Gjatë protestave të djeshme të iniciativave qytetare “Tvrdokorni” dhe “Forcat e bashkuara maqedonase” është gjuajtur me gurë selia e BE-së në Shkup dhe është lënduar edhe një polic. Sipas buletinit të policisë mbi ngjarjet e djeshme, protestuesit kishin gjuajtur me gurë nga selia e BE-së dhe në një moment njëri prej gurëve kishte goditur në këmbë njërin prej policëve. Por policia, njofton se protestuesit gjithashtu kanë ndezur edhe flamurin e Greqisë dhe atë të Shqipërisë por ende nuk janë identifikuar personat që e kanë bërë këtë akt, transmeton SHENJA. Ndërkohë pasi protestuesit kishin arritur në parkun “Zhena Borec”, aty kishin…
Author: Semi
Hetimi i Prokurorisë do të tregojë se ndaj kujt dhe për çka do të ngriten aktakuza në rastin me vajzat nga Shtëpia “25 Maji” Rasti me vajzën 13- vjeçare rome R.I. e ciëa mbeti shtatzënë për shkak të abuzimit seksual, me siguri nuk është e vetmja mes vajzave në këtë shtëpi. Qendra Evropiane për Drejtat e Romëve (ERRC), dje publikoi se ka ka marrë dëshmi të ngjashme për abuzim seksual nga të dyja motrat rome, të cilat gjithashtu, kanë qenë të përkujdesura në këtë shtëpi. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska përkujtoi se për këtë, Ministria ka bërë mbikëqyrje të hollësishme…
Afati për dorëzim të llogarive vjetore për personat juridikë skadon sot, ndërsa ushtruesit e pavarur të veprimtarive mund t’i parashtrojnë llogaritë vjetore deri më 15 mars të këtij viti në formë të shkruar dhe elektronike, informon Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë. “Për subjektet të cilat zhvillojnë kontabilizëm konform Ligjit për shoqëri tregtare, afati për parashtrim të llogarive vjetore dhe raportet financiare në formë elektronike është deri më 15.03.2018, ndërsa tregtarët e mëdhenj dhe të mesëm janë të detyruar ta dorëzojnë llogarinë vjetore deri te Regjistri Qendror vetëm në formë elektronike”, thonë nga Regjistri Qendror. Potencojnë se Regjistri Qendror sot…
Maqedonia dhe Serbia do të fillojnë me zhdoganim të përbashkët në vendkalimet kufitare Tabanoc-Preshevë dhe Pelincë-Prohor Pçinksi. Vendimi i mor në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë. Zhdoganimi i përbashkët është një nga qëllimet e Planit aksional disavjeçarë për krijimin e një sfere ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, të miratuar në Samitin e Triestës, në qershor të vitit të kaluar. Kjo paraqet lehtësime për tregtinë e lirë me mallra, si edhe përmirësim të menaxhimit të përbashkët me rrezikun, kontrolle kufitare me një ndalesë. Ky koncept i kontrollit kufitar me një ndalesë paraqet procedurë më te thjeshtë që zbatohet në…
Gjykata e apelit ende nuk ka vendosur për ankesën e Prokurorisë së Përgjithshme Publike, e cila gjithashtu kërkon që ish-kreu i DSK-së, Saso Mijalkov, të akuzohet. Prandaj, në Gjykatën e Apelit gjykimi u shty. Lënda pas ankesës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është në Gjykatën e Apelit, përcjell Almakos. Në këtë rast, gjashtë anëtarë të njësisë speciale “Alfa” janë të akuzuarit. Boshkovski, i cili mori pjesë në seancën e sotme, u përball me një prej tyre, Ivica Anchevski-Pukki, i cili në vitin 2011 drejtoi Alfat. Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit…
Para Kuvendit të Maqedonisë në këto momente janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët protestojnë kundër ndryshimit të emrit dhe identitetit maqedonas. Protestuesit gjithashtu kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, tërheqjen e Ligjit të gjuhëve, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve, të cilët janë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Gjatë këtyre protestave ka ndodhur edhe një incident, ku është djegur flamuri i Greqisë në shenjë proteste sa i përket negociatave dhe qëndrimeve të funksionarëve grek për çështjen e emrit. Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve Maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve…
Aleanca për Shqiptarët në parim inkurajon Komunën e Shkupit për vendimin për ti tërhequr bustet e vendosura nga pushteti i kaluar. Gjithashtu vlerësojmë se këto buste duhet asgjësuar dhe jo dislokuar në vendbanime tjera. Dënojmë rastin e sotshëm për dislokimin e Bustit të Qoses në Komunën e Sopishtes, njëkohësisht distancohemi publikisht nga këshilltari i ASH-së i cili ka votuar për një veprim të pamatur dhe të pa justifikueshëm. Informojmë opinionin se ditët në vijim Komisioni Disiplinor i Aleancës për Shqiptarët do shqyrtojë një vendim për përjashtimin eventual të këshilltarit në fjalë nga radhët e partisë. Kërkojmë që ky gabim teknik,…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot i ka hequr licencën spitalit privat “Sante Plus” në Shkup, në të cilin ndërroi jetë një lehonë gjatë lindjes. “Pas inspektimit që ka bërë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror në këtë spital, ka konstatuar parregullsi në punën e tij rreth kuadrit dhe pajisjeve që dispononte ky spital, dhe me këtë rast Ministria e Shëndetësisë ka vendosur t’i tërheqë licencën spitalit privat ‘Sante Plus’”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga Ministria shtojnë se nuk do të komentojnë raportet e obduksionit të trupit të lehonës së vdekur, pasi sipas tyre është ai dorëzuar në Prokurorinë…
Marrja e imunitetit të deputetit me dy të treta e shumicës në vend se me 61 vota, definim të kritereve se cilat ligje mund të sillen në procedurë të shkurtuar, kritere për ligje me flamuj evropian, përgjegjësi për kryesuesin e Komisionit ose seancës plenare nëse shkel procedurat e Rregullores, janë disa nga propozimet e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet e Rregullores parlamentare që do t’i vendosin në tavolinë para LSDM-së në grupin e punës, mëson Plusinfo nga burime brenda Kuvendit. Krahas kësaj pushteti do të propozojë që seanca konstituive të zgjas 48 orë, si ajo me zgjedhjen e qeverisë, të mos ketë…
Qeveria e Maqedonisë përmes një kumtese ka reaguar për siç thonë, interpretimet e gabuara të intervistës së kryeministrit Zoran Zaev për agjencinë “Reuters”, në lidhje me propozimet për emrin e ri të Maqedonisë. “Tregojmë se është keqinterpretuar lajmi i agjencisë për kryeministrin Zaev, ku thuhet se “Maqedonia ka propozuar katër opsione për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë”. Opinioni në Maqedoni dhe ai në botë, e dinë se ato janë propozime të ndërmjetësit Matthew Nimetz, i cili në emër të Kombeve të Bashkuara ndërmjetëson në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë”, thonë nga Qeveria. Në kumtesë më tej thuhet se,…
Para Kuvendit në Shkup po protestohet kundër ndryshimit të emrit, të shtetit dhe identitetit të kombit. Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave, tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, marrëveshjes së tërheqjes për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut, Shoqata e Maqedonasve të Fesë Islame, shoqatave Manifestit Maqedonas të Mbrojtësit dhe Shoqatave Patriotike Maqedonase.
Sot pasdite është arrestuar S.M, këshilltar i kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush. Sipas Nova TV, ai është arrestuar për shkak të korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të njëjtave burime, ai ka kërkuar mito për plotësimin e dokumenteve për legalizim të një shtëpie.