Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës. Siç shihet në pamjet e publikuara flakët kanë kapluar qendrat me pacientë me COVID-19. Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin. Sipas informacioneve të para ka persona të lënduar dhe të vdekur e krahas pacientëve edhe të vdekur ka nga personeli mjekësor por informacionet ende nuk janë të konfirmuara
Author: Rilinda
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi para mediave tha se dhimbja është shumë e madhe kjo që ndodhi në Tetovë. “Dhimbja është shumë e madhe, cila do të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe kjo që ndodhi sonte këtu”, theksoi Teuta Arifi. Dyshohet edhe për viktima po ende nuk dihet diçka konkrete, por gazetari jonë është në vendngjarje dhe së shpejti do kemi informacione shtesë. Është djegur tërësisht spitali modular i Covid Qendrës , derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut për përvjetorin e ditës së pavarësisë. “30 vjet më parë, Maqedonia e Veriut, shpalli pavarësinë nga Jugosllavia. kaluara jonë e përbashkët dhe misioni përpara drejt Bashkimit Evropian e forcon bashkëpunimin tonë”, është shprehur Kurti. “Urime për fqinjin tanë”.
Predisenti francez, Emanuel Makron i ka dërguar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski telegram urimi me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarsisë, informoi ambasada franceze në Shkup. “Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emër të Francës dhe në emrin tim, ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta. Gjithashtu do të doja t’ju përcjell admirimin tim për rrugën që keni ndjekur që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit njëzet vjet më parë. Suksesi juaj dhe suksesi i vendit tuaj në pajtim, siç dëshmohet nga Marrëveshja e Prespës, shërbejnë si shembull…
Ditëve të fundit në disa furrat private të bukës është vërejtur rritje e çmimit të bukës për 5 denarë. Ky shtrenjtim për qytetarët është i papranueshëm dhe rëndon edhe më shumë buxhetin e tyre familjar. Ata shprehen se nuk janë të befasuar nga rritja e çmimeve sepse veçmë janë mësuar me këtë dukuri pasi siç shprehen çdo ditë po përballen me to, por kjo e bukës thonë se është kulmi. “Kjo nuk është normale, çdo dit po përballemi me çmime të reja, dje u shtrenjtuan vaji, sheqeri dhe shumë artikuj tjerë, të nevojshëm për jetën e përditshme, dhe ja tani…
Jusuf Buxhovi Kryengritja shqiptare e verës së vitit 1912 e drejtuar nga Hasan Prishtina, mbas luftimeve të vazhdueshme në pjesën më të madhe të vilajetit të Kosovës, me ç’rast një nga një nga kryengritësit u morën Prizreni, Gjakova, Peja, Ferizaj dhe së fundi Prishtina, detyroi Perandorinë Osmane që të niste bisedimet me udhëheqësit shqiptarë të kryengritjes. Bisedimet e filluara në Prishtinë dhe mandej të bartura në Shkup midis Hasan Prishtinës dhe gjeneralit Ibrahim Pasha (me origjinë shqiptare) zgjatën disa ditë dhe kishte rrezik që nga zvarritja të shpërqendronin radhët e kryengritësve shqiptarë. Hasan Prishtina dhe liderët tjerë shqiptarë morën vendim…
Analisti politik nga Shqipëria, Mustafa Nano, ka dalë pro paraqitjes së këngëtarit boshnjak me identitet serb në Festën e Birrës në Korçë. Ish autori i emisionit me titull kontravers “Provokacija” në ABC News, ndërsa tani autor i emisionit “Arnautistan” MCN TV, Mustafa Nano, ka thënë se “fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë”. “Po të ishte antishqiptar, as që do ta çonte në mendje të vinte këmbë në Shqipëri. Pastaj, ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndajë këtë të diel, Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga kanceri në tru më 2015, raporton rrjeti televiziv amerikan, NBC News. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë. Përmes një video-mesazhi, presidenti Biden, ka thënë se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”. “Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.…
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar nismën që po ndërmerr Shqipëria bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nismë e quajtur “Ballkani i hapur”, ku pretendohet të lehtësohet importi, eksporti dhe lëvizja e mallrave në Ballkanin Perëndimor. Synohet përmirësimi i kushteve në lidhje me shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve dhe dhe iniciativën e bashkëpunimit mes vendeve në drejtim të mbrojtjes dhe shpëtimit nga katastrofat. Fuga nuk ironizon vetëm liderët e tre vendeve, Ramën, Vuçiçin dhe Zaev, por dhe gjithë qeverinë tonë, popullin shqiptar, të cilin e konsideron si një të dehur që ecën nga e çojnë këmbët. “Duam integrimin në BE,…
Koalicioni opozitar ASH-AAA pret që në zgjedhjet lokale të fitojë deri në 10 komuna. Kështu ka thënë kryetari i Gostivarit, Arben Taravari në një intervistë për gazetën LAJM. Taravari që është edhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, ka thënë se nga 15 korriku do të fillojnë me shpalosjen e emrave të kandidatëve. Nga informacionet që kjo parti merr nga terreni, Taravari tha se ka shumë pakënaqësi tek qytetarët nga BDI-ja dhe kjo, sipas tij, do të reflektohet në zgjedhjet lokale kur opozita pret të shënojë fitore. Intervistën e plotë të Taravarit për gazetën LAJM, mund ta ndiqni në…
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e ndjek gjendjen epidemiologjike në Tetovë pas rritjes së numrit të rasteve të reja me coronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas rritjes së numrit të të infektuarve në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është në komunikim të vazhdueshëm me Qendrën për Shëndet Publik. Ata thonë se rritja e numrit të rasteve të reja vinë për dy arsye, e para është për shkak të një dasme, ndërsa arsyeja e ditë është familja shumëanëtarëshe kanë marrë pjesë në aheng familjar. Nga MSH theksojnë se disa nga pacientët nuk kanë dhënë të dhëna të…
https://www.youtube.com/watch?v=iWZmTRRHSAM&feature=emb_logo 61,1% janë realizuar konkluzionet e përbashkëta, është vlerësimi i KE në bazë të së cilave do të përgatitet edhe programi i ardhshëm i Qeverisë për reforma ekonomike 2021 – 2023 i parashtruar në janar të këtij viti. Ky është vlerësimi më i lartë në krahasim me vendet e Ballkanit perëndimorë dhe Turqisë, thotë ministri i financave Fatmir Besimi. “Këto konkluzione përbëhen nga rekomandimet e miratuara me qëllim që tu ndihmohet vendeve të përfshira me zgjerimin e BE, që ta përforcojnë zhvillimin ekonomik dhe social”, tha Fatmir Besimi – Ministër i Financave. Sipas Besimit, programi për reforma ekonomike këtë vit…