Prej nesër anulohen kuotat në vendet turistike në Ohër, Resnjë, Strugë, Dojran dhe Gjevgjeli përkatësisht ilaçe me recetë që do të mund të merren pa kufizim, njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Ky vendim, siç ka thënë Filipçe, është marrë për shkak se në vendet turistike, në periudhën e verës, për shkak të numrit të zmadhuar të mysafirëve dhe harxhimit të shpejtë të kuotave, shpesh ndodh që popullata lokale të mos mund t’i merr ilaçet me recetë për shkak se sasitë e parapara konsumohen nga turistët e qyteteve tjera. Ai vlerëson që ky anulim selektiv i kuotave për ilaçe në barnatore…
Author: Rilinda
Gjykata e Apelit konfirmoi aktvendimin gjyqësor të shkallës së parë për gjyshin e Tamarës, Lubço Stojanovski, i dënuar me 7 vite e gjysmë burgim për tentim për vrasje të ish ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov. Vendimi i Gjykatës së Apelit i është dorëzuar gjykatës penale. I dënuari, Lubço Stojanovski, tentoi të gjuajë me armë ndaj ish ministrit Todorov më datë 1 qershor të vitit të kaluar, në ditën kur Todorov duhej të dorëzonte postin ministror. Tamara Dimovska ndërroi jetë para tre vitesh në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale që duhej t’i bëhej në boshtin kurrizor në shtetet e jashtme. Për…
VMRO-DPMNE dhe LSDM janë afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dje lideri i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski, tha se si afate të mira për zgjedhje janë prilli apo maji i vitit të ardhshëm, ndërsa nga kjo parti sot u shprehën se janë të kënaqur për faktin që pushteti ka filluar të mendoj për zgjedhje në vitin 2020, para afatit të rregullt. “Është mirë që kanë filluar të mendojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç thash javën e kaluar, ajo që u tha nga ana e Zoran Zaevit për tetorin, ishte bazë e mirë për shqyrtimin e mëtutjeshëm. Tani…
Kjo nuk është një shkretëtirë e boshatisur, por plazhi i shkatërruar i quajtur “Parku” përreth lumit Vardar. Plazhi te “Parku i lojërave” është ndërtuar në vitin 2010 dhe për të ishin shpenzuar 6.3 milionë denarë. Tani rëra është e mbushur me bar. Një pjesë e qytetarëve të anketuar thonë se këto para të qytetarëve janë harxhuar kot, kurse disa të tjerë mendojnë se qyteti nuk duhet ta lërë pas dore këtë vend. “Unë këtu ec shumë shpesh dhe është për t’u ardhur keq se është në gjendje të tillë. Pamja është e pakëndshme. Nuk ka asgjë të re. Kjo nuk…
Shndërrimi i veturave me lëndë djegëse në vetura elektrike, është hapi i fundit i industrisë së veturave. Prandaj, shumica e kompanive të veturave planifikojnë tashmë prodhimin e veturave elektrike. Përveç kompanive, edhe shtetet tashmë janë duke u kujdesur për rregullimin e infrastrukturës në atë mënyrë që të lehtëson përdorimin e veturave elektrike. Prandaj, ka filluar edhe shtrirja e rrjetit të mbushësve elektrik nëpër hapësirat e qyteteve. Në Maqedoninë e Veriut gjithsej janë 40 mbushës publik për veturat elektrike, kryesisht në Shkup, që nënkupton se akoma është tepër pak. Plotësimi i këtyre parakushteve, mundëson që sa më shpejtë të rriten ofertat…
Delegacioni i Alternativës, i kryesuar nga kryetari Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Ankara realizoi takim edhe me këshilltarin shqiptar të Presidentit Rexhep Tayip Erdogan, Sabri Demiri. Keshilltari Sabri Demiri, i cili është nga Shkupi, delegacionin e Alternativës e priti në zyrën e tij në Presidencë me mikpritjen tipike shqiptare dhe në një ambient vëllazëror. Kryetari Afrim Gashi i shprehu falënderime këshilltarit të presidentit për punën e tij të palodhshme, duke theksuar se për shqiptarët është nder të kenë këshilltar të një shteti të madh dhe mik, siç është Turqia. Pjesë e delegacionit të Alternativës ishin edhe ministri i Kulturës, Hysni…
Qeveria e Maqedonisë sot do të shënojë 2 gushtin – Ditën e kryengritjes revolucionare të Krushevës të vitit 1903. Manifestimi qendror do të mbahet në Gurin e Ariut (Meçkin Kamen) në Krushevë. Në këtë manifestim fjalimin kryesor do ta mbajë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa më pas është planifikuar program festiv kulturo-muzikor. Manifestimi do të hapet nga ansambli shtetëror “Tanec”, ndërsa pas saj do të defilojë me programin e saj edhe shoqëria kulturore – artistike “Emin Duraku” nga Shkup. Program do të mbyllet nga kori i përzier i Krushevës.
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar Kompleksin “Taivani”. Ky vendim është marrë pasi nuk lëshohej kuponi tatimor. Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një postim në Instagram, njofton se nga sot do të mbyllet restoranti, kafeneja, kazinoja dhe çdo shërbim që ofronte ky kompleks. Biznesi është në pronësi të Besnik Sulës, i njohur si Beso i Taivanit. Postimi i plotë i Braçes në Instagram: KY ESHTE TAIVANI! NGA DJE NE MBREMJE I MBYLLUR I GJITHI! Mu ne zemer te Tiranes dhe pa asnje-zero kupon tatimor ne cdo tavoline! Per here te dyte! Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare,…
Sot mban mot me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Kah fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut afatshkurtër dhe bubullimave. Temperatura minimale do të jetë mes 14 dhe 24, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 31 deri 40 gradë. UV=9. Në Shkup do të ketë mot me diell dhe të ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit arrin 20 gradë, ndërsa ajo ditore deri në 37 gradë. Të shtunën do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe…
Në një vend që është i njohur që më lehtë rrëzohen qeveritë se sa ndryshohen drejtorët e bankave, ekzistojnë dyshimet për rolin e bankrave në aferën ‘Haraç’ pasiqë tashmë edhe e legjitimojnë, kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit analisti dhe ish diplomati Arsim Zekolli. “Pas disa javëve me rradhë dhe leximin e emrave të telefonit të atyre të inkriminuar dhe të përfshirë në Haraç, dikush është munduar që këtij epilogu t’i jep skenar. Ai privilegj i ka mbetur Ivon Veliçkovski i cili në mënyrën e tij është munduar që të kthejë vëmendjen dhe rolin e bankave në aferën aktuale. Duke…
BDI në Kërçovë ka filluar regjistrimin e anëtarësisë së re, ku koordinator i këtij aktiviteti është ministri aktual i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se BDI është transparente dhe BDI e 20 viteve të ardhshme. “Në cilësinë e koordinatorit të BDI-së për Komunën e Kërçovës, dua t’ju njoftoj se ky është momenti juaj për t’u regjistruar dhe rikonfirmuar si anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim – për të treguar edhe njëherë gjithëpërfshirjen tuaj në zgjedhjet e brendshme partiake. Afati për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve brenda-partiake është deri më 20 gusht 2019. Mund të…
Liljana Todorovska, nënshkruese dhe autore e projektit social për Qendrën Evropiane të të Rriturve, e filluar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Bojan Jovanovski, në fund të vitit 2017 ka marrë dhe ka ngritur 720 mijë euro plus taksën personale. Ajo në bisedë telefonike për Telma ka thënë se 720,000 eurot e saja ishin marrë që nga banka nga përfaqësuesit e Asociacionit Ndërkombëtar të Boki 13, të cilët e kishin shtyrë me një karrocë të cilën e kishte përdoru pasi ajo ka pasur një aksident automobilistik. “Jam grabitur. Paratë e mia u morën menjëherë nga njerëzit që ishin me mua në bankë.…