Author: Rilinda

Në muajin gusht këto tabela u vendosën në tre përmendore të projektit “Shkupi 2014”. Në përputhje me Marrëveshjen e Prespës,  njëra u vendos tek Aleksandri i Madh, njëra te Filipi II dhe e treta tek Olimpia. Vetëm një ditë pas vendosjes ato u demoluan nga persona të panjohur. E vetmja tabelë që ka ngelur është ajo me mbishkrim tek Olimpia në sheshin “Ibni Pajko”. Por edhe dy muaj më pas, Qyteti i Shkupit i cili është kompetent, ende nuk po merr masa. “Pllaka e cila u vendos këtu me mbishkrimin se Aleksandri i Madh i takon historisë dhe qytetërimit antik…

Lexo më Shumë

Protesta e djeshme e bujqve përballë qeverisë është shndërruar në mjet për akuza dhe kundër akuza mes pushtetit dhe opozitës. Përmes kësaj videoje nga VMRO-DPMNE thonë se policia tentoi t’i ndalojë bujqit dhe protestën e tyre paqësore. “Zoran Zaev dhe njerëzit e tij në MPB dje e shkelën nenin 21 të Kushtetutës që e garanton të drejtën e protestës. Kjo e drejtë nuk mund të jetë e kufizuar. Zoran Zaev dje e kufizoi”, u shpreh Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE. Bujqit që dje i intervistoi TV21 thanë se policia nuk i lejoi të kalojnë për shkak të traktorëve të mbushur me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në porosinë e postuar në profilin e tij në Fejsbuk thotë se ka argumente të mjaftueshme që të bindet kryetari francez Emanuel Makron se zgjerimi i BE-së mund të shkojë së bashku me ndryshimin e metodologjisë së procesit të bisedimeve për pranim të vendeve të reja anëtare, transmeton koha.mk. “Kemi argumente që të sheh kryetari Makron se propozimi ‘metodologjia para zgjerimit’ mund të transformohet në ‘zgjerimi së bashku me ndryshimin e metodologjisë’. Ne nuk jemi vetëm interes strategjik, ne jemi Evropë. Kjo do të thotë se do të bëhemi anëtare e plotë e BE-së pasi që të…

Lexo më Shumë

Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM), më 29 tetor (të martën), me fillim në orën 11:00, në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, organizon debat në temën “Vetërregullimi në mediat – situata, sfida dhe mundësi”. Përfaqësues të Këshillit të Etikës në mediat të cilët do të jenë të pranishëm në debatin do të flasin për rëndësinë dhe perspektivat e vetërregullimit, si dhe për përvojat dhe praktikat e deritanishme të këtij trupi. Kjo ngjarje do të shfrytëzohet edhe për diskutim për tendencat më të shpeshta të shkeljes së standardeve në raportimin, si dhe për mënyrat në të cilat vepron…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Alternativës, sonte kanë realizuar takim me banorët e lagjes “Dardania” të Kumanovës. Në  kuadër të fushatës sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi ” Vatra jonë”, përfaqësuesit e Alternativës, sonte në “Dardania” të Kumanovës ishin në bashkëbisedim me banorët e kësaj lagjeje, ku kanë folur rreth situatës politike në vend dhe platformës sensibilizuese “Vatra jonë – Alternativa jonë”.

Lexo më Shumë

Edhe pse kaloi më shumë se një vit nga Marrëveshja e Prespës, fqinji ynë jugor ende nuk i ka zëvendësuar tabelat, deklaroi kryetari i PLD-së, Goran Milevski në takimin e sotëm të të rinjve të kësaj partie. Ai paralajmëroi se në seancën e parë të qeverisë do t’i sugjerojë  ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov  të kërkojë nga qeveria greke që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës. “Mendojmë se Qeveria dhe Kryeministri e kanë lëshuar mundësinë e parashikuar me Marrëveshjen, që ata të jenë partnerë strategjik të Maqedonisë dhe të bëhen vota jonë në NATO dhe BE. Për këtë gjë heshti Micotakis…

Lexo më Shumë

Një ditë pas bastisjen në fshatin Vaksincë të Likovës ku u gjetën të ngujuar 81 emigrantë nga Lindja e Mesme, Prokuroria për krim të organizuar nuk ka një përgjigje konkrete mbi masën e kujdesit për të dyshuarin e parë Naim Alili. Pas arrestimit dhe bisedës informative në policinë e Kumanovës, Alili dje u la i lirë pavarësisht se burime policore konfirmojnë se dyshohet për veprën kontrabandë me emigrantë. Nga organi për ngritjen e akuzës thonë shkurt se hetimi është në procedurë e sipër dhe se pritet ndërmarrja e masave, duke mos hedhur poshtë mundësinë së bëhet fjalë për një rrjet…

Lexo më Shumë

Në organizim të Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB), sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt “Mitingu i solidarizimit me Turqinë”, raporton Anadolu Agency (AA). ❮❯ Në evenimentin e organizuar para Xhamisë Murat Pasha të pranishëm ishin ambasdorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, kryetari i MATUSITEB-it, Hüsrev Emin, politikanë turq nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke dhe vendase, si dhe shumë qytetarë, përfshirë turq, shqiptarë, boshnjakë, romë dhe të tjerë. Mitingu u shoqërua me slogane dhe pankarta mbështetëse për Turqinë dhe presidentin e saj, Recep Tayyip Erdoğan. Në…

Lexo më Shumë

Ky është Bashkimi Demokratik për Integrim që na bën të jemi krenarë të gjithve dhe që më sjellë në kujtesë fillimet e veprimtarisë politike të para 17 viteve, si e filluam dhe tani kemi hy në fazën e pjekurisë, në fazën e ndërtimit e të etablimit. Kështu deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte në Gostivar, ku në Kuvendin e gjashtë zgjedhor, u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e këtij subjekti në këtë qytet. Ahmeti më tej tha se BDI është mision i cili vazhdonë edh emë tej me gjeneratat pasuese. “Nga një lëvizje, pjesa dërmuese ushtarake, intelektual të…

Lexo më Shumë

Ministrja serbe për integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq thotë se “Serbia nuk i gëzohet vendimit të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Joksimoviq në intervistë për TV Pink foli për pasojat e mundshme nga vendimi negativ i BE-së për Shkupin dhe Tiranën dhe euro-skepticizmin që ka nisur në opinion pas një vendimi të tillë. Ajo gjithashtu rikujtoi se si shteti i saj ka nisur bisedimet me BE-në. “Ishin të nevojshëm më shumë se tre vite për nisjen e bisedimeve dhe të hymë në procesin negociues”, tha Joksimoviq. Ajo thotë se nuk është thënë një jo vendimtare, por dëshpërimi ka ndodhur,…

Lexo më Shumë

Reformat janë bërë, por do të thellohen me hapjen e kapitujve gjatë negociatave për anëtarësim në BE. Ky konstatim i kryeministrit, Zoran Zaev vjen si përgjigje ndaj ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie i cili ditë më parë deklaroi se Maqedonia e Veriut ka ngecur në reforma si pasojë e fokusit në gjeopolitikën rajonale. Zaev në një konferencë të institutit të trashëgimisë kulturore shqiptare me temë “ Figura e tjetrit në kulturën ballkanike”, tha se hapja e kapitujve do të sillte përfitime të mëdha shoqërore dhe ekonomike. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet të cilat i ishin…

Lexo më Shumë