Author: Rilinda

Vendosja e taksës një qind për qind nga Qeveria e Kosovës për gjitha produktet e Serbisë vlerësohet se ka dëmtuar me miliona buxhetin e kësaj të fundit. Ministri i tregtisë, Rasim Lajic ka bërë të ditur se për 8 muaj, Serbia ka humbur 260 milion euro për shkak të taksave ndaj produkteve serbe. Ai ka thënë se pasojat do të jetë edhe më të mëdha për shkak se bizneset serbe mund të humbin përgjithmon tregun e Kosovës. Sipas të dhënave të fundit, Greqia e ka rritur eksportin drejtë Kosovës për 3, 5 për qind, derisa Maqedonia për 50 për qind.…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Shipkovicë të malësisë së Sharrit zgjohen me trishtim nga varret e hapura. Dëshmitarët e rastit thonë se kanë parë një ari teksa ka hapur varre, kryesisht gjatë natës dhe ushqehej me eshtrat e të vdekurve. Rasti I njëjtë është përsëritur disa herë, e për këtë të shqetësuar janë banorët e Shipkovicës, të cilët kërkojnë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe Sektori për Punë të Brendshme Tetovë. Ata kërkojnë që institucionet të marrin masa për likuidimin e ariut I cili bën që  banorët gjatë mëngjesit të përballen me varre të hapura dhe eshtra të shpërndara njerëzish nëpër varreza…

Lexo më Shumë

Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor ka bërë që arroganca e strukturave udhëheqëse qoftë në nivelin lokal apo atë qendror të jetë gjithnjë e më e theksuar në Maqedoninë e Veriut, thonë njohësit e çështjeve politike, shkruan REL. Këto komente vijnë pas një varg skandalesh të cilat dolën në sipërfaqe nga përfaqësues të strukturave të larta politike që janë pjesë e Qeverisë, ndërkohë që deri më tani askush nuk është përgjigjur për një gjë të tillë para organeve të drejtësisë. Gjatë kësaj jave, kanë nxitur reagime të shumta verimet e dhunshme të këshilltarit të partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim,…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti kryeministrin bullgar Bojko Borisov, me të cilin shkëmbeu mendime për marrëdhëniet bilaterale mes të dyja shteteve, me çka është vlerësuar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë të përkushtuara drejtë përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, në takim ishte konstatuar se kryesimi i përbashkët me Procesin e Berlinit paraqet mundësi të shkëlqyer për marrëdhëniet e mira fqinjësore deh rol më të fuqishëm të të dyja shteteve për çështjet rajonale. “Dy bashkëfolësit konstatuan se Marrëveshja për miqësi, fqinjësi…

Lexo më Shumë

Në autostradën Demir Kapi-vendi Miravci në orën 01:20 minuta pas mesnate është paraqitur se ka ndodhur një aksident rrugor midis tre automjeteve të udhëtarëve, në të cilin janë lënduar katër persona, dy shtetas të Serbisë dhe dy të Maqedonisë së Veriut. Siç kumtuan nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mes automjetit motorik “pasat” me targa të Serbisë, të drejtuar nga B.J. (35) nga Serbia, automjetit tjetër motorik “audi” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.S. (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit dhe automjetit motorik “audi” me targa të Tetovës të drejtuar nga I.D. (40) nga Shkupi. Në aksident lëndime trupore…

Lexo më Shumë

Është refuzuar kërkesa e zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani për të vizituar ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina në burgun hetues të Shutkës në Shkup. Morina, shtetas kosovar dhe britanez u arrestua para një jave, kurse gjykatësja Vesna Dimishkova sot ka refuzuar kërkesën e Osmanit për të vizituar atë në burg. “Po është e vërtetë, gjykatësja Vesna Dimishkova ka refuzuar kërkesën e Bujar Osmanit për ta vizituar Tomor Morinën në Shutkë”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i Morinës, Naser Raufi. Ai thotë se Morina pritet të lirohet nesër ose pasnesër. Ndërkohë bashkëluftëtarë të Tomorit dhe burime nga organizatat e UÇK-së…

