Author: Rilinda

Ndërtimi i sistemit juridik të pavarur, profesional dhe joselektiv po i tregon rezultatet e vërteta. Shteti juridik funksionon, ligjet vlejnë për të gjithë njësoj. Ndodhitë e fundit tregojnë se askush nuk është mbi drejtësinë dhe se secili do të përgjigjet për veprimet e veta. Si edhe tani, LSDM inkurajon dhe thërret të gjitha institucionet kompetente të vazhdojnë me hetimet e thella dhe të pavarura për rastin “Zhvatja” konform ligjeve. Si parti e përgjegjshme, plotësisht i përkrahim përpjekjet e organeve hetuese për zbardhjen e plotë të rastit por edhe të të gjitha rasteve të hapura deri tani. Presim që hetimet të…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka dhënë detaje në lidhje me autobusin numër 5 të Ndërmarrjes Qarkullimi Publik që u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm. Sipas tyre fatmirësisht nuk ka asnjë udhëtar të lënduar. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar gjashtë zjarrfikës nga Njësiti i Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. “Sipas dëshmisë së shoferit, njëri nga udhëtarët që ka qenë në katin e dytë ka alarmuar se është paraqitur tym. Shoferi menjëherë ka ndaluar autobusin më pas kanë zdrypur udhëtarët. Ai ka tentuar ta shuaj zjarrin vetë, por pa sukses. Më pas ka thirrur zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta vënë…

Lexo më Shumë

Këshilli i prokurorëve publikë në procedurë për zgjedhje dhe emërim të Prokurorisë publike mund të veprojë vetëm rreth propozimit të Kuvendit, paraprakisht të vërtetuar nga Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ndërsa është votuar me dy të tretën e shumicës së Badenterit, thotë kryetari i Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski në deklaratën për MKD.mk. Dimovski, është decid se vetëm Kuvendi është kompetent për zgjedhjen e zëvendësuesit të Katica Janevës, e cila mbrëmë u paraburgos për 30 ditë. Ai shtoi se edhe zgjedhja edhe shkarkimi në PSP është e rregulluar me ligj dhe nuk mund të bëhet me ndonjë…

Lexo më Shumë

Këshilli Qendror i LSDM-së në seancën e sotme do të duhet ta konfirmojë Nina Angellovska, drejtor ekzekutiv i platformës “Gruper” për kandidat për ministre të financave. Angellovska u përfolte edhe si kandidate e mundshme për nënkryetare të LSDM-së, ka pranuar ftesën e kryeministrit Zoran Zaev të udhëheq me ministrinë e financave në Qeveri.

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë kanë blerë pothuaj 85.000 vinjeta elektronike për të shfrytëzuar rrugët e Bullgarisë në periudhën nga 1 janar deri 13 gusht të këtij viti, nga të cilat Bullgaria këto muaj ka inkasuar mbi 2 milionë euro, shkruan Meta. Qytetarët e Maqedonisë kanë blerë pothuajse 85.000 vinjeta elektronike për të shfrytëzuar rrugët e Bullgarisë në periudhën nga 1 janar deri 13 gusht të këtij viti. Ministrja e Bullgarisë për zhvillim rajonal dhe urbanizëm Petja Avramova të martën ishte në Shkup dhe i lavdëroi shoferët me targa të Maqedonisë që janë ndër paguesit më të shpeshtë të kompensimit për rrugë, nga të cilët shteti…

Lexo më Shumë

Duhet të sigurohet një atmosferë politike dhe hapësirë për një hetim të vërtetë që të zbardhen të gjithë gjërat që dolën në dritë me rastin “Reket”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistë për TV21. Ai theksoi se hetimi duhet të jetë i plotë, i paanshëm, për shkak se s’ka asnjë njeri mbi ligjin pa dallim të pozicionit, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme për vendin. “Është fakt që kemi skandal, fakt është se ky hetim është tepër i rëndësishëm dhe mendoj se duhet të bisedojmë për këtë asht siç duhet të flasim edhe për…

Lexo më Shumë

Qeveria miratoi Kodin Etik për sjelljen e funksionarëve të pushtetit por nuk parashikon sanksione dhe përgjegjësi për përdorimin e fjalorit të pahijshëm, siç ishte rasti i shumëpërfolur i deklaratës së kryeministrit Zaev. Ministri për Transparencë Robert Popovski u vu në mbrojtje të shefit të tij i cili ditë më parë përdori termet “gazetar me sedër” dhe “pederast” gjatë komentimit të rastit “Reket”. Sipas tij, është normale që në deklaratën e kryeministrit ka pasur terme që qytetarët përdorin në përditshmëri.

