Author: Rilinda

Sot nisin bisedimet për regjistrimin e popullsisë. Në këto negociata opozitën maqedonase do ta përfaqësojë deputeti Ilija Dimovski, kurse në emër të pushtetit do të bisedojë drejtori i Entit për Statistika, Apostol Simovski, raporton televizioni TV24. Takimi pritet të mbahen në Kuvend, kurse Ilija Dimovski në emër të VMRO-DPMNE-së do t’i prezantojë vërejtjet e opozitës lidhur me ligjin që e ka propozuar LSDM-ja dhe BDI-ja. Ndër kërkesat kryesore të opozitës është që regjistrimi i popullsisë të mbahet në vitin 2021 dhe të formohet komision shtetëror për regjistrim. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

Lexo më Shumë

Pala greke nuk do t’i thotë “jo” askujt (Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë), por do të vendos kushte të veta, ka thënë për gazetën “Katimerini”, “një burim që ka qasje deri te pallati presidencial” lidhur me perspektivën evropiane të Shkupit dhe Tiranës dhe mundësinë për marrje të datës për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në në tetor. Gazeta greke  në tekstin me titull “Drejt Brukselit vetëm përmes Athinës” analizon se nëse nuk ndodh diçka e paparashikueshme, atëherë “Athina nuk do të ketë pengesë për procesin inkuadrues të vendeve fqinje”, por do të vendos kushte dhe do të kërkojë diçka në zëvendësim,…

Lexo më Shumë

Në autostradën Kumanovë – Shkup, parmbrëmë rreth orës 02.50 të mëngjesit, derisa nëpunësi policor ka kryer kontroll të makinës e cila kishte qenë nën drejtim të personit me iniciale S.D (55) nga Shkupi, polici në detyrë është sulmuar nga shoqëruesi i shoferit personi me iniciale I.D (26) po ashtu nga Shkupi, kanë informuar nga MPB-ja. Policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit dhe kundër sulmuesit do të ngritet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka tërhequr draft-ligjin e propozuar për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe njëherësh u rekomandoi komunave të rajonit të shpallin moratorium për aktivitetet ndërtimore deri në miratimin e Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore për shkak të degradimit urbanistik. Organizatat joqeveritare thonë se nuk duhet të vonohet miratimi i këtij ligji sepse kjo në një formë vonon dhe realizimin e rekomandimeve të UNESCO-s si kusht që Ohri të mos e humbas statusin e qytetit që është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër disa vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë…

Lexo më Shumë

U deshën vetëm dy orë shi i rrëmbyer që të shkatërrohej gjithë ambienti i ndërtuar për panairin e librit në Ulqin. Mijëra libra u dëmtuan. Me gjithë përpjekjet e botuesve për t’i shpëtuar ata, ishte e pamundur për shkak se tendat u zbuluan nga era e fortë ndërsa kapriatat metalike u dëmtuan në masë. Uji që vërshonte shkoi në mbi 50 cm duke e bërë edhe më të vështirë kalimin në të gjithë aksin rrugor ku shtriheshin stendat e panairit. Botuesit kanë pritur në shi me orë të tëra për të marrë ndihmë nga organizatorët, por as këtë shërbim nuk…

Lexo më Shumë

orumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – IGFM Maqedoni e udhëhequr nga dr.Adil Mustafa reagon kundër skandalit në Shkup pak para fillimit të protestës së organizuar kundër proceseve të montuara politike dhe për të drejtat e shqiptarëve. “E dënojmë ashpër sulmin që iu bë Blerim Ahmedit, vëllait të El Çekës dhe familjes së tij, nga njerëz të BDI-së dhe të policisë së shtetit. I dënojmë ashpër veprimet e policisë, e cila ka qenë e njoftuar për ta siguruar protestën, e jo ta dhunojë organizatorin e saj. Policia veproi keq pse nuk e ndaloi sulmuesin, duke i thënë…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=cm92USqKyV4 Pas lajmeve në një pjesë të mediumeve se Katica Janeva ka dhënë urdhër për fshirje forenzike të të dhënave ose shkatërrim të të dhënave në Prokurorinë speciale, shefja e Prokurorisë për krim të organizuar, Villma Ruskoska, për TV21 tha se informacionet e tilla që janë paraqitur në opinion po hetohen, e më pas do të sillet vendim se çfarë të ndërmerret. Ajo do të vërtetohet , por më pas doli PSP dhe e demantoi…”, tha Villma Ruskoska, prokurore. Në lidhje me shkresat për fshirje të dokumenteve me demant doli PPS-ja, ku thonë se Prokurorja speciale nuk ka dhënë urdhër…

Lexo më Shumë

Sipas VMRO-së, realizimi  në pjesën e pare të këtij viti tregon se  nuk mund të jetë e arritshme një rritje ekonomike siç po e tregojnë kompetentët. Situata me ekonominë eshte vetëm një paralajmerim per krizë serioze buxhetore e cila imponon ribalanc të patjetersueshëm. “Realizimi në pjesën e parë të këtij viti tregon se një rritje e tillë e ekonomike jo vetëm që nuk është e arritshme por edhe se Ministria e Financave këtë vit do do paguajë më pak tatime nga viti i kaluar. Një trend i tillë na paralajmëron për krizë serioze buxhetore dhe mundësi për adaptim fiskal në…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=TmhbOBzpeUY Rasti “Reket” përsëri hapi dilema në opinion në lidhje me atë se a nevojitet veting në gjyqësor, me çka nëpër filtra të institucioneve për kontroll do të kalonin edhe gjyqtarët dhe prokurorët. Ish-ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov thotë se ka shumë elemente që tregojnë se gjyqësorit i nevojitet “pastrim”. Shton se pa nevojë po prolongohet zbatimi i këtij procesi. Mendoj se është një nga skandalet më të mëdha ku në mënyrë të drejtpërdrejtë shkatërroi një mbështetje të madhe, ku pohonim se punonin në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, ndërsa tani praktikisht ky institucion është më i dyshimti…

Lexo më Shumë

Kohën e fundit të dhënat policore flasin për uljen e numrit të rasteve të paraqitura në polici për vjedhje të rëndë. Megjithatë nga MPB thonë se kujdesi duhet të vazhdojë madje edhe gjatë periudhës së verës  ku frekuentimi i njerëzve në qytet  është i shtuar. MPB rekomandon që objektet e banimit të sigurohen , dyert dhe dritaret të mbyllen para se të dilet nga shtëpia, si dhe kujdes se çfare postohet në rrejtet sociale. Qytetarët e anketuar nga servisi publik kërkojnë  shtim të numrit të policëve nëpër rrugë sepse është alternative e vetme për ti parandaluar vjedhjet. “Asesi nuk mund…

Lexo më Shumë

Partitë politike nuk duhet të përzihen në zgjedhjen e prokurorit të ri  i cili duhe të vijë në  në krye të  prokurorisë  për ndjekjen e  krimit të organizuar dhe korrupciontë , thotë për TVM2 profesori universitar i së drejtës kushtetuese Bashkim Selmani. Emërimet dhe shkarkimet  e prokurorëve duhet të bëhen në kuadër të ligjit për prokurori speciale ,ligjit për gjykata dhe ligjit për Këshillin Gjyqësor. Politika njëherë e përgjithmonë duhet të heqë dorë nga gjyqësori. Nese nuk ndodh kjo atëherë do krijohet amulli  e cila nuk krijon besim as tek qytetarët e as tek faktori ndërkombëtar, shton profesor Sulejmani. “Ekziston…

Lexo më Shumë