Author: Rilinda

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut  sot u takua me deputetin e Kuvendit të Shqipësë, Vasil Sterjovskin, që ka prejardhje maqedonase, siç deklarojnë nga presidenca. Siç kanë bërë të ditur nga Kabineti i presidentit, në takim Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga zgjedhja e Sterjovskit si pjesë e Kuvendit shqiptar dhe ka shprehur bindjen se me punën e tij do të kontribuojë në mbarëvajtjen e mëtejmë të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dy vende mike dhe se pozitivisht do të kontribuojë në avancimin e pakicës maqedonase në Shqipëri. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, ka thënë presidenti Pendarovskikanë prioritete identike…

Lexo më Shumë

Si pjesë e fushatës së sotme për dhurimin e gjakut, për herë të tretë këtë vit, 15 njësi gjaku u mblodhën në Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë. Aksioni u zhvillua nga ora 9:30 deri në ora 15:00 dhe u zbatua nga punonjësit e organizatës komunale të Kryqit të Kuq – Tetovë dhe Institutit për Mjekësi të Transfuzionit – Qendra e Mjekësisë së Transfuzionit Tetovë. “Në këtë mënyrë, policët e punësuar në këtë sektor kanë shprehur edhe një herë humanizmin dhe solidaritetin e tyre, duke dhuruar një pjesë nga vetja e tyre me rëndësi jetësore. Një veprim tjetër i…

Lexo më Shumë

Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë, i udhëhequr nga shefi i shtatmadhorisë gjenerali Andrej Bocev prej nesër qëndron për vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë Veriore. Gjenerali Bocev, nesër, siç është paralajmëruar, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtatmadhori do të realizojë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë, gjeneralnënkolonel Vasko Gjurçinovskin dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Gjatë ditës, gjenerali Bocev do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski. Tema kryesore në takim do të jenë avancimi i bashkëpunimit bilateral ushtarak, transformimi i Armatës të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe…

Lexo më Shumë

Finlanda si kryesuese aktuale me BE-në jep mbështetje për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe presim që kjo të ndodhë në tetor, lajmëroi sot ministrja finlandeze e Punëve të Jashtme, Tuti Tupurainen në konferencën e përbashkët për shtyp në Helsinki me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani. “Jemi optimistë se nëse përmbushet agjenda, në tetor do të sillet vendimi për fillim të negociatave. Konsiderojmë se nuk ka arsye për shtyrje të mëtutjeshme”, tha Tupurainen. E pyetur nëse rasti aktual “Reket” mund të ndikojë në vendimin, ajo u përgjigj se nuk do të duhej, por se…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në industri, gjithsej në qershor në krahasim me majin e këtij viti është ulur për 7,5 për qind, ndërsa krahasuar me qershorin e vitit të kaluar për 4,7 për qind, ndërsa në gjysmën e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 9,5 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë. Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në qershor të vitit 2019, në krahasim me qershorin e  vitit 2018, është ulur tek Produktet intermediare, përveç energjisë, për 5,3 për qind, Produktet e përhershme për konsum të gjerë për…

Lexo më Shumë

Fakti që Maqedonia e Veriut nuk e ka ekstraduar në Serbi ish komandantin e UÇK-së, Tomor Morinën  paraqet  vendim politik, konsideron shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq. “Nëse dikush ka fletë-arrest nga Interpoli, atëherë  pse duhet të mendohet  nëse do të ekstradohet apo jo. Kjo  ashiqare bëhet për arsye politike”, theksoi Daçiq. Ai përmend se kështu edhe Franca e ka lëshuar Ramush Haradinaj dhe është problem që Haradinaj, por edhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, nuk  do të përgjigjen për krimet e luftës para gjykatave në Kosovë dhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Morina dhe të tjerët asnjëherë nuk do…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së për Çështje Evropiane Bujar Osmani, është në vizitë zyrtare në Finlandë. Osmani, në Finland u takua me përfaqësuesit e ”Komitetit të Madh” (Grand Committee) në kuadër të Parlamentit të Finlandës, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Parë i Parlamentit, Jani Makela, ku u shkëmbyen mendime lidhur me procesin euro-integrues të vendit, dhe mbështetjen në këtë drejtim nga ana e Finlandës në kuadër të kryesimit të tyre me BE-në. Bujar Osmani theksoi se ne si Qeveri mbetemi të përkushtuar në këtë proces deri në anëtarësim të plotë në BE dhe NATO. “Maqedonia e Veriut ka kapacitet politik dhe institucional për ta vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Union,…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nga fillimi i këtij viti, deri në fund të muajit korrik ka mbledhur 1,434,012,798 denarë apo 23,5 milionë euro ose 3.97% më shumë nëse krahason me vitin paraprak. Nga të gjithë pikëpagesat kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar, por së shumti rritje në të hyra kanë Rramanli, Sopoti dhe Otovica. Nga kjo ndërmarrje publike thonë se projektimet janë rritja e vazhdueshme e të hyrave dhe se deri në fund të këtij viti do të ketë rekord që nga ekzistimi 32 vjeçar i pikëpagesave. Tek të hyrat përfshihen edhe mjetet e realizuara nga…

Lexo më Shumë

Një dokument i shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në dy gjuhë është bërë temë debati dhe përgojimesh në rrjetet sociale si dhe në disa portale në gjuhën maqedonase. Sipas portalit Kurir, ky dokument është i miratuar dhe se nuk dihet kur do të lëshohet në përdorim, ndërsa përshtypja e veçantë siç shkruhet është se ky dokument në tërësi lëshohet në dy gjuhë maqedonisht dhe shqip, si të barabarta dhe se nuk është vetëm në maqedonisht për qytetarët e etnitetit maqedonas. Po ashtu theksohet se në dokument nuk është më shtetësia maqedonase, por qytetar i Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Për shkak të punëve teknike të planifikuara në elektro-sistem nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Gjorçe Petrov, Sopishte dhe Karposh. Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Vollkovë, një pjesë e rrugëve “3”, “95”, “100”, “101” dhe “103” dhe objekti “Azhur” dhe rrethina. Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e fshatit “Sonje e Epërme , dhe në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 një pjesë e rrugëve “Mirka Ginova”.

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar intelektualin dhe politikanin, Arbën Xhaferi, në shtatë vjetorin e vdekjës. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e Xhaferit, do të shërbejë si frymëzim për të vazhduar tutje përpjekjet. Thaçi ka përfunduar se Xhaferi do të mbetet njëri prej formuesëve më të mëdhenj të identitetit evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit. Shkrimi i plotë i Thaçit: Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Sektorit për punë të brendshme – Shkup në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra janë lëshuar 116 gjoba dhe është konstatuar se 31 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Nga komunikacioni janë përjashtuar 15 shoferë nga të cilët: pesë shoferë pasi e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 10 shoferë pasi e kanë drejtuar automjetin pa e marrë patent shoferin. Gjithashtu, kumtoi sot MPB-ja, nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 automjete pasi ishin të paregjistruara. Janë sanksionuar pesë shoferë për shkak të kalimit në…

Lexo më Shumë