Lexo më Shumë

Biznesmeni i dënuar Sead Koçan mëngjesin e sotëm nuk është paraqitur në burgun e Idrizovës. Këshilli Penal i Gjykatës Penale – Shkup mbrëmë ka refuzuar ankesën e biznesmenit Koçan i cili ka kërkuar që të shtyhet vendimi me burg, pas kësaj ankese ai fitoi disa ditë kohë më tepër për të shtyre dënimin. Miërpo sipas informatave të para jozyrtare Koçan gjendet i hospitalizuar në një klinikë private, pasi i njëjti mendohet të jetë sëmurë. Nga gjykata kanë konfirmuar se ai mëngjesin e sotëm ka pranuar vendimin për tu paraqitur në burgun e Idrizovës. Pas pranimit të këtij vendimi, Koçan është…

Lexo më Shumë

Familjarët e deputetit Xhevat Ademi demantojnë informacionin se ai ka plagosur djalin e vet me armë zjarri. Në një prononcim për mediat ata konfirmojnë se djali i deputetit Ademi është plagosur sonte, por thonë se rasti ka ndodhur ndryshe. “Bëhet fjalë për plumb rikoshet (që është kthyer mbrapa) në një dasëm”, sqarojnë familjarët. Ata njoftojnë gjithashtu se gjendja e dy të plagosurve është e mirë dhe stabile. “Njëri është në spitalin e Tetovës, e tjetri në Shkup”, kanë njoftuar familjarët e deputetit Ademi.

Lexo më Shumë

Paralajmërimet e funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, se edhe nëse grupet e punës merren vesh për Ligjin për prokurorinë e re publike, ata nuk do ta votojnë atë, pa datë për zgjedhje të parakohshme, nuk do ta dekurajojnë pushtetit që të gjejnë zgjidhje për çështjen e Ligjit për Prokurorinë. Kështu ka thënë kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se zgjedhje të parakohshme mund të ketë në tetor 2020. Zoran Zaev, kryeministër “Do të bëjmë gjithçka që të ndërtojmë konsensus. Mesazhet paralele që na vijnë nga ana e funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së se janë të kota punët e grupeve kur në…

Lexo më Shumë

Nuk është fshehtësi se vendet anëtare të BE-së favorizojnë më shumë Maqedoninë e Veriut se sa Shqipërinë kur bëhet fjalë për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, thotë eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim në largim Johanes Han në një intervistë për “Standardin” austriak. Komisari Hahn ka thënë se po punohet që të dy vendet bashkërisht të marrin datë, por se Maqedonia qëndron më mirë në sytë e shteteve anëtare të BE-së. Johanes Hahn, komisar i BE-së “Të dyja vendet i përmbushën kriteret të cilat anëtaret e BE-së i kishin vendosur si kusht. Për këtë dhamë rekomandim…

Lexo më Shumë

Para vetëm dy viteve, në kuartalin e fundit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, ekonomia ishte në minus 1,8 për qind. Sot, përmes politikave të suksesshme ekonomike, rritja e Bruto prodhimit vendor kap vlerën e 4,1 për qind në kuartalin e parë të vitit 2019. Sot, sektori real është bartës i rritjes ekonomike. Kompanitë rriten dhe zhvillohen, rritet produktiviteti dhe konkurrenca në tregun vendor dhe të huaj. Bruto investimet në kuartalin e parë rriten për 9,9 për qind. Gjatë kësaj periudhe politikat e Qeverisë e kanë pasuar dhe kanë ndikuar në rritjen e parametrave ekonomik. Në vitin 2018, numër rekord i kompanive,…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 148-të, në të cilën do të debatohet për informacionin në lidhje me nevojën e zbatimit të procesit të vetingut për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në seancë do të shqyrtohet edhe informacioni për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit të fëmijëve në Komunën e Ilindenit. Në rend dite janë vendosur informacionet për mbikëqyrjen e kryer inspektuese për siguri të lojërave të fëmijëve të cilat shiten në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për tremujorin e…

Lexo më Shumë