektit 181 milionësh që do të shërbejë për financimin e riparimit të 26 pjesëve të rrjetit rrugor të vendit që mbulon mbi 400 kilometër të rrugëve rajonale dhe lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas kumtesës së Zyrës së BERZH në Shkup, punimet do të përfshijnë shtrimin e shtresës së sipërme të rrugëve dhe nënshtresat me asfalt të ri, ndërrimin e sinjalistikës rrugore, shenjues rrugësh,…
Author: Semi
Qendra për shëndet publik në Prilep bën të ditur se problemet me ujë të pijshëm në katër lokacione në këtë qytet vazhdon që të ekzistojë. Sipas tyre, në katër çezma, në po kaq lokacione, uji për pije nuk është cilësor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në dy vende në Pletvar, Lenishtë dhe Oreovec uji nuk guxon të përdoret për pije, para se të zihet 10 minuta. Rezultatet e analizave nëpër vende ku uji nuk sigurohet nga rrjeti i ujësjellësit ka treguar anomali te uji për pije në këtë qytet.
“Edhe pse tashmë një javë është paralajmëruar që këtë javë do të ketë reshje të borës vetëm rrugët kryesore tashmë janë të pastruara ndërsa ato dytësore ngelin ende të papastruara.”/Gazeta Express/ “Edhe pse tashmë një javë është paralajmëruar që këtë javë do të ketë reshje të borës vetëm rrugët kryesore tashmë janë të pastruara ndërsa ato dytësore ngelin ende të papastruara.” Rrugët dytësore të qytetit vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga shtresa e borës. Rrugët e papastruara, të bllokuara nga bora vështirësojnë dhe ngadalësojnë qarkullimin e automjeteve. Edhe trotuaret janë të papastruara, gjë që pamundëson lëvizjen e qytetarëve dhe rrezikon…
Për Lidhjen Demokratike të Maqedonisë (LDM), mbështetja e BE-së dhe NATO-s për reformat në Maqedoni duhet të jetë një faktor motivues në kohezionin e brendshëm. Sipas tyre, edhe qytetarët duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen dhe përparimin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. LDM-ja konsideron se reformat në gjyqësi, shërbimet intelegjente, administratë dhe në mediam përfshi stabilitetin e brendshëm, do t’i hapin dyert e integrimit në BE dhe në NATO. Për këtë parti politike, Maqedonia ka mundësi historike që të kap ritmin e shteteve të forta demokratike dhe ekonomike. LDM-ja kërkon nga të gjitha partitë politike që në tre muajt…
Natën mes të shtunës dhe të dielës autorë të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në xhaminë që gjendet në rrugën “Radovan Conçiq” në Tetovë. Ata me dhunë e kanë hapur dritaren dhe dyert e disa hapësirave të xhamisë. Nga një sirtar në masën e punës është marrë një sasi e vogël denarësh, 20 frënga zvicerane si dhe një kasë të metaltë ku kanë qenë disa dokumente lidhur me ndërtimin e xhamisë. Pas hetimeve të kryera është konstatuar se hajdutët kanë përfituar 4.000 denarë, kurse kanë shkaktuar dëm material në vlerë shumë fish më të madhe.
Të reshurat e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumëta në komunikacion në Maqedoni. Aksidentet e komunukacionit janë bërë të njëpasnjëshëm. Temperaturat e ulta kanë krijuar shtresë akulli nëpër rrugë. Autostrada Tetovë-Gostivar është bërë e rrezikshme për kalim. Sapo ka ndodhur një aksident shkaku i rrugëve të reshqitshme. Tv2 bën të ditur se ekipe te policisë kanë dalur në terren dhe pritet që më pas te japin informata nëse ka të lënduar.
Shit-blerja e armëve nëpër rrjete sociale është ilegale, por edhe përskaj kësaj në vendin tone kjo dukuri vazhdon të praktikohet shumë shpesh nga personat që posedojnë armë. Kur ata duan armën që e posedojnë me leje dhe kërkojnë blerës, këtë e bëjnë përmes rrjeteve sociale si facebook po edhe faqe të tjera të specializuara për shit-blerje. Sipas rregullores së MPB-së ai që shet ose ndërmjetëson shit-blerjen e armës, municionit, apo eksplozivit në mënyrë ilegale, rrezikon të dënohet me burgim nga 1 deri më 5 vjet. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se konform ligjit armët, mund tu shiten ose…
Në një kumtesë dërguar mediave nga Lëvizjes BESA njoftojnë për takimin e Kryetarit Afrim Gashi me përfaqësuesit dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke z. Beycan Ilyaz. Kumtesa e plotë: Lëvizjes BESA, vazhdon të ndërtoj ura komunikimi mes partive politike në vend, sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Partisë Demokratike Turke z. Beycan Ilyaz. Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku mes tjerash dy kryetarët e partive Lëvizja BESA dhe Partia Demokratike Turke (TDP), shprehen gatishmëri për krijimin e urave të komunikimit partiak mes partive të etnive të ndryshme. Lëvizja Besa dhe TDP,…
Memorandum për bashkëpunim midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Fakultetit për Siguri në Shkup sot nënshkruan ministrja Radmilla Sheqerinska dhe dekani Nikolla Dujovski. Ministrja Shekerinska pas nënshkrimit të Memorandumit tha se punojnë në mënyrë inkulzive edhe në përfshirjen e institucioneve të ndryshme të cilat mund të jenë në dobi të mbrojtjes dhe u japin shans real të rinjve. “Në një shtet të vogël puna e madhe është që të llogarisni për resurset e tyre. Resurset më të mëdha në Maqedoni janë njerëzit, njohuria e tyre dhe kompetencat e tyre. Nuk mund të presim se e gjithë njohuria është brenda në institucionet…
Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Ambasada Zvicerane në Shkup sot prezantuan projektin “Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” në shumë prej 5.4 milionë franga zvicerane që do të financohet nga Qeveria zvicerane. Sipas ministrit Fazliu, paratë janë në dispozicion deri në vitin 2020. Fazliu tha se politika e zhvillimit të barabartë rajonal realizohet për shkak të problemeve reale në vend, dallimet e mëdha zhvillimore dhe pasojat në cilësinë e jetës së qytetarëve, sidomos në rajonet më pak të zhvilluara. “Si segment veçanërisht i rëndësishëm i projektit, do të theksojë mbështetjen me mbi 2.5 milionë franga zvicerane për përgatitjen e projekteve…
Po s‘pati zgjedhje tani për emrin, atëherë s’do të ketë fare. Me rëndësi të veçantë është që Maqedonia qartë tregoi se jemi të përgatitur, jemi duke punuar, dhe se jemi të interesuar për zgjedhje këtë vit, e jo pas dhjetë viteve, deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me dekanin e Fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski. „Poqëse ne kontribuojmë në këtë drejtim, atëherë edhe qeveria greke do të duhej të sqaroi mire pse ata s’janë të përgatitur të investojnë në siguri më të madhe të fqinjëve të vet. Vendimet tona s‘janë të mjaftueshme për …
Deri në fundi të kësaj jave ose fillimit të javës që vjen do të dihet vendimi i Qeverisë për ndërtimin e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, gjegjësisht nëse objektet e reja të Klinikave do të ndërtohen në lokacioni e njëjte apo do të dislokohen. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ditëve në vijim do të ketë takim me kryeministrin mbi këtë çështje, ndërkaq takim do të mbajnë edhe me arkitektë të cilët javë më parë kritikuan autoritetet vendore se nuk është marrë parasysh mendimi i tyre profesional mbi ndërtimin e këtij kompleksi Klinikash. Ndërtimi i një Qendre Klinike…