Author: Rilinda

Specializantëve privat nuk iu paguhen kontributet shëndetësore, madje bëjnë kujdestari pa pagesë.  Kujdestaritë nuk janë paguar edhe për një pjesë të madhe të specializantëve shtetërorë.  Bozhidar Koçoski nga Shoqata e mjekëve dhe specializantëve të rinj thotë se specializantët poashtu nuk kanë të drejtë për pushim të lindjes, e as nuk u ushqim edhe pse bëjnë kujdestari nga 12 orë. “Çështjet që duhet të zgjidhen janë kujdestaritë dhe kompensimi i natës, kontributet e paguara, transformimi i marrëveshjeve të bashkëfinancimit. Në veçanti, edukimi i mjekëve të rinj, transferimi i njohurive që t’i përshtaten nevojave të popullatës. Të përfshihet një kornizë e plotë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme burime të  emisionit 360 shkallë në Alsat konfirmuan se prokurorja në largim  e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva  ka kërkuar nga punëtorët e sektorit të IT-së në Prokurorinë Speciale Publike të kryhet e ashtu quajtura “fshirje forenzike” e kompjuterëve në këtë institucion. Nga PSP-ja pas rreth 6 orëve dolën me demant. Pas mohimeve të PSP-së, redaktori i emisionit “360 shkallë”, Vasko Popetkovski ka reaguar  përmes një shkrimi . Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të gazetarit Vasko Popetkovski. Të nderuar ndjekës të “360 shkallë”, pas reagimeve të shumta në lidhje me tekstin me titull “Katica Janeva ka…

Lexo më Shumë

“‘Vetingu’ është çështje interesante. Jemi dëshmitar se në publik kemi deklarata, ndonjëherë të matura, ndonjëherë të pamatura. Sipas meje ka dy grupe të njerëzve të cilët japin deklarata të tilla. Në njërin grup do t’i fusja njerëzit të cilët aspak nuk mendojnë për pasojat juridike: ‘Çfarë pas vetingut?’ dhe grupi i dytë i cili lidhet me shumë gjasë me ndonjë strukturë politike ose me ndonjë nga qendra e fuqive të cilët insistojnë pa asnjë analizë të ketë ‘veting’”, kështu ka vlerësuar kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti në intervistën e Radio Evropës së Lirë në gjuhën maqedonase. Ai duke…

Lexo më Shumë

Shoqata “Lege artist” në bashkëpunim me manifestimin “Vera kulturore e Tetovës” sjell pas një kohe të gjatë në Tetovë operën “Orfeu dhe Euridika”, të Kristofer Uilibal Gluk. Shfaqja e operës do të mbahet sot në orën 20:00 në Qendrën Kulturore “Ilo Anteski Smok” në Tetovë. Në rolin e Orfeut është meco-sopranoja Besiana Memedi, në rolin e  Euridikës  sopranoja Sllavica Petrovska-Galiq, ndërsa  në rolin e Amor, sopranojna Nita Ismaili. Luan në piano, Andrei Naunov ndërsa regjisor dhe kostumograf është Trajko Jordanovski.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka demantuar spekulimet e emisionit “360 shkallë”, se Prokurorja Speciale në dorëheqje Katica Janeva ka dhënë urdhër për fshirjen e të gjitha materialeve. Gjatë ditës së sotme emisioni “360 shkallë” në televizionin Alsat, duke u thirrur në burime, njoftoi se Katica Janeva ka kërkuar nga punëtorët e sektorit të IT në Prokurorinë Speciale Publike të kryhet e ashtu quajtura “fshirje forenzike” e kompjuterëve në Prokurorinë Speciale Publike. Urdhërin Janeva e ka dhënë gojarisht , dhe sipas burimeve të emisionit “360 shkallë” në televizionin Alsat, veç më janë bërë përgatitjet për zhvillimin e operacionit. “Lidhur me shkrimet që dolën…

Lexo më Shumë

Të dhënat e fundit nga Eurostat-i, tregojnë se në konkurencën mes 37 shteteve, standardi jetësor në Maqedoninë e Veriut është më i shtrenjtë vetëm krahasuar me atë në Turqi. Qytetarë, të cilët nuk pajtoheshin me këto të dhëna, madje edhe rastisëm të anketojmë edhe disa gurbetqarë që kanë ardhur për pushime në vendlindje. Për ata jetesa në Maqedoninë e Veriut me këtë standard është shumë e shtrenjtë. “Standardi jetësor? Rrogat i kanë të dobëta, në përgjithësi i kanë të dobëta. Ka individë që janë në pozicione të mira mirëpo në përgjithësi rrogat janë të dobëta e standardi i lartë, çmimet…

Lexo më Shumë

Drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrstruktura”, Irfan Asani nuk e ka ndërmend të largohet nga detyra edhe pse në postin e tij BDI ka emëruar një kuadër tjetër. Ai pësoi nga “fshesa” e kryeministrit Zoran Zaev, pas një mandati 10 vjeçar, por që thotë se ka bërë shumë punë dhe suksese. Asani i njohur si komandant i UÇK-së thotë se për të duhet të vendos Këshilli drejtues i ndërmarrjes përkatëse dhe jo Zaev. Hapin tjetër përmend gjykatat lidhur me fatin e tij. Ditëve të ardhshme pritet të vendoset rreth kësaj drejtorie dhe se a do të ulet drejtori…

Lexo më Shumë

Edhe pse u paralajmërua se do të ndodh në fund të muajit korrik 2019, seanca plenare për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet Prokuroria Speciale Publike të kalojë në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, është caktuar për më 27 gusht, pas pushimit vjetor të deputetëve. Ligji për Prokurori Publike parasheh që hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të ndodhin më së voni deri më 15 shtator 2019, pasi 7 ditë para të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Në lidhje me këtë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka deklaruar se nëse dorëzohet të…

Lexo më Shumë

Përgjatë një dekade (2007-2017), Maqedonia, Shqipëria dhe Malta janë të vetmet vende në të gjithë Europën që kanë pësuar rritje të normës së vdekshmërisë foshnjore. Në vitin 2017, në Maqedoni përllogariten 8 vdekje foshnjore në 1000 lindje të gjalla, ndërsa mesatarja në BE është 3.6 vdekje për 1000 lindje Pas një rënie të vazhdueshme për dy dekada me radhë, vdekshmëria e foshnjave në Maqedoninë e Veriut megjithatë mbetet e lartë. Sipas përllogaritjeve të fundit të EUROSTAT-it, normën më të lartë në Europë e ka Turqia, me 8.5 vdekje foshnjore për 1000 lindje të gjalla, por shifër e cila ka pësuar…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut në krahasim me vitin e kaluar është ngjitur 25 vende më lartë në listën e vendeve të cilët investojnë në infrastrukturën inovative, tregon Raporti më i ri i Indeksit të Inovacionit Global (IIG) për sivjet i publikuar më 24 të këtij muaji, njofton MIA. Siç ka bërë të ditur sot Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, sipas këtij raporti i cili rangon 129 shtete në botë nëpër 80 parametra të ndryshëm, RMV është në vendin e 59-të që paraqet përparim të rëndësishëm lidhur me dy vitet e kaluara që në masë të madhe lidhet me investimin në Ndërmarrjet…

Lexo më Shumë

Prodhuesit bujqësor po përdorin sistem ujitje pika-pika, ndërsa infrastruktura ekzistuese nuk i përgjigjet kësaj teknike të ujitjes për shkak distancave të largëta midis kanaleve për ujitje apo gypave dhe mos ekzistimi mjaftueshëm i pikave lidhëse me kanalet për ujitje Të vjetruara dhe të prishura janë sistemet për vaditjen e tokave në Maqedoninë e Veriut. Shumica e tyre janë të ndërtuara në kohën e ish Jugosllavisë ndërsa nga pavarësia aspak nuk janë ndërtuar sisteme të reja për vaditje. Këto sisteme të vjetruara, në negativisht po ndikojnë në punën e bujqve për shkak të mungesës së sistemeve për ujitje, shkruan gazeta KOHA.…

Lexo më Shumë

Parlamenti serb mbrëmë e miratoi ligjin mbi ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Maqedonisë Veriore, për vendosjen e kontrollit të përbashkët në pikën kufitare, Preshevë -Tabanvocë. Ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Zora Mihajlloviç  në diskutim tha se është e rëndësishme që për konkurrencën dhe lidhjen të krijohen vendkalime të përbashkëta kufitare me fqinjët, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe i njerëzve. “Pa marrë parasysh se sa investojmë në infrastrukturë, ndërtojmë autostrada dhe modernizojmë hekurudhën, ka probleme me barrierat jo fizike, të cilat nuk janë vetëm çështje e krijimit të radhëve të gjata…

Lexo më Shumë