Author: Semi

Sllavica Jakimovska, anëtare e stafit akademik në një universitet në Maqedoni, pranoi fenë islame në një ceremoni të organizuar në qytetin Edremit të provincës Balıkesir në Turqi, ku kishte shkuar për qëllime turistike, raporton Anadolu Agency (AA). Jakimovska, ligjëruese në Universitetin Evropian në Maqedoni, ka shkuar në Myftininë e Edremitit, duke thënë se ka zgjedhur fenë islame dhe ka vendosur të bëhet muslimane, me ç’rast është organizuar ceremoni në të cilën Jakomovska përqafoi Islamin. Jakimovska, e cila pas ceremonisë mori emrin “Mushfika”, tha në një deklaratë se është ndikuar dhe ka marrë informata rreth fesë islame nga një student i…

Lexo më Shumë

Në komunën Çair të Shkupit ka pak parkingje për makina prandaj shoferët janë të detyruar të parkojnë  nëpër trotuare duke bllokuar trafikun dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në këtë mot me borë. Nga komuna Çair pohojnë se janë në dijeni për problemin dhe gjendjen momentale, por premtojnë se problemi do të zbutet në një të ardhme të afërt me ndërtimin e garazheve në kate, ashtu siç u është premtuar qytetarëve para zgjedhjeve. “Ne, si institucion do të kërkojmë edhe kontrolle të shtuara për lirimin e hapësirave publike, ku qarkullojnë qytetarët dhe apelojmë për ngritje të vetëdijes kolektive në këtë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit ka emëruar drejtorët dhe zv.drejtorët e disa institucioneve në vend, të cilat deri tani kanë qenë pa udhëheqës. Këtë në profilin e tij në Facebook e ka bërë të ditur edhe zv.kryeministri Hazbi Lika, duke publikuar emrat e drejtorëve dhe zv.drejtorëve të rinj, njofton Telegrafi Maqedoni. 1. Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor – Fejzulla Spahija (Drejtor) 2. Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik – Ekrem Bunjaki (Drejtor) 3. Inspektorati Shtetëror për transport – Rufat Huseini (Drejtor) 4. Inspektorati Shtetëror për pylltari dhe gjueti – Ejup Jahja (Drejtor) 5. Byroja për Metrologji – Merita Mustafai…

Lexo më Shumë

Kryeministrja britanike Tereza Mej dhe ministri i Punëve të Jashtme Boris Xhonson, gjatë takimeve të ndara me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kanë shprehur mbështetje të aspiratave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. “Në takimet e veçanta u shpreh interes i veçantë për zbatimin e reformave në Maqedoni, si dhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për projektet në bashkëpunimin rajonal që u theksuan gjatë Samitit Investues për Ballkanin Perëndimor  në organizim të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim që u mbajt dje në Londër”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. Në…

Lexo më Shumë

Këshillit gjyqësor sot ka shtyrë seancën e nesërme, ku duhej të diskutohet për shkarkimin e pesë gjykatësve. Arsyeja e shtyrjes është pamundësia e kryetarit dhe disa anëtarëve të Këshillit për të marrë pjesë në mbledhjen e konvokuar, thuhet në njoftimin e Këshillit gjyqësor, i cili nuk ka saktësuar se kur planifikon të mbajë seancën. Këshilli Gjyqësor më 15 shkurt në seancë të mbyllur nisi procedurën për konstatimin e përgjegjësisë së gjykatësve. Kryetari i Këshillit Karaxhovski atëherë pati deklaruar se procesi nuk do të ketë prolongohet sepse ligji ka paraparë mekanizma të mira që parandalon këtë mundësi. “Shpesh ndodhin probleme me…

Lexo më Shumë

Sulmuesi i ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka fituar pehtësim në dënimin e tij, për sulmin ndaj ministres, natën e 27 prillit të vitit të kaluar. Gjykata penale e pranoi ankesën e të dënuarit, dhe dënimi i tij prej katër vitesh, është ulur për një vit e gjysë./GazetaExpress/ Kështu, sulmuesi që e tërhoqi Shekerinskën për flokësh dhe i shkaktoi lëndime trupore, do të vuaj dy vite e gjysmë dënim.

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të borës, ndalesa për qarkullim të makinave të rënda ngarkuese janë vendosur në grykat malore Bukovë, Strazhë dhe Presekë. Nga LAMM njoftojnë se në rrugës për Presekë prej orës 16:25 komunikacioni po zhvillohet nëpër njërën korsi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Reshje të borës ka në shumë vende në Maqedoni, të cilat pritet të zgjasin deri të enjten.

Lexo më Shumë

Hetimi i Prokurorisë do të tregojë se ndaj kujt dhe për çka do të ngriten aktakuza në rastin me vajzat nga Shtëpia “25 Maji”, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Ajo përkujtoi se për këtë, Ministria ka bërë mbikëqyrje të hollësishme inspektuese edhe të entit “25 Maji” dhe të qendrave për punë sociale. “Kundër 12 personave është parashtruar padi penale në Prokurorinë themelore publike, ndërsa plotësisht janë parashtruar 12 kundërvajtje dhe procedura disiplinore në Qendrën për punë sociale”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri. Carovska theksoi se Qeveria…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka ofruar katër opsione për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për agjencinë “Rojters”, njofton Portalb.mk. Maqedonia shpreson se zgjidhja e kontestit do të zgjidhet në kohë që të fitohet rekomandim për fillim të bisedimeve me BE-në në qershor dhe konfirmim të ftesës për anëtarësim në NATO në korrik të këtij viti dhe propozon përcaktues gjeografik në emrin e Maqedonisë. “Propozimet janë Republika Veriore e Maqedonisë, Republika e Epërme e Maqedonisë, Republika e Maqedonisë së Vardarit dhe Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, deklaroi Zaev për Rojters në Londër, ku ka marrë pjesë në…

Lexo më Shumë

Rasti me vajzën 13-të vjeçare rome R.I, e cila ka ngelur shtatzënë për shkak të përdhunimit, duket se nuk është i vetmi mes vajzave nën përkujdesje në Shtëpinë për fëmijë dhe të rinj me probleme edukative-sociale “25 Maji”. Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC), ka marrë dëshmi të ngjashme për keqpërdorim seksual nga dy motra rome, të cilat gjithashtu, kanë qenë nën përkujdesje në Shtëpinë “25 Maji”./Portalb/ Megjithatë V.A (16) dhe L.A (13), shpeshherë janë zhdukur nga Shtëpia dhe zhdukjet e tyre nuk janë denoncuar në polici apo te prindërit. Sipas dëshmive të tyre, një burrë më i vjetër…

Lexo më Shumë

Atletja Drita Islami vjen nga Saraji është 21 vjeçare, me atletik meret 8 vite, ndërsa njëkohësisht është studente e rregullt pranë Univeristetit Ballkanik. Islami ka qenë pjesëmarrëse në shumë gara ndërkombëtare, duke filluar nga kampionati Ballkanik, pastaj kampionati Europian dhe ai Botëror, në lojërat Universitare si dhe kulmi i karrierës së Dritës ka qen pjesëmarrja në Lojrat Olimpike “Rio 2016” duke pasur parasysh që ajo ishte e para femër shqiptare që e prezantoi Maqedoninë në eventin më të madh botëror. Sukseset e saja  fituese nuk ndalen sepse Drita është fituese e Kupës së Evropës në Malta, ku arriti të shënojë…

Lexo më Shumë

Komuna Sopishtë kërkon nga Shoqata për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Kushoradëve që t’ua dhurojnë përmendoren e Andon Janevit-Qose, pasi që Bashkia e Shkupit e hoqi të njëjtin, sepse konsiderohet se është ndërtim i egër. Në mbledhjen që do të mbahet sot në Këshillin e komunës së Sopishtes do të shqyrtohet kjo kërkesë. Për shkak të shumicës së këshilltarëve të VMRO-DPMNE, pritet që kërkesa e Shoqatës të miratohet. “Nëse pranohet kërkesa jonë, përmendojra do të vendosej në qarkoren e fshatit Sopishtë, që u ndërtua gjatë ndërtimit të rrugës rajonale që lidh Sopishtën me “Sonçev Grad” dhe Bashkinë e Shkupt,…

Lexo më Shumë