Kryeministri Zoran Zaev ua ka vazhduar kontratat katër bashkëpunëtorëve nga Serbia në periudhën edhe për një vit, njofton BIRN, duke u thirrur në burime të pres shërbimit qeveritar. Ish menaxheri i estradës Zoran Bashanoviq dhe ish drejtori i kompanisë shtetërore për prodhim dhe distribuim të rrymës në Serbi, Aleksandar Obradoviq janë bashkëpunëtorë të jashtëm për çështje ekonomike, njeriu i cili e udhëhiqte Agjencinë për privatizim, Lubomir Shubara i ndihmon kryeministrit rreth financave dhe investimeve, derisa ekspert i IT-së është i angazhuar Vlladimir Cvetkoviq, transmeton MEDIAL.mk. Kompensimi mujor për Bashanoviqin është 1.500 euro, derisa Obradoviq, Cvetkoviq dhe Shubara marrin nga 1.200…
Author: Rilinda
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, do të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve të çerdheve për fëmijët. Nga LSDM thonë se po ndërtohen tetë çerdhe të reja dhe po përgatitet ndërtimi i edhe 35 objekteve tjera. “Gjithsej 43 objekte të reja të çerdhjeve në gjithë territorin e shtetit. Përveç ndërtimit të objekteve të reja, po investohet edhe në përfocimin e kuadrit në kopshte”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se zhvillimi dhe avancimi i sistemit të mbrojtes së fëmijëve mbetet prioritet i LSDM-së.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, bashkë me ministrin pa resor, i ngarkuar për Diasporë Edmond Ademi, mbrëmë u takuan me më shumë përfaqësues nga Diaspora jonë, të cilët jetojnë në Itali, Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg, Turqi dhe SHBA. Me këtë rast Zaev i theksoi politikat e Qeverisë të cilat përveç avancimit ekonomik janë të orientuara drejtë realizimit të qëllimeve kyçe strategjike, anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Krijojmë shtet të sigurt dhe me prosperitet ekonomik, i cili ka raporte miqësore me të gjithë fqinjët dhe kushte të volitshme për investime. “Mesazhi i…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në shtatë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferri, bëri homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë.
Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash. Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte, me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë. Një përqafim i tillë te dera, pas një pasditeje të stuhishme, përfytyrohej, zakonisht, në sfond të dënesës, të pendimit për fjalët e ashpra…
Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva është kapur nga paparacit në dyert e shtëpisë së saj në Shkup. Fotografia është shpërndarë nga gazeta “Veçer” por më pas edhe nga rrjetet sociale, ku ajo është shfaqur në derën e shtëpisë, me një pamje të çuditshme. Kryeprokurorja Janeva është protagonistja e përmendur në rastin e fundit “Reket”, ndërsa ajo tashmë pritet të thirret në Prokurori për të dhënë dëshminë e saj. Janeva së fundi ishte për pushime në Greqi, ndërsa gjatë kohës së pushimeve të saj u publikuan materiale nga gazeta italiane “La Verita”, ku dëgjohet edhe zëri i saj në bisedën me shoumenin…
Brenda 24 orëve, temperaturat pritet të ulen për 10 gradë. Meqenëse gjatë ditëve të fundit kemi kaluar një valë të pa përballueshme të të nxehtit, nga Enti për Punë Hidrometeorologjike infromojnë se në ditët në vazhdim do të ketë freskim të motit, ku përveç uljes së temperaturave do të ketë edhe reshje të shiut. Meteorologia Kostadinka Arsovska bënë të ditur se ndryshimi i motit do të ndodh që nga fundi i ditës së sotme, por ajo do të ndjehet më shumë gjatë ditës së nesërme. Ajo thotë se priten rritje të vranësirave dhe paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përkohshëm,…
Ofendimet e kryeministrit Zoran Zaev për rastin “Zhvatja” kanë nxitur shumë reagime të ashpra në opinion, por më së shumti me kryeministrin janë hidhëruar gazetarët dhe komuniteti LGBT. Reagime erdhën edhe nga partitë politike, pas deklaratës së Zoran Zaevit se nuk do të lejojë që “disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe një pederast”, ta rrëzojnë Qeverinë e tij. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i kërkoi kryeministrit që menjëherë të kërkojë falje nga i gjithë komuniteti i gazetarëve, dhe në veçanti nga Branko Gerovski i cili i pari e kishte denoncuar “Zhvatjen” nga biznesmenëve. Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut…
Ekziston rreziku që pushteti politik në demokracitë e botës po bëhet më i personalizuar. Patronazhi, ndikimi personal dhe favorizimet po përdoren për të krijuar besnikëri ndaj udhëheqësit; dhe ata që nuk pranojnë favorizimin, dhunohen nga zyra ose pushohen nga puna në mënyrë arbitrare. Udhëheqësit politikë po bëjnë gjithashtu përpjekje gjithnjë e më të guximshme për të qetësuar median dhe komunitetin e biznesit në heshtje, ose për t’i bashkangjitur ata duke ofruar privilegje të veçanta. OXFORD – Duke revokuar befas statusin e veçantë, të mbrojtur me kushtetutë të Jammu dhe Kashmir, India është bërë demokracia më e fundit kryesore që ka…
Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilm Ruskoska, e cila e udhëheq hetimin për rastin “Reket”, sot është kthyer në punë, kanë konfirmuar për 360 shkallë nga ky institucion. “Ruskoska ka shfrytëzuar pushimin vjetor, ndërsa prej sot është kthyer në vendin e punës dhe vazhdon me obligimet e saja”, njoftojnë nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori shtetëror, Ljubomir Joveski, disa here ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave në Prokurori do të thirret edhe Shefja e PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva, por akoma nuk ka një datë precize se kur ajo…
I nderuari Kryeministër nuk e dimë cila është e vërteta e deklaratës së Blerim Bexhetit, ne pohimet e tija se Ju i keni kërkuar ndihmë, pikërisht atij që të ushtroj ndikimin e tij për ta shkarkuar Jovo Vangelovskin. Besoj se Ju i keni dëgjuar bombat qe vetë i publikuat se si vet ai së bashku me krerët e VMRO, instalonin gjykatës dhe prokuror partiak qe ishin në shërbim te regjimit VMRO-BDI. Është paradoksale qe Ju ta kërkoni ndihmën e tij dhe te BDI, për ta reformuar sistemin e drejtësisë, pikërisht nga ata që e kanë sjelle drejtësinë në gjendje te…
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva nesër vjen për vizitë njëditore në Strumicë, kumtoi MPJ-ja bullgare. Zaharieva së bashku me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov do të marrin pjesë në festivalin “One Love Tour”. Në ngjarjen që mbështetet nga UNESKO do të prezantohen traditat e dy vendeve dhe do të performojnë muzikantë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria. Festivali “One Love Tour”, pas Strumicës, vazhdon në Kriva Pallankë më 25 gusht, në Burgas më 7 shtator, Varna më 7 shtator, Shkup më 21 shtator dhe në Stara Zagora më 5…