Author: Rilinda

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sulmoi kryeministrin Edi Rama pas daljes së këtij të fundit për prezantimin e paketës së re të prokurimeve publike. abaku i lexoi deklaratat e Ramës si një pranim të faktit se ai ka zhytur vendin në korrupsion. Sipas demokrates, qytetarët varfërohen çdo ditë për shkak të korrupsionit dhe fajin për këtë ajo e hedh te shefi i qeverisë. Deklarata e Jorida Tabakut Pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Thumana e goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 teksa thotë se do të jetë shndërruar në një qytezë të re brenda 4 muajsh. Nën kolonën zanore të Tina Turner “Simply the best” (Thjesht më e mira), Rama shkruan se punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti. “Thumana tani? ***brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë…

Lexo më Shumë

Policia ka peshuar lëndën narkotike që u kap sot në një konteiner me banane në portin e Durrësit. Raportohet se bëhet fjalë për 11 kg e 650 gram kokainë. Në kontejner u gjetën 14 pako. Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori. Për rastin janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dy persona. Mësohet se ata janë porositësi i bananeve dhe drejtuesi i kamionit që do të merrte konteinerin.

Lexo më Shumë

Eskavatorë e punëtorë po e bëjnë gati terrenin për të filluar me pastrimin e doponisë më të rrezikshme në vend. Vendi i deponisë është i rrethuar me shirit, ndërsa erë e rëndë kundërmon gjithandej. Me dekada në oborrin e fabrikës Ohis, rreth 60 mijë ton lindan po qëndrojnë brenda të përziera në dhè. Plani është që deponia e vogël të pastrohet për një vit, ndërsa sot filluan me aktivitete përgatitore që përfshijnë pastrimin e terrenit, sigurimin dhe instalimin e pajisjeve dhe makinerive të nevojshme. “Pas heqjes së shtresës së sipërme nga toka e grumbulluar, sipas të dhënave që kemi do…

Lexo më Shumë

Thithja e fondeve evropiane përmes projekteve të përbashkëta ndërkufitare, ishte temë e takimit midis kreut të Likovës Erkan Arifi, dhe kryetares së Preshevës Ardita Sinani, gjatë ditës së sotme në ambientet e Komunës së Likovës . “Realizojmë një projekt nga IPA fondet e Unioonit Europian, ku sot, si takim koordinues sëbashku u ulëm që të bashkëpunojmë për vazhdimin rreth këtij procesi shumë të rëndësishëm”, tha Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi. “Interesi i dyja komunave është që ti thithim këto fonde ndërkombëtare të UE, ky bashkëpunim i joni sa më tepër të thellohet që të kemi mundësi përfituar edhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në seancën e sotme qeveritare është miratuar Ligji për shtetësi me flamur evropian. Si i tillë, do të dorëzohet në Kuvend. “Ligji për shtetësi kaloi në Qeveri. Ai do të jetë me flamur evropian, pasi Ligji për shtetësi është në kuadër të Rezolutave të miratuara në Bashkimin Evropian”, tha Zaevi. Ligji është i njëjti që u harmonizua mes Qeverisë dhe opozitës shqiptare, por që u bllokua nga opozita maqedonase në Kuvend. Ashtu siç njoftoi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ligji me flamur evropian fillimisht u propozua nga grupi parlamentar opozitar, por këtë…

Lexo më Shumë

1.100 persona shtesë do të përfshihen në Projektligjin e ri mbi Falimentimin. Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në një konferencë të përbashkët për shtyp, paraqitën Projektligjin e ri mbi Sigurinë materiale të të papunëve për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore. Projektligji u miratua sot në një seancë të Qeverisë, me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ky Projektligj rritet përfshirja e 1.100 falimentuesve të tjerë të cilët do të marrin mundësinë të marrin ndihmë mujore në vlerë prej 9.242 denarë, pra 34 përqind e pagës mesatare mujore neto të paguar…

Lexo më Shumë

Vaksinimi në terren vazhdon edhe nesër në mbi 70 vendbanime, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Ministria pasdite informoi se vaksinimi do të zhvillohet në vendbanimet në vijim: Shkup – Petrovec, Rzhaniçinë, Ognjancë, Qojli, Konjare e Epërme, Konjare e Mesme, Konjare e Poshtme, Çiflik, Sushicë, Katllanovë; Kratovë – Turalevë, Shlegovë; Vinicë – Peklan, Tërsinë, Tërsti; Demir Hisa – Strugovë, Kukretinë, Suvodoll; Strugë – Misllodezhdë, Bogovië, Poum; Krushevë – Buçin; Rostushë – Hanet e Mavrovës; Strumicë – Raborc, Popçevë; Negotinë – Cërveni Bregovi, Kuria. Vojshanici; Probishtip – Ratavica; Vallandovë – Dedeli dhe Sobri; Berovë – Dvorishtë; Koçan – Spançevë; Kërçovë –…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Ambasadën së Zvicrës dhe projektin zviceran “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut”, planifikon aktivitete për pesë vitet e ardhshme për investime dhe zhvillim të arsimit të mesëm profesional në vend. Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministrja Milla Carovska theksoi në hapjen e punëtorisë se koncepti i arsimit dual është tërheqës për të rinjtë sepse ofron arsim cilësor, dhe njohuritë teorike nga shkolla janë azhurnuar me njohuri dhe aftësitë që nxënësit fitojnë vend pune specifike përmes punës praktike dhe për atë qëllim një nga përparësitë kryesore të Ministrisë së Arsimit…

Lexo më Shumë

Qytetari i cili mëngjesin e sotëm u shkel me veturë në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin ‘Koço Racin’ ka humbur jetën , informojnë nga MPB. Aksidentin, siç bëjnë të ditur nga policia e ka shkaktuar një 20 vjeçar nga fshati Batincë i Shkupit. I riu nga Batinca E.S. (20) me veturë të tipit Opel Korsa me targa të Shkupit mëngjesin e sotëm në ora 10.30 ka goditur në personin B.LL ( 54) i cili ka qenë me biçikletë . Pas aksidentit personi është dërguar në spitalin e përgjithshëm ‘Shën Naum Ohridski’ , ku naga ana e mjekut është konstatuar vdekja.Nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të martë përpara ministrave të tij dhe titullarëve të autoriteteve të ndryshme kontraktore paketën e re të prokurimeve publike. Rama solli shifra dhe tha se Agjencia për Prokurimin Publik ka dërguar rekomandime në rastet kur kanë rezultuar problematika. Ai u shpreh se 21% e institucioneve nuk kanë kthyer përgjigje. Për këto raste, Rama pati një paralajmërim të fortë duke thënë se do të jetë vetë Kryeministria që do t’i çojë në SPAK. “Ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vesh aq të shurdhët sa mos të ketë më fare…

Lexo më Shumë

Së paku katër të infektuar me COVID-19 nga një dasmë në Tetovë janë konfirmuar në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Epidemiologët që sot kanë marrë strisho edhe nga tetë persona që gjithashtu kanë qenë në dasmë, paralajmërojnë se paraqitet klasteri “dasma”, për shkak se nuk respektohen masat anti-Covid. “Tek ne, fatkeqësisht, sërish ndizet situata me COVID-19, për shkak se ditëve të fundit ka filluar të rritet numri i rasteve pozitive në rajonin e Tetovës dhe kjo si rezultat i ahengjeve të shumta familjare që kanë filluar të organizohen. Ja, sot kemi rezultate nga strisho nga një dasmë në Tetovë,…

Lexo më Shumë