Lexo më Shumë

Pasi Prokuroja Speciale Katica Janeva u rikthye në shtëpinë e saj për shkak se është dashur të jetë prezent gjatë bastisjes, informacionet e fundit flasin se do t’i konfiskohen mobiliet. Sipas PTHP-së, Janeva ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet duke përfituar prona në vlerë prej 5000 euro. Pas përfundimit të bastisjes pritet që Janeva të dërgohet në Gjykatën Penale ku do të merret vendimi për kërkesën e PTHP-së dhe ti caktohet masa e paraburgimit.

Lexo më Shumë

Pavarësisht se partitë politike kanë edhe vetëm një javë kohë për t’i shoshitur mosmarrëveshjet lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike, pasi që seanca Parlamentare është caktuar për më 27 gusht, bisedimet kanë ngelur në vendnumëro. Pushteti dhe opozita gjatë kësaj periudhe të pushimit veror nuk kanë patur takime dhe nuk ka as paralajmërim për ndonjë takim më të shpejtë. Propozim ligji ishte dorëzuar në Parlament para pushimeve verore, dhe mbante flamurin evropian, që e pamundëson bllokimin e tij nëpërmjet procedurave, por shumë vështirë që të arrihet marrëveshje dhe të grumbullohen 80 vota deputetësh. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska në një…

Lexo më Shumë

“Përshëndesim vendimin e Prokurorisë për të zbardhur dhe hetuar në tërësi rastin “Zhvatja” duke i dërguar në bankën e të akuzuarve të gjithë përgjegjësit e këtij skandali përfshirë edhe Prokuroren Katica Janeva. Bëjmë thirrje institucioneve kompetente të drejtësisë që ti hetoje te gjitha lëndët tjera të hapura nga Institucionet e drejtësisë ku bëjnë pjesë edhe zyrtarët e BDI, duke filluar nga rasti i Magjar Telekomit, Pacientit, Titanik3 dhe ai i aferës në Fondin Pensional Invalidor dhe shumë raste tjera. Nëse pretendojmë të kemi drejtësi të plotë, ajo nuk duhet te jete selektive, dhe vetëm ndaj gjysmës së regjimit, por te…

Lexo më Shumë

Shoqata “Vreshtarë të avancuar” nga Kavadari për pasnesër paralajmëruan protestë në shenjë revolte nga çmimet e ulëta të blerjes së rrushit. protesta e parë është caktuar për të premten në orën 20 në sheshin e Kavadarit. Nga Shoqata kërkuan ndihmë nga shteti për tejkalimin e problemit. Dalin në rrugë për shkak se prodhuesit e verës u kanë ofruar çmime shumë të ulëta nga ato që i kanë kërkuar – të paktën 16 denarë për kilogram “smederevka” dhe plus një denarë, dy më shumë për “vranec”. Çmimi i rrushit tej ne, siç thonë, është më i ulët sesa në fqinjësi dhe…

Lexo më Shumë

Për djalin e Katica Janevës nuk ka mjaftueshëm dyshime se është i implikuar në çfarëdo qoftë aktiviteti ilegal, theksoi sot në konferencë për shtyp, prokurorja Villma Ruskoska pas arrestimit të Prokurores speciale publike, Katica Janeva për keqpërdorim zë detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Ruskoska tha se tash për tash nuk ka dëshmi se kushdo qoftë kolegë tjetër është i implikuar dhe se momentalisht vetëm është parashtruar propozim për masë arresti për Janevën. “Nga Prokuroria Themelore për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka kërkesë për bastisje të shtëpive të politikanëve, ndërsa nëse ka ndoshta kjo është me kërkesë të…

Lexo më Shumë