Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura. Reshje të pakëta të borës ka në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Bukovë, informon LAMM. Intenziteti i komunikacionit në rrugët shtetërore jashtë mjediseve rrugore është mesatare, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e Maqedonisë). LAMM përkujton se detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në makina, pa marrë parasysh kushtet klimatike, është deri më 15 mars./Telegrafi/
Author: Semi
Me konkursin letrar dhe pjesëmarrjen e nxënësve të zgjedhur prej nëntë shkollave fillore të Komunës të Çairit, ka nis të enjten shënimi i Aktiviteteve “Java e Mësuesit”. Ky aktivitet, i cili u hap me nxënësit e dalluar të shkollave nga lënda e gjuhës dhe letërsisë shqipe do të përmbyllet si zakonisht në datën 7 mars, ditën kur bota shqiptare do të shënon 131 vjetorin e Ditës së Mësuesit, respektivisht themelimit të shkollës së parë shqipe të vashave në Korçë. Në nderim të kësaj ngjarje me peshë historike, Komuna e Çairit për të disatin vit me radhë organizon një sërë aktivitetesh…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe i ngrohtë me periudha të diellit. Në orët e mbrëmjes, në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 3 deri 16 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë kësaj fundjave në Maqedoni moti do të jetë i ngrohtë me temperatura më të larta, ndërsa në fillim të javës tjetër pritet të ketë reshje të shiut.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në emisionin ”Top Tema” në Tv Telma mes tjerash është përgjigjur edhe për rastin rreth incidentit mes polices së trafikut në Shkup dhe zyrtarit të BDI-së, Beqir Asani, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Grubit, BDI-ja nuk e mbron Asanin por as nuk do të kërkojë përgjegjësi nga i njejti. ”Nëse dikush duhet të kërkojë përgjegjësi nga Asani, atëherë këtë gjë duhet ta bëjë Prokuroria.” Grubi ka thënë se nuk duhet të banalizohet çështja e incidentit të djeshëm (1 mars). Zyrtarja e policisë ka thënë se nuk është sulmuar fizikisht nga Asani por vetëm verbalisht.
Zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika në intervistën e sotme ne RTV 21 ka folur edhe për përfshirjen e BESËS në Qeveri. Sipas tij ky proces është në realizim e sipër. Gjithçka do të varet nga vet anëtarët e kësaj partie gjegjësisht nga objektiviteti i tyre. https://www.youtube.com/watch?v=Xoi8xtoVheo
Rami Mislimi, nëpunës në komunën e Tetovës dhe pronar i portalit “Tetova sot” pardje është propozuar nga deputeti Artan Grubi të zgjidhet anëtarë të Këshillin për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Mito Haxhi Vasilev Jasmin”. Propozime është votuar në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emrërime duke shkaktuar konflikt interesi për shkak se Mislimi duke qenë nëpunës civil në komunë nuk mund të ushtrojë profesionin e gazetarit, e aq më pak të marrë pjesë në vendimmarrje se kush do të fitojë çmimin më të lartë të shtetit për të arritura të theksuara në fushën e gazetarisë. “Në konsultim me kolegët e pranishëm…
Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u shënua sot 574 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës dhe u promovua libri “Shkupi për Vitin e Skënderbeut (1468-2018)”, me materiale nga Akademia solemne mbajtur më 17 janar 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë..Gazeta Lajm Aktivitetet për “Vitin e Skënderbeut” në Maqedoni zhvillohen nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit republikan, Talaf Xhaferi, ndërsa bartës për organizimin e aktiviteteve është Instituti shqiptar i Shkupit. Me këtë rast, kryetari Xhaferi theksoi rëndësinë e përkujtimit të këtyre ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, të cilat kanë si simbol heroin tonë…
Mullisët e Maqedonisë, importues dhe fermerë janë të habitur nga reagimet e Serbisë për eksportin e miellit. Konsiderojnë se fqinji verior nuk është informuar në mënyrë të drejtë sepse me Rregulloren gjoja të re Maqedonia nuk vendos kurrfarë barriera, as nuk i ndalon dikujt të eksportojë sa të dojë. Vetëm e ndërroi orarin e procedurave plotësisht të njëjta, kohë më parë të definuara, dhe deri tani kushte të vlefshme për import. Në vend se të vendosen pulla të kontrollit për ta shënuar miellin që në Serbi (ose cilindo shtet tjetër) nga ana e eksportuesve, para se ajo të arrijë në…
Inspektorë të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim sot me kërkesë të PSP-së janë duke dhënë dëshmi në Gjykatën Themelore Shkup 1 për rastin e Sopotit, për të cilin tani 14 vite zhvillohet gjykim, fillimisht në gjykatën e Kumanovës, e tani në Gjykatën penale të Shkupit. Me vendim të gjykatës, kurse me kërkesë të DSK-së, seanca në të cilën dëshmuan agjentët e DSK-së është e mbyllur për opinionin. Me kërkesë të institucionit në të cilin punojnë, si dhe për shkak të karakterit të profesionit të tyre duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shërbim sekret në MPB, gjykata vendosi që gazetarët…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup njofton se në një banesë në Shkup është kryer një vjedhje mjaft e rëndë. Në banesën e personit L.J (62) nga Shkupi janë marrë stoli ari, dy orë dore për femra, si edhe disa komplete stolish Sfarowski. Me këtë rast, keqbërësi ka arritur që në mënyrë të paligjshme të përfitoj 947.500 denarë (mbi 15 mijë euro). Ai ka arritur që me një mjet të përshtatshëm të hapë derën e banesës dhe të futet brenda. Janë marrë të gjitha masat për të gjetur keqbërësin dhe për të zbardhur tërë rastin.
Me parullat, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Drejtësi për Almirin”, gjatë ditës së sotme është mbajtur një protestë para Prokurorisë Publike në Shkup, në të cilin u kërkua transparencë për vrasjen e djaloshit katër vjeçarë e cila u ri-kualifikua si aksident. Protestuesit kërkuan nga Prokurori i Përgjithshëm të publikojë dokumentin ku shihet qartë se kush është autor i rikualifikimit të lëndës. Anita Latifi, tha se rasti Almir është shembull klasik se si nuk duhet të veproj një shtet, i cili në kushtetutë ka garantuar të drejtën e jetës. “Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të gjyqësisë jo profesionale të padrejtë dhe…
Ajo që bie në sy nga të dhënat më të fundit të Entit të Statistikave është trendi pozitiv i lindjeve, dhe kurorave në disa komuna si Tetovë e Çair, Strugë, Dibër, ndërsa në disa të tjera si Gostivar, Saraj, Likovë, Studeniçan – rritja e popullsisë ka tendenca negative. Më pak lindje dhe ritme negative të shtimit të popullsisë është mbyllur tremujori i fundit i vitit të kaluar, që u karakterizua nga luhatje të mëdha sa i takon statistikave për plakjen e popullsisë, shkruan gazeta KOHA. Ajo që bie në sy nga të dhënat më të fundit të Entit të Statistikave…