Author: Rilinda

Prodhuesit bujqësor po përdorin sistem ujitje pika-pika, ndërsa infrastruktura ekzistuese nuk i përgjigjet kësaj teknike të ujitjes për shkak distancave të largëta midis kanaleve për ujitje apo gypave dhe mos ekzistimi mjaftueshëm i pikave lidhëse me kanalet për ujitje Të vjetruara dhe të prishura janë sistemet për vaditjen e tokave në Maqedoninë e Veriut. Shumica e tyre janë të ndërtuara në kohën e ish Jugosllavisë ndërsa nga pavarësia aspak nuk janë ndërtuar sisteme të reja për vaditje. Këto sisteme të vjetruara, në negativisht po ndikojnë në punën e bujqve për shkak të mungesës së sistemeve për ujitje, shkruan gazeta KOHA.…

Lexo më Shumë

Parlamenti serb mbrëmë e miratoi ligjin mbi ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Maqedonisë Veriore, për vendosjen e kontrollit të përbashkët në pikën kufitare, Preshevë -Tabanvocë. Ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Zora Mihajlloviç  në diskutim tha se është e rëndësishme që për konkurrencën dhe lidhjen të krijohen vendkalime të përbashkëta kufitare me fqinjët, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe i njerëzve. “Pa marrë parasysh se sa investojmë në infrastrukturë, ndërtojmë autostrada dhe modernizojmë hekurudhën, ka probleme me barrierat jo fizike, të cilat nuk janë vetëm çështje e krijimit të radhëve të gjata…

Lexo më Shumë

Inspektori i arsimit Gjorgji Ilievski, i cili për shkak të zbulimit të mangësive ligjore në marrjen e titujve në USHT për zyrtarët e BDI-së i është dhënë një procedurë disiplinore dhe është degraduar, e ka raportuar rastin në departamentin e Arsimit  në zyrën e BE-së. “Ata janë përgjegjës për arsimin, për ato lëvizje skandaloze që ndodhin në vendin tonë për këta zyrtarë publik, për promovimin që kanë marrë padrejtësisht, e cila nuk është praktikë evropiane, tha Ilievski për Telma. Ilievski, i cili është inspektor i arsimit të lartë dhe shef i departamentit për mbikëqyrjen e inspektimit në arsimin e lartë,…

Lexo më Shumë

Shoqata Hepar Qendra Manastir, me rastin e ditës botërore kundër hepatitis, sot organizon testim falas dhe anonim të hepatitit C në QT “Ramstor”, njofton MIA. Qëllimi i këtij evenimenti, siç informojnë nga shoqata, është rritja e ndërgjegjes për luftën kundër hepatitis B dhe C si problem publik shëndetësor në shkallë botërore dhe evropiane. Fushata vazhdon në ditët në vijim në Manastir, Ohër dhe në Strugë. Evenimenti përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë, Qendra për Shëndet Publik Manastir, Klinika Universitare e Gastrohepatologjisë dhe Kryqi i Kuq. Statistikat në shkallë globale tregojnë se 80 për qind e informacioneve me hepatitis kronik B ose…

Lexo më Shumë

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ku pritet 15 deri në 30 minuta, informojnë nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Lexo më Shumë

Reformat në drejtësi, respektivisht miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, që pritet të zgjidhë edhe statusin e Prokurorisë Speciale, janë vendimtare për marrjen e datës së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe të skenës ndërkombëtare duke komentuar porositë e qarta nga Brukseli dhe Uashingtoni, që i përcollën në Shkup, komisionari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker. Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve politike dhe të sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev është larg realizimit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme sot përmes një komunikate ka dhënë detaje lidhur me vde kjen e 57 vjeçarit Fatmir Tahiri në Tetovë, sot gjatë orëve të paraditës. “Është kryer inspektim nga ana e ekipit të SPB Tetovë dhe prokuror publik me çka është konstatuar se bëhet fjalë për vetvra sje të personit F.T (57). Vetv rasja është vërtetuar edhe nga prokurori publik”, informojnë nga SPB Tetovë.> Rasti në policinë e Tetovës është paraqitur në ora 11. I ndjeri ka qenë i punësuar në komunën e Tetovës ndërsa më parë ka qenë shofer personal i Hazbi Likës në periudhën si kryetar komune.

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski ka kërkuar nga konzulli i nderit i Bellorusisë në Maqedoni që të tërheqë deklaratën e tij dhe t’i kërkojë falje, shkruan Zhurnal.mk Miloshoski ka thënë se nëse ndodh e kundërta ai do të fillojë dhe procedurë ligjore. Ai ka thënë se ka dorëzuar pyetje ndaj kryeministrit nëse është e vërtetë që një biznesmeni që ka marrë tender në REK Manastir i është kërkuar mito 250 mijë euro derisa të njejtën e dokumenton edhe me video.

Lexo më Shumë

Pas akuzave ne adrese te tij, Ismet Gurri ka dhënë versionin e tij rreth incidentit të sotëm që i parapriu protestës së organizuar nga familjarët e El Chekës, incident për të cilin vëllai dhe nëna e El Chekës akuzojnë Ismet Gurin se i ka sulmuar. Megjithatë Guri thotë  se viktima në incidentin e sotëm ishte ai . Ai tha se ka qenë duke blerë cigare në afërsi, kur dikush e ka goditur pas shpine dhe e ka lënë pa ndjenja. Pas kësaj siç thotë Guri ka ndërhyrë policia për ta mbrojtur atë nga turma dhe më pas është dërguar në…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, u përpoqën të trafikojnë 25 gramë drogë narkotike kokainë në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, por janë kapur nga Policia e Maqedonisë së Veriut, për çfarë edhe janë paraburgosur. Siç njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike, bëhet fjalë për individë të moshës 21 dhe 43 -vjeçare, të cilët u kapën rreth orës 22:40 më 25 korrik 2019. “Të dyshuarit, shtetas shqiptar të moshës 21 dhe 43-vjeçare, në datë 25.07.2019 rreth orës 22:40, në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, në veturën e tyre “Folsfagen Tuareg”, me targa të Shqipërisë, kanë transportuar 25 gram drogë narkotike kokainë.…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake ka vendosur 30 ditë paraburgim ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, njoftoi Gjykata Themelore e Shkupit. Vendimi është marrë në bazë të nenit 165, pika e parë të Kodit të Procedurës Penale. Po ashtu, thuhet se për çështjen e ekstradimit do të vendosë Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, u arrestua të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. “Pas dëgjimit të personit në praninë e avokatit të tij, si dhe…

Lexo më Shumë

Sot kisha nderin dhe kënaqësinë të pres në komunën e  Tetovës ushtruesin e detyrës Ndihmës Sekretar  Shtetëror  të SHBA-ve për Europë dhe Euroazi, njëherit edhe mikun tim të kahmotshëm z.Phillip Reeker, i shoqëruar edhe nga ambasadorja  amerikane në vend Kate Byrnes. Ish ambasadori i SHBA-së në vendin tonë Phillip Reeker shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Tetovë, dhe e prezantoi ambasadoren e re  Berns, e cila për herë të parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Tetovës. “Tetova është qytet që ka ndikim të madh  në jetën politike dhe ekonomike  në vendin  tuaj”, nënvizoi  Reeker, duke e përshëndetur…

Lexo më Shumë