Të gjitha skemat dhe linqet e publikimit të inçizimeve për rastin Zhvatja shpijnë tek oborri i bardhë pas meje, selia e VMRO-DPMNE-së dhe padroni i tyre I vërtetë Nikolla Gruevski, kanë akuzuar sot nga LSDM, pas publikimit të video materialit të dytë nga bisedat mes të akuzuarit Boki 13 dhe biznesmenit Orce Kamçev, ku u dëgjua edhe zëri i prokurores Katica Janeva. Autori i teksteve që dalin në median italiane, sipas Snezhana Kaleska Vançevës, ka relacione me VMRO-DPMNE-në, ndërsa këshilltari i Nikolla Gruevskit ka marrë pjesë në të njëjtën organizatë ku bën pjesë edhe autori i tekstit. Snezhana Kaleska Vançeva…
Author: Rilinda
Dy ditë para festës së Kurban Bajramit, besimtarët musliman vizitojnë tregjet e bagëtive për të blerë kurbanët të cilët do të jenë simbol i sakrificës dhe humanizmit. Që në orët e paraditës sot në Shkup, blegtorë të shumtë kanë nxjerrë bagëtitë e tyre në tregun i cili grumbullohet tradicionalisht para kësaj feste. Të anketuar nga televizioni Shenja, blegtorët dhe tregtarët thanë se qytetarët zakonisht zgjedhin ditën e fundit për të blerë Kurbanët për shkak të mungesës së hapsirave adekuate për ti mbajtur deri në kryerjen e ritit, por ata thanë se nuk kanë pritje të mëdha për sa i takon…
Disa muaj e ndajnë Maqedoninë nga #Rilindja e Maqedonisë, të tregojmë se më nuk ka vend për kastë politike preferenciale, por për politikanë të cilët do t’iu shërbejnë qytetarëve dhe Maqedonisë, ndërsa ata të cilët kanë gabuar dhe janë turpëruar para qytetarëve të bartin përgjegjësinë!, shkroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Sipas tij, sot është plotësisht e qartë se kemi punë me oktapod kriminal dhe se ky është realiteti, por, shton, pyetja është se çka ndërmarrin pushteti dhe institucionet. “Në vend se përgjegjësi të menjëhershme, ata vendosën që të hiqen dhe t’i gënjejnë partnerët…
Borjan Jovanovski, i njohur si Boki 13 është fotografuar në oborrin e burgut të Shkupës, ku është në paraburgim për rastin “Reket”. Në fotografin e publikuar nga Skopje1 shihen Boki 13 dhe një person, ndërsa nuk dihet se kush e ka fotografuar. Fotografia publikohet në momentin kur gazetari italian publikon audio dhe video incizime ku shihen Boki 13 duke marrë para nga biznesmeni Orce Kamcev.
Për herë të parë incizimin i cili u publikua në opinion nga ana e gazetës italiane “La Verita” për rastin “Zhvatja”, e ka parë edhe prokurorja Lile Stafanova. Stefanova e cila e ka udhëhequr lëndën për rastin “Perandoria” ka thënë se është e tmerruar nga pamjet që ka parë në videon. “Jo vetëm që nuk e kam ditur se ka incizim të tillë, por edhe jam e tmerruar. Pres që Prokuroria për krim të organizuar tërësisht ta pastroj këtë rast. Unë do të bashkëpunoj dhe do të shpërndajë të gjitha gjërat që i di, ndërsa tani nuk mund t’i them…
“Shqipërisë nuk ka të ngjarë t’i hapen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian as në tetor”. Ky është paralajmërimi i ekspertit të njohur europian për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber sipas të cilit skenari më i mundshëm është që në tetor negociatat të hapen vetëm me Maqedoninë e Veriut Në një intervistë me Gazetën Si, eksperti me origjinë nga Luksemburgu shprehet se kriza aktuale politike në vendin tonë po shërben si një argument për vende kritike si Franca dhe Holanda dhe po errëson përpektivën europiane të Shqipërisë. Bieber është një nga ekspertët me të njohur europianë për Ballkanin Perëndimor dhe është…
Ministria e Shëndetësisë filloi procedurë për rinovimin e 34 institucioneve shëndetësore dhe furnizimin me pajisje për nevojat e tyre. Në datën 6 të këtij muaji, siç informojnë nga Ministria, është publikuar tender për shërbime ndërtimore-artizanale për mirëmbajtjen e vazhdueshme të objekteve shëndetësore dhe blerjen e krevateve spitalore dhe TV për nevojat e 34 institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Me qëllim përforcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor, Ministria inicion aktivitet për përmirësimin e kushteve në shtëpitë e shëndetit dhe objektet e tjera nga shëndetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në kumtesë. Me qëllim që të përmirësohen…
Vendimi i Gjykatës Penale me të cilën refuzohet kërkesa për ekstradim të ish pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi ende nuk ka arrit në Gjykatën Supreme. Nga Supremja thonë se pasi të arrijë te ta, vendimi do të dërgohet për mendim deri te Prokuroria Publike. Sipas procedurës ligjore, pasi të përgatitet mendim, Prokuroria e kthen lëndën në Gjykatën Supreme ku për të do të vendos Këshill prej pesë gjykatësve në afat të caktuar nga Gjykata Penale. Siç thonë nga Gjykata Supreme, ajo nuk do të duhet të jetë më gjatë se një apo dy ditë. Këshilli penal pranë Gjykatës…
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se i ka dërguar një letër homologut të tij në Maqedoninë e Veriut, për barrierat që ky shtet i ka vendosur ndaj produkteve të Kosovës. Shala ka thënë se nëse kjo nuk ndodh Kosova do të vë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë, njofton Koha.net. “Sot i kam dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, z. Kreshnik Bekteshi dhe i kam kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe…
Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Tabanovëc dhe Bllacë automjetet vonohen nga 30 deri 45 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM. Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë për rrugët Katllanovë-Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
Prej nesër anulohen kuotat në vendet turistike në Ohër, Resnjë, Strugë, Dojran dhe Gjevgjeli përkatësisht ilaçe me recetë që do të mund të merren pa kufizim, njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Ky vendim, siç ka thënë Filipçe, është marrë për shkak se në vendet turistike, në periudhën e verës, për shkak të numrit të zmadhuar të mysafirëve dhe harxhimit të shpejtë të kuotave, shpesh ndodh që popullata lokale të mos mund t’i merr ilaçet me recetë për shkak se sasitë e parapara konsumohen nga turistët e qyteteve tjera. Ai vlerëson që ky anulim selektiv i kuotave për ilaçe në barnatore…
Gjykata e Apelit konfirmoi aktvendimin gjyqësor të shkallës së parë për gjyshin e Tamarës, Lubço Stojanovski, i dënuar me 7 vite e gjysmë burgim për tentim për vrasje të ish ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov. Vendimi i Gjykatës së Apelit i është dorëzuar gjykatës penale. I dënuari, Lubço Stojanovski, tentoi të gjuajë me armë ndaj ish ministrit Todorov më datë 1 qershor të vitit të kaluar, në ditën kur Todorov duhej të dorëzonte postin ministror. Tamara Dimovska ndërroi jetë para tre vitesh në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale që duhej t’i bëhej në boshtin kurrizor në shtetet e jashtme. Për